Miratimi i rezolutës/ Gjiknuri për komisionin e posaçëm antikorrupsion: Duhet të përfshihen të gjithë aktorët, ka një lloj ironie…

27/05/2024 21:40

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pjesë e panelit të emisionit Top Story këtë të hënë në Top Channel tha se duhet bashkëpunim nga të gjitha palët për formimin e komisionit të posaçëm antikorrupsion.

Gjiknuri: Mënyra se si e tha Oerdi iku sot që marrin pjesë, por mbetet për t’u parë

Duma: Ka marrëveshje?

Gjiknuri: Koha do e tregojë, zhvillimet politike ka gjithmonë të papritura pozitive dhe negative.

Ka një lloj ironie që qeveria duhet t’i bëjë të gjitha, qeveria e ka peshën më të madhe, shikohet çfarë do të bëjë ekzekutivi dhe institucionet e pavarura, duhet të përfshihen të gjithë aktorët dhe krijohet ky lloj forumi dhe komision pune. Edhe komisionet antimafia në Itali fillohen si komisione parlamentare.

Top Channel