Rrjetë e çarë apo goditje e papërmbajtshme? Momenti epik nga Elbasani-BATE Borisov!
Elbasani e ka nisur me një barazim aventurën në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç u ndal në rezultatin 1-1 përballë BATE Borisov, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Verdheblutë kaluan në avantazh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Ardit Nikaj shfrytëzoi në maksimum një rast të krijuar dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Elbasanit epërsinë 1-0 para pushimit.
Në pjesën e dytë, skuadra bjelloruse reagoi dhe arriti të rikthente baraspeshën në minutën e 67-të me golin e Rusakov, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Kualifikimi për në raundin e dytë do të vendoset në sfidën e kthimit, e cila do të zhvillohet më 16 korrik, në orën 19:00, në Azerbajxhan.
Elbasani-BATE Borisov 1-1
Nikaj 45+1′, Rusakov 67′
Golat e ndeshjes (Video)
Top Channel