Në fshatin Postribë të Shkodrës, fermeri Kujtim Plangaj ka arritur të thurë një varg të gjatë prej 110 metrash me qepë autoktone shqiptare, si pjesë e një nisme për të promovuar produktet vendase.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka kërkuar ndihmën e banorëve dhe burrave të zonës që vargu i qepëve të transportohet në këmbë deri te Ura e Mesit, në një distancë rreth 1.7 kilometra.
Plangaj është i njohur në zonë dhe në rrjet për kultivimin organik të perimeve, veçanërisht qepës dhe domates autoktone, duke synuar ruajtjen e varieteteve tradicionale shqiptare.
Sipas planit, transportimi i vargut të qepëve do të bëhet të mërkurën në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa nisma po shihet si një formë promovimi të bujqësisë lokale dhe traditës së zonës.
Top Channel