15-vjeçari nga Cerriku fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, Loris Qosja shkëlqen në SHBA

07/07/2026 22:35

Loris Qosja nxënësi i klasës së 9 të shkollës 7 Marsi në Cerrik korr një tjetër sukses.

Loris fitoi medaljen e artë dhe ngriti flamurin shqiptar në finalen e madhe të International Stem Olympiad që u zhvillua në Itali.

Në kompeticionin e rëndësishëm merrnin pjesë 56 shtete. Më herët, në fillim të këtij viti, 15 vjeçari nga Cerriku ka fituar Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, zhvilluar në Orlando SHBA.

Top Channel