Pas heqjes së masave anti-COVID pas rreth dy vitesh duket se bizneset në Greqi janë “të etur” për të fituar ato para që nuk arritën të siguronin dy sezonet e kaluara.
Në ishullin Mykonos çmimet janë shumë të larta duke kaluar limitet e pranueshme. Sipas mediave greke, në lokalet e ishullit për të parë perëndimin e diellit kushton 500 euro.
Top Albania Radio shkruan se ky fakt është evidentuar nga një banor i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, teksa e ka bërë më dije këtë “çmenduri” përmes një postimi në faqen e tij të Facebook-ut.
Ai ka shkruar se:
“Dy miqtë e mi nga San Francisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as shumë të pasur. Dje donin të shkonin diku për një pije për të parë perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, për të parë perëndimin e diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro nëse donin të shikonin perëndimin. U ngritën dhe u larguan. Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull”.
Vetëm disa javë më parë bujë rasti i dy turisteve amerikane, nënë e bijë, të cilat kishin porositur dy kokteje dhe këmbë gaforre dhe u tronditën kur fatura i erdhi mbi 600 euro dhe 65 euro i ishin vënë për bakshish pa dijeninë e tyre.
Rikujtojmë, se turistët që guxojnë të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës, do të gjobiten me plot 750 euro. Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.
Top Channel