“Skenar ogurzi për të kontrolluar SPAK-un”, Sula kundër rezolutës së PS: Doni t’u vini shkopinjtë nën rrota institucioneve të drejtësisë

27/05/2024 18:22

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili votoi kundër projekt rezolutës së PS e cilësoi këtë një skenar orgurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO.

Ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, sipas Sulës, pasi GJKKO dhe SPAK po heton figurat më të larta të PS.

Sula: Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, Spak dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga Spak janë figurat më të larta të kësaj maxhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e Spak do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ja dalë.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Top Channel