Cikloni “Remal” godet Azinë Jugore, shtatë të vdekur dhe mbi 1 milion banorë të evakuuar

27/05/2024 14:25

Shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në Indinë jugore pasi cikloni tropikal “Remal” goditi zonën me shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta.

Në mesin e viktimave ishte dhe një e mitur 12 vjeçare së bashku me babain e saj pasi një ndërtesë në proces ndërtimi në Telangana u shemb dhe i la të vdekur. Pesë viktimat e tjerë gjithashtu ishin nga Telangana.

Sipas CNN, më shumë se 1 milion njerëz në Indi dhe Bangladesh u evakuuan të dielën pasi cikloni arriti në tokë pranë kufirit midis dy vendeve. Cikloni ka vazhduar të lëvizë në brendësi të Indisë lindore , duke rrëzuar pemë, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke shkaktuar dëme në shkallë të gjerë.

Ushtria dhe autoritet vullnetare janë vënë në ndihmë të qytetarëve të pastrehë duke shpërndarë ushqime dhe ujë për familjet e strehuara. Cikloni, Remal, arriti në tokë afërsisht 80 kilometra (50 milje) në juglindje të qytetit indian të Kalkutës dhe po lëviz në drejtim të veriut përgjatë Bangladeshit dhe brigjeve të tij fqinje të Bengalit Perëndimor.

Stuhia u dobësua pasi goditi bregdetin me shpejtësi të erës deri në 115 kilometra në orë (71 mph). Remal pritet të derdhë më shumë se 89 milimetra (3,5 inç) shi dhe të sjellë stuhi të nxitura nga era prej 2,5 deri në 3,7 metra në brigjet e Gjirit të Bengalit, sipas CNN Weather.

Top Channel