Noka ashpërson gjuhën në Kuvend dhe tejkalon Bardhin: Palo rezolutë, Shqipëria është kthyer në Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

27/05/2024 14:53

Edhe deputeti demokrat Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh kundër rezolutës së PS-së anti-korrupsion, ku tha se mazhoranca pas 3 vitesh në pushtet do të mbyllë historinë e korrupsionit me një ‘palo rezolutë’.

Shqiptarët kanë iku se nuk duan një Shqipëri që qeveriset nga hajdutë dhe kriminelë prandaj detyroni çoni administratën sikur keni emigrantë. Kjo maxhorancë she kjo çetë hajdutësh në këto 11 vite kanë bërë shumë gjëra fyese për shqiptarët, por ky moment sot është nga më kulminantët.

Të vish këtu pas tre mandatesh që e ke zhytur me krim dhe ta mbyllësh me një rezolutë. Kjo është fyese dhe cinike, është e pabesueshme më keq akoma të vijë këtu Edi Rama përgjegjësi kryesor i hajdutërisë që ka pllakosur këtë vend. Përgjegjësi i krimit që ka zënë për fyti këtë vend dhe të na vijnë me rezolutë, Këtë nuk ja rrok mendja askujt, nuk mund të ketë parodi më të madhe se kjo.

Nuk e rrok dot imagjinata, është e vështirë Elisa ta gjesh edhe nëpër filma. Autori kryesor i korrupsionit, i bandave dhe krimit ka ndërmend të lajë duart dhe këtë po e merr esh i madh dhe i vogël. Të vesh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë që i bëhet shqiptarëve dhe ne nuk e pranojmë dot.

Pretendimi juaj se Shqiptarët kanë kaluar një traumë të rëndë dhe se e harruat 11 vite është poshtërues. Rama e ka parë që Shqipëria në çdo sondazh kryeson vetëm për krim dhe korrupsion. Kanabizimi ka autor Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar si Meksikë, vetëm në Meksikë një deputetë krijon bandë kriminale për vrarë një deputet tjetër

Top Channel