Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel.

Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Egla Ceno ka pasur shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë etj, skualifikimi nga loja, fitorja e saj etj. Së fundi janë postuar në rrjete sociale nga fansat e Eglës screenshot-e të videove të këtyre momenteve të saj, ku secila ka miliona shikime.

Në rrjetet sociale është publikuar një video të familjarëve të Eglës, ku shihen të entuziazmuar nga fitorja e saj. Në momentin që Ledion Liço ka thënë emrin e aktores si fituese të këtij edicioni të tretë të BBV familjarët përqafohen me njëri-tjetrin dhe thërrasin “Egla, jepi Ceno”./TAR

Top Channel