Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete
28/10/2026 09:57
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, kur dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet Sokol Ndreu.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar dy automjete që ishin të parkuara në oborrin e banesës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
Top Channel