E hënë, 02 Prill 2018
23:27
E kuqja tërbon edhe modelen shqiptare (Foto)

Modelja Trejsi Sejdini ishte e ftuar sonte në emisionin ‘Procesi Sportiv’, në Top Channel.

22:47
Juve, Allegri: Dybala do të zhvillojë një ndeshje fantastike

Pas fitores 3-1 ndaj Milanit, Juventusi do të përballet të martën në mbrëmje me Realin e Madridit.

21:15
Artistët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, i bashkohen protestës para Policisë

Që në orët e para të ditës së hënë, protestuesit e mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës u tubuan për të vazhduar protestën e nisur që në mbrëmjen e së dielës.

21:09
Kina po i tregon Amerikës se do t’i shkojë deri në fund kërcënimeve

Kjo është lëvizja më e fundit e tensioneve të krijuara mes dy ekonomive më të mëdha në botë, që ekspertët druajnë se mund të kthehet në luftë tregtare.

20:37
Duhej të rehabilitonte degën e Shkumbinit, nxjerr e shet inerte pa leje

“Fiks Fare” iu rikthye temës së shfrytëzimit pa kriter të shtretërve të lumenjve, ku subjekte dhe individë punojnë pa leje nga organet shtetërore. Për rrjedhojë, çdo vit mijëra banesa, troje dhe tokë bujqësore mbulohen nga uji, duke shkaktuar dhjetëra miliona euro dëme.

20:23
Mosbindja civile nis që këtë javë, Basha e Kryemadhi: Refuzojmë taksat e ngritura nga Edi Rama

Mosbindja civile ishte vendimi unanim me të cilin ka dalë opozita e bashkuar si formë proteste kundër Qeverisë.

20:18
Çfarë ndodhte kur ngacmoje të madhin Michael Jordan

Michael Jordan konsiderohet pothuajse nga të gjithë si basketbollisti më i mirë në histori. Me Chicago Bulls ai fitoi 6 tituj kampion në NBA dhe ka vendosur rekorde që rezistojnë edhe sot e kësaj dite.

20:09
Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit

Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar për përmbajtjen e takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në shkolla me gjimnazistë të Tiranës. Për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.

20:00
Zgjedhjet? Duka: Asnjë ndryshim. Dënimi i UEFA-s, asnjë efekt për Skënderbeun në Superiore

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollt, ku presidenti Armand Duka fitoi mandatin e katërt në krye të organit të futbollit vendas, vazhdojnë të kenë jehonë pas vendimit të gjykatës për të kthyer regjistrimin e veprimtarisë së Asamblesë, për shkak të mungesës së disa dokumenteve.

19:48
Historiku i taksës së Kombit, tri skenarët që iu propozuan Qeverisë

Korporata financiare ndërkombëtare, IFC, pjesë e Bankës Botërore ka qenë konsulenti i qeverisë shqiptare për koncesionin mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Top Channel ka siguruar raportin që IFC u ka dorëzuar autoriteteve tona, ku ka studiuar tre skenarë të propozuar për këtë koncesion.

19:46
Arratisje spektakolare në Kolumbi, bëjnë tapë gardianin

Dy të burgosur ia mbathën nga një burg në kryeqytetin kolumbian, Bogotà, pasi dehën gardianin.

19:45
TVSH hyn në fuqi, biznesi i vogël: Do të falimentojmë

Që prej 1 Prillit mbi biznesin e vogël rëndon tatimi mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind. Të prekurit nga kjo taksë jo vetëm e kanë kundështuar atë, por deklarojnë se ajo do t’i çojë drejt falimentit.

19:35
Tiranë, zjarri shkatërron magazinën. Panik nga flakët në kryeqytet

Një zjarr ra mbrëmjen e së hënës, rreth ores 19:30, në një magazinë në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

19:30
Të ndaluarit sfidojnë prokurorët: Na gjeni video që e dogjëm ne sportelin!

Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit zbarkuan gjatë të hënës në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrimeve në pikën e pagesës së tarifës për Rrugën e Kombit.

19:27
Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Turqia të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, e se këtë duhet ta dinë të gjithë.

19:09
Bayern Munchen, sytë nga Morata nëse ikën Lewandowski

Pavarësisht deklaratave të Rummenigges, se Bayern Munchen nuk do ta lejojë Lewandowskin të shkojë te Reali i Madridit, lëvizjet dhe vendosmëria e futbollistit për të veshur fanellën e skuadrës “merengues” ka bërë që te bavarezët të nisin kërkimet për zëvendësuesin e tij, në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur.

19:04
Sfida me Barçën, Roma shpreson te njëri mes Nainggolan dhe Pellegrinit

Eusebio Di Francesco ka marrë sinjale pozitive nga Radja Nainggolan, në seancën stërvitore të kësaj të hëne, në prag të ndeshjes së rëndësishme me Barcelonën në Champions League.

