Marotta: Oaktree na ka dhënë siguri, shumë shpejt rinovojmë me Lautaron

27/05/2024 13:02

CEO i Inter-it, Giuseppe Marotta ka folur së fundmi për rinovimin me kapitenin Lautaro Martinez.

Në një prononcim për mediet ai theksoi se pronarët e rinj të klubit “zikaltër” u kanë dhënë siguri dhe se shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi me sulmuesin.“Na është dashur të ngadalësojmë afatet kohore për shkak të ndryshimit të pronësisë, por situata është absolutisht optimiste.

Nga të dyja palët ka një dëshirë të madhe për të vazhduar bashkëpunimin dhe ky është një parim që mbron çdo lloj negocimi. Kam folur tashmë me drejtuesit e rinj, idetë janë shumë të qarta dhe jemi të qetë, menaxhmenti është konfirmuar. Ne mund të vazhdojmë të aspirojmë për rezultate të rëndësishme vazhdimisht. Ndërsa shumë shpejt do të vijë edhe rinovimi me Lautaro-n”- deklaroi Marotta./Super Sport

Top Channel