“Ka hipokrizi nga të dyja palët politike”/ Spahiu për rezolutën antikorrupsion: Godet SPAK-un, institucionin e vetëm që heq qeverinë nga pushteti

27/05/2024 21:44

Analisti Kreshnik Spahiu e konsideron hipokrizi nga të dyja palët miratimin e rezolutës në Parlament.

I ftuar në “Top Story” ai tha se kjo rezolutë ka disa probleme, përfshirë paqartësitë e shumta.

“Mendoj që ka parimisht hipokrizi nga të dyja palët, PS-ja kjo është qeverisja më në akuza nga SPAK.. këtu ka një mungesë sinqeriteti të plotë.

Ka një hipokrizi nga ana e demokratëve, e para ata e quajnë organizatë kriminale, ku duhet të jetë e kundërta. Nëse kërkojnë aleancë për të rrëzuar Ramën dhe qeverinë është SPAK.

Mungesa e sinqeritet është se nga njëra anë krijojnë aleancë, nga ana tjetër hapin shtegun, kishin hall se nëse do të votonin kundër do të thonin ambasadat…

Problemi i kësaj rezolute qëndron në shpejtësinë rrufe që po e bëjnë këta dhe paqartësitë që janë në këtë rezolutë. Lë hapësira nëpërmjet këtij komisioni”, tha Saphiu.

Top Channel