Balogun, çfarë dështimi pas polemikave, gjuajtja e tij e parë në portë në…minutën e 81
Belgjika siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës me një fitore bindëse 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara, në një ndeshje që u parapri nga polemika të forta për pezullimin e anuluar të sulmuesit amerikan Folarin Balogun.
Balogun pritej të mungonte në këtë sfidë pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në raundin e kaluar, por FIFA vendosi të pezullojë për zbatimin e dënimit me një ndeshje, duke i hapur rrugën aktivizimit të tij ndaj Belgjikës. Vendimi u kritikua nga UEFA dhe Federata Belge e Futbollit.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se kishte kërkuar nga FIFA rishikimin e pezullimit, duke e cilësuar dënimin si një “njollë të madhe” për turneun.
Mesfushori belg Nicolas Raskin deklaroi se skuadra kishte ndier një “ndjenjë padrejtësie” pas zhvillimeve të fundit, por shtoi se përgjigjja më e mirë erdhi në fushë me fitoren e thellë ndaj amerikanëve.
Edhe kapiteni Youri Tielemans tha se polemikat i motivuan lojtarët belgë për të dhënë maksimumin në ndeshje.
Pas golit të katërt, disa futbollistë belgë festuan duke imituar të ashtuquajturën “kërcimin e Trump”, ndërsa llogaria zyrtare e kombëtares belge në Instagram publikoi një foto të Romelu Lukakut me mbishkrimin “Përmbyseni edhe këtë”, një referencë e qartë ndaj vendimit të FIFA-s.
Belgium players hitting the trump dance after scoring 4 goals V USA 😂 pic.twitter.com/xuTvnJXVOy
— Out of Context Human Race (@NoContextHumans) July 7, 2026
Nga ana tjetër, trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, zbuloi se Balogun e kishte takuar pas ndeshjes, duke theksuar se sulmuesi nuk ishte përgjegjës për polemikat e krijuara.
Edhe Irani reagoi pas eliminimit të SHBA-së, duke publikuar një mesazh në faqen zyrtare ku shkruante se “e gjithë bota po vallëzon për humbjen poshtëruese të politikës ndaj futbollit”, në një tjetër episod të tensioneve politike që kanë shoqëruar këtë Kupë Bote.
Top Channel