18:59
Dy parti gjermane, përfshi atë të Merkelit, kanë blerë të dhëna mbi votuesit

Vjedhja e të dhënave të individëve me qëllim për t’u përdorur më pas në favor të dikujt apo shumëkujt në zgjedhje nuk ndalet vetëm me skandalin e “Cambridge Analytica”-s që shfrytëzonte informacionet e përdoruesve të rrjetit social Facebook.

18:38
Hapet në Kiev i pari “hotel dashurie”… me dhomë torture (Foto)

Ka nisur punën në Kiev të Ukrainës i pari “hotel dashurie” për të gjithë ata çifte që kërkojnë një natë aventure të tipit “50 Shades of Grey”.

18:31
Nuk ka bojkot, vendoset mosbindja civile, Basha: Të bllokojmë rrugët, të mos paguajmë taksat

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur dhe në tryezën e diskutimeve është përjashtuar bojkoti i Kuvendit dhe u vendos organizimi i protestave mbarëpopullore kundër Qeverisë.

18:25
F1, “Liberty Media”: Një garë edhe për kualifikueset

“Liberty Media” përballet me një sfidë të madhe, rritjen e spektaklit në Botërorin e Formulës 1, që do të thotë rritje e audiencës për këtë kampionat.

18:24
Super Xhaka, supergol në Zvicër (VIDEO)

Një Xhakë çmendi zviceranët me një supergol të shënuar këtë të hënë dhe “fatkeqësisht” për zviceranët, ai nuk ishte Graniti.

18:17
Të rejat e Sallonit të Automobilëve të Nju Jorkut (Foto)

Nju Jorku po bëhet gati për hapjen e Sallonit Ndërkombëtar të Automobilëve.

18:14
Donald Trump ka ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dorëzuar një ftesë zyrtare Vladimir Putinit për t’u takuar me të në Shtëpinë e Bardhë.

18:12
Largimi nga futbolli, Messi: Dita do të vijë, por s’e di se kur

Admiruesit e futbollit urojnë një jetëgjatësi të karrierës së Lionel Messit, për të shijuar sa më shumë magjitë e tij në fushën e lojës.

17:59
Tarifa që godet dy ekonomi

Kundër tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit shprehen edhe ekspertët dhe analistët ekonomikë në Kosovës. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, disa prej tyre thonë se kjo tarifë bie ndesh me marrëveshjet e shumta të nënshkruara mes Tiranës e Prishtinës për bashkëpunimin në fushën tregtare.

17:58
Futbollistët që kanë luajtur me Juven dhe Realin (Foto)

Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen nesër në takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League, ndeshje që do të luhet në orën 20:45 në Torino.

17:26
Çështja “Skripal”, Lavrov: Mund të ketë gisht Londra

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe partnerët perëndimorë se po luajnë lojëra fëmijësh në reagimin e tyre, pas helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

17:26
Kërkesë për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi, Kryemadhi: Trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se nuk kishte pse të negociohej me Kosovën për tarifën në Rrugën e Kombit. Ai tha gjithashtu se patriotizëm është ta paguash këtë tarifë dhe jo e kundërta.

17:17
13 vite pa Gjon Palin e II-të

Plot 13 vite më parë do të shuhej Gjon Pali i II-të (Giovanni Paolo II), i pari Papë jo italian pas 455 vitesh që drejtonte Kishën Katolike Romane, e njëkohësisht i vetmi polak i historisë së kësaj kishe.

17:12
16 mijë afrikanë nga Izraeli drejt Europës

Izraeli njoftoi këtë të hënë anulimin e planit për të deportuar në Afrikë 16 mijë afrikanë dhe në vend të kësaj thotë se ka arritur një marrëveshje me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për dërgimin e tyre në Europë.

16:56
Kosovarja vritet nga bashkëshorti në Gjermani

Një 41-vjeçare nga Kosova ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e së dielës, jo nga një agresor i jashtëm, por nga vet bashkëshorti i saj 48-vjeçar, brenda në shtëpi në Gjermani.

16:53
Një ditë para vizitës së Putin, Gulen akuzohet edhe për vrasjen e diplomatit rus në Ankara

Turqia kërkon prej Shteteve të Bashkuara ekstradimin e Fethullah Gulen, të cilin Recep Taip Erdogan e akuzon si organizator të grushtit të dështuar të shtetit në ngjarjet e vitit 2016.

16:47
“VAR-i? Si të bësh seks pa dëshirë!”

Ka shumë mbështetës, por edhe kritikët nuk janë të paktë. Përdorimi i teknologjisë VAR në botën e futbollit po merr gjithnjë e më shumë përhapje, madje së fundmi është zyrtarizuar edhe aplikimi i tij në Kupën e Botës.

