“A është gabim të puth fëmijët e mi në buzë?” Burg për babanë që abuzoi seksual me vajzën adoleshente! E kërcënonte se do i zhdukte ADN-në

27/05/2024 12:58

Një dënim prej 22 muajsh burg, është vendosur nga Gjykata e Selanikut për një baba që ngacmoi seksualisht vajzën e tij 17-vjeçare dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo nuk tërhiqte denoncimin.

I pandehuri u shpall fajtor për sulm në familje, abuzim seksual dhe tentativë për dhunë të paligjshme në familje, ndërsa gjykata nuk njohu asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, veprat e tij janë kryer në qershor të vitit 2019, ndërsa ankesën e ka bërë tezja e të miturës dhe partnerja e të akuzuarit, kur i ka parë në ballkonin e banesës gjatë aktit të pretenduar. Konkretisht, gruaja ka denoncuar në polici se në mbrëmjen e datës 5 qershor 2019, teksa në banesë ndodheshin mbesa e saj 17-vjeçare, vëllai i saj dhe një nga shokët e tyre, i akuzuari ka vazhduar të ketë aktet seksuale me vajzën e tij.

“Dola në ballkon dhe pashë mbesën time me pantallona ulur dhe ai kishte dorën në bel, nuk e pashë nëse ishte lakuriq. E pyeta se çfarë po bënte dhe fillova të shaj, ia preka organin gjenital dhe pashë që kishte ereksion. Mora mbesën time dhe e çova në spital për të parë nëse kishin marrëdhënie seksuale”, dëshmoi partnerja e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, të nesërmen burri ka shkuar në dhomën e vajzës së tij të mitur dhe e ka pyetur nëse ajo dëshironte të vazhdonte aktin seksual nga ku e kishin ndërprerë. Por u pikas sërish nga tezja e vajzës dhe partnerja e tij. Babai kërcënoi të bijën të tërhiqte denoncimin duke i thënë “do të të vras, saqë nuk  do arrijnë të të gjejnë as ADN-në”.

Pesë vjet pas incidentit, vajza dëshmoi në gjykatë se ankesa e saj ishte e rreme dhe se ajo ishte detyruar të gënjejë pasi tezja e saj e kërcënonte për të hequr qafe babanë e saj dhe për ta detyruar të punonte si prostitutë në një bordello. 24-vjeçarja, tashmë një grua, pohoi se tezja e saj ishte ajo që e inkurajoi atë të afrohej seksualisht me babanë e saj dhe bëri planin që t’i kapte gjatë aktit të dyshuar në ballkon.

Në kërkim të faljes, i akuzuari mohoi akuzat ndërsa pranoi se ka puthur në gojë 17-vjeçaren dhe vëllanë e saj, pasi besonte se nuk ishte diçka e keqe. “Atë ditë po flisnim në ballkon. Vajza ime hyri brenda në shtëpi, foli me tezen e saj dhe doli përsëri. Ajo erdhi mbi mua dhe unë e shtyva. Nuk do ta bëja një gjë të tillë, sidomos në ballkon. Në atë kohë erdhi tezja e saj. Ishte një plan i mirëplanifikuar sepse ajo kishte interes dhe donte ta vinte në punë, të punonte në një bordello”, argumentoi i pandehuri.

Më pas ai pranoi se i puthte në buzë fëmijët e tij. “I puth në buzë, a është keq? Sigurisht që nuk është e përshtatshme, por nuk mendoj se është ndonjë gjë e keqe apo erotike. Kam parë shumë nëna dhe baballarë që puthin fëmijët e tyre në buzë. Nuk e keni bërë ndonjëherë?”, tha ai duke iu drejtuar gjyqtarëve.

Nga seancat dhe provat rezultoi se i pandehuri ka kryer veprat për të cilat akuzohet. Vihet re se fillimisht çështja është shtyrë për të vijuar me institucionin e ndërmjetësimit penal, por për shkak se i pandehuri nuk ka ndjekur programin, siç duhet, shkresa është hequr nga dosja dhe çështja është gjykuar.

Top Channel