Modelja 30-vjeçare vdes në aksidentin horror kur fustani i kapet nga treni në lëvizje (fotot)

27/05/2024 15:21

Një modele ka vdekur kur veshja e saj ngeci në trenin e shpejtësisë së lartë që po kalonte, gjatë një sesioni fotografish pranë binarëve të hekurudhës në Meksikë.

Cinthya Nayeli Higareda Bermejo, 30 vjeçe ishte udhëzuar të pozonte me trenin e shpejtësisë në sfond por veshja e saj ngeci në mjetin në lëvizje në aksidentin e tmerrshëm.

Modelja nga Venezuela ishte vendosur tepër pranë binarëve dhe humbi jetën në vend.

Shërbimet e emergjencës erdhën shpejt në vendngjarje, në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në perëndim të Meksikës, por ata vetëm konfimuarn vdekjen e parakohshme të Bermejo.

Zyrtarët morën trupin e saj për të kryer autopsinë para se t’ia dorëzojnë familjes për varrimin.

Policia mblodhi dëshmi nga të pranishmit në kohën e aksidentit teksa prokurori Joaquín Méndez Ruiz tha: “Çdo gjë sinjalizon se ishte një aksident, viktima po merrte pjesë në një sesion fotografish me një fotograf dhe disa të tjerë, të cilët i kemi marrë në pyetje. Ajo i ishte afruar së tepërmi trenin në lëvizje, kapja e veshjeve i shkaktoi vdekjen.”

Hetimet mbi vdekjen e modeles nga Venezuela vijojnë.

Ndërsa muajin që shkoi një modele e njohur në Instagram vdiq nga një mpiksje gjaku në vena gjatë një procedure kirurgjie estetike, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Elena Larrea, 30 vjeçe, vdiq nga embolia pumolnare një ditë pas operacionit estetik, ndërsa nuk eshte përcaktuar ende nëse shkaku i vdekjes eshte procedura apo gjendja shendetesore e te ndjerës.

FOTO GALERI
1/5
Cinthya Nayeli Higareda Bermejo, 30 vjeçe ishte udhëzuar të pozonte me trenin e shpejtësisë në sfond por veshja e saj ngeci në mjetin në lëvizje në aksidentin e tmerrshëm.

Top Channel