“Je djali i adoptuar i doktorit”, Bardhi i përgjigjet Spiropalit: E di që do doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por je motra e Bajrave apo kunata…

27/05/2024 14:09

Rezoluta e anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste ka krijuar debate dhe replika mes ministres Elisa Spiropali dhe deputetit Gazment Bardhi.

Bardhi tha se opozita i do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës dhe ‘është djali i adoptuar i babait të Zenit’.

Nuk vonoi replika e Gazment Bardhit, i cili iu përgjigj me të njëjtën gjuhë.

Pikërisht sepse ne jo thjeshtë mendojmë, por dhe veprojmë si europianë, nuk bëjmë teatër dhe nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji. Meqenëse se më pyete kush jam, jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe Vjollcës, e di që do doje të ishe vajza e babait të Surrelit por nuk je.

Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, e Arbën Nokës, e Bajrave të Shkollës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e mirel Mërtirit dhe Pëllumb Gjokës. Gjeje përgjigjen se kush je se unë e di përgjigjen për të gjitha këto“-u shpreh Gazment Bardhit.

Top Channel