Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike
Tre spanjollë janë zbuluar nga SPAK si të implikuar në pastrimin e parave në Shqipëri, miliona që dyshohet se ishin fituar në Evropë sipas skemës mashtruese dhe që një pjesë e tyre u pastrua duke blerë toka në zonën e Dhërmiut.
Teksa njoftohet se hektarët e tokës janë vendosur nën sekuestro preventive, burimet i treguan TCH se të dyshuarit, babë e bir Alvaro Romillo Castillo dhe Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij Mihaela Manole, dyshohen se ishin përfshirë në skemën mashtruese në Portugali, Spanjë, SHBA, Republikën Domenikane dhe Estoni, duke përfituar një shumë prej afro 30 milionë euro.
Ky informacion i është sjellë SPAK nga autoritetet spanjolle. Ndërkohë, tre të dyshuarit, ndaj të cilëve SPAK zyrtarizoi akuzën e pastrimit të parave dhe pjesëmarrjes në grup kriminal, dyshohet se përmes një të katërti, identifikuar si Doris Pere, krijuan në 2024 tre shoqëri tregtare pa aktivitet real ekonomik, por që, duke qarkulluar vlera të larta monetare, dyshohen se pastruan para në Shqipëri. Prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu, që i dorëzoi katër të dyshuarit si të pandehur në gjykatë, thotë në dosje se ka evidentuar transaksione të konsiderueshme bankare dhe tatimore, fatura të dyshuara si fiktive, pagesa pa dokumentacion justifikues ekonomik dhe transferta ndërkombëtare me subjekte të huaja.

SPAK njofton zyrtarisht se një pjesë e fondeve u përdor për blerjen e dy pasurive të paluajtshme në Dhërmi, me një vlerë të deklaruar prej 1.6 milionë euro. Ekspertiza hetimore evidenton se vlera reale e tregut e këtyre pasurive në momentin e blerjes ka qenë më e lartë se ajo e deklaruar në kontratat e shitblerjes.
Top Channel