“SPAK, ilaç i hidhur… o e pi o vdes”, Rama: Kush e pi njëherë po, njëherë jo nuk vetëpastrohet, por zgjat agoninë siç po treteni ju te “rrugica e shpresës”

27/05/2024 13:29

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën antikorrupsion, e cila do të hidhet për votim. Gjatë fjalës së tij deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënë zhurmë duke i rënë tavolinave.

Rama: Kjo dr/rezolutë është ajo që i duhet nga ky parlament Republikës së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE, në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta, si vënja nën kontroll e SPAK, apo që jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jemi në luftë që prej 10 vjetësh, prandaj ka ndodhur reforma në drejtësi, së bashku me lindjen e SPAK.

SPAK është ilaç i hidhur që o e pi ose vdes, kush e pi njëherë po njëherë jo, jo nuk ka shanse të vetëpastrohet, por zgjat agoninë që tretet siç po treteni ju te ‘rrugica e shpresës’.

Top Channel