“U ka hedhur sirën ballkoni i non-gratës”, Klosi i kërkon opozitës të votojë pr/rezolutën antikorrupsion: Nuk e di ç’po ndodh me ju, e keni të brendshme refuzimin

27/05/2024 14:39

Sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë projektrezolutën antikorrupsion të propozuar nga PS.

Ai u shpreh se kjo është një gjë që do t’i shërbejë vendit drejt rrugës në BE, dhe se abstenimi nuk është të bërit politikë.

“Mijëra shqiptarë dje në Milano, e po aq edhe më shumë në  Athinë, u mblodhën me bindje të thellë që sot Shqipëria i bën më krenar. I bënë thirrje klasës politike, të dyve krahëve, që së bashku duhet të japim kontribut për një Shqipëri më të mirë.

Sot i bëjmë thirrje këtij kuvendi për të marrë pjesë së bashku në reformimin e shtetit për të shkuar drejt Europës. E konsiderojmë domosdoshmëri etike për të ardhmen e vendit luftimin e korrupsionit. Kjo është thirrja që vjen sot në këtë Parlament sepse kërkon vullnet politik nga  gjithë klasa politike. Çfarë vjen sot? Përsëri mosmarrje pjesë, përsëri abstenim.

Nuk jeni as 10 veta në sallë, nuk e kuptoj se ç’po ndodh?! E keni të brendshme këtë refuzimin. Ballkoni  i non-gratës u ka hedhur sirën dhe nuk merrni dot vendime”, tha ai.

Top Channel