Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Aksioni në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.

Në pranga një 25 vjeçar me armë në makinë. Sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi i arrestuari është Maringlen Hamzo.

Aksioni për vënien në pranga të personave me precedent kriminal apo në shkelje me ligjin vijon ende.

Top Channel