Mes aromës së gatimeve tradicionale, punimeve artizanale dhe atmosferës festive, Lezha çeli zyrtarisht sezonin turistik 2026.
Në Shëngjin, qytetarë dhe turistë u bënë pjesë e një dite plot aktivitete që sollën gjallëri përgjatë gjithë bregdetit.
Aktivitetet ujore, argëtimi për fëmijët, ekspozitat e pikturës dhe muzika krijuan një atmosferë festive, duke promovuar vlerat turistike, kulturore dhe traditat e zonës.
Vizitorët patën mundësinë të shijojnë nga afër kulinarinë karakteristike të Lezhës dhe produktet artizanale të sjella nga artizanë vendas.
Hapja e sezonit turistik synon të promovojë potencialin që ofron Lezha, nga bregdeti i Shëngjinit te pasuritë historike, mikpritja dhe natyra e saj. Edhe këtë vit, zona pritet të jetë një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë verës.
Top Channel