12:59
Lufton lodhjen gjatë muajve përvëlues të verës, gjithçka rreth vitaminës E!
Vitamina E ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale. Ajo ka veti antioksiduese, të dobishme për të luftuar stresin, i cili nxit plakjen. Ndër burimet më të mira ushqimore të vitaminës E janë farat, në veçanti farat e lulediellit, frutat e thata si bajamet, lajthitë dhe arrat, ullinjtë dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër, por edhe perimet me gjethe jeshile. Vlen të përmendim edhe avokadon, manaferrat dhe rrushin.