16:47
Kombëtarja, miqësore me Kosovën më 29 maj, në Zvicër

Shqipëria duket drejt përpjekjeve të fundit për të zyrtarizuar edhe kundërshtarin e dytë, me të cilët do të përballët në miqësoret e muajit maj, e me të gjitha gjasat përballë do të jetë Kosova.

16:40
Ferrari-Ducati “ëndërrojnë” të përsërisin vitin e artë 2007

Në vitin 2007, Kimi Raikkonen festonte titullin kampion me skuadrën e Ferrarit, në një betejë spektakolare në pistën e Interlagosit, ku ndahej shumë “hollë” në pikëvarazh me Lewis Hamiltonin dhe Fernando Alonson.

16:13
Pas Weah, një tjetër futbollist kandidon për president

Samuel Eto’o e ka parashikuar të ardhmen e tij përpara se të varë këpucët në gozhdë. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit ka vendosur të hyjë në politikë.

16:10
Ndërron jetë ish-bashkëshortja aktiviste anti-aparteid e Nelson Mandelas

Winnie Mandzikela-Mandela, ish-bashkëshortja e Nelson Mandela-s, është ndarë nga jeta këtë të hënë pas një sëmundje të rëndë. Winnie ka mbyllur sytë në moshën 81-vjeçare.

15:38
Dy persona zhduken në det, policia gjen varkën dhe një letër

Prej katër ditësh, dy të rinj nga Vlora rezultojnë të humbur në det. Sinjalin e japin familjarët e të riut 32-vjeçar Santo Ymeraj, ku sipas familjarëve 32-vjeçari ka dalë në det ditën e enjte në mbrëmje rreth orës 22-30 me një motor uji dhe komunikimin me familjarët e tij e ka bërë në orën 01:30 minuta të së premtes.

15:23
“Rikthehet” Arnold Schwarzenegger

Disa ditë më parë një ndër aktorët më të famshëm në botë, Arnold Schwarzenegger, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Operacioni ishte për të zëvendësuar një valvul që fillimisht ishte zëvendësuar 20 vite më parë.

15:21
Autizmi, historia e Jamarbërit që ka përparuar, madje… interviston të atin

Jamarber Hoxha, sot 7 vjeç është fëmijë me probleme të spektrit autik.

15:16
Taksat e prillit, ekspertët: Do të rëndojnë mbi qytetarët

Dy ndryshime të forta fiskale kanë nisur nga 1 prilli. Përfshirja e biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë në skemën e TVSH-së dhe formula e re e taksës së ndërtesës e cila do të aplikohet mbi vlerën e pronës.

15:15
Shkodra përkujton 2 prillin, katër të rinj u vranë në 1991

Në Shkodër u përkujtuan 4 dëshmorët e demokracisë që humbën jetën më 2 prill të vitit 1991. Familjarët e të rinjve që u vranë në protestat e para 27 viteve, mendojnë se ende nuk është bërë drejtësi për gjakun e derdhur atë ditë nga regjimi komunist.

15:10
Protesta jashtë partive, Kukësi nuk do përfshirjen e politikanëve

Ka një çelës që tentohet të përdoret sa herë kërkohet t’i ulet vlera një proteste: është ngjyrimi politik i saj. Një përpjekje e tillë vazhdon edhe për protestën e së shtunës në rrugën e Kombit, kjo edhe pse kuksianët në qytetin e tyre dhe në Tiranë po shfrytëzojnë çdo rast për të treguar se protesta ka vetëm ngjyrën e tyre dhe ky bashkim është ai që u dha zemër për refuzimin e tarifës së kalimit në këtë rrugë.

15:09
Protestuesit merren në pyetje, të mërkurën para gjykatës

Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit zbarkuan gjatë të hënës në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrimeve në pikën e pagesës së taksës për Rrugën e Kombit.

15:07
Si zgjodhën ta urojnë personazhet VIP festën e Pashkës?

Mënyrat që kanë zgjedhur personazhet VIP, për të uruar festën e Pashkës janë të ndryshme.

15:05
Pse të arrestuarit u sollën në Tiranë?

23 të ndaluarit me urdhër nga prokuroria, janë sjellë në Tiranë për çështje kapaciteti të munguar në drejtorinë e Kukësit.

14:53
“Pashkë” të çmendura për britanikët – FOTO

Britanikët i kanë shfrytëzuar në maksimum ditët e pushimit për Pashkën katolike, e festat duket sikur nuk kanë pasur fund, duke filluar që të enjten deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

14:49
Dita e Autizmit, Manastirliu: Zgjerohen shërbimet për spektrin autik, KEMP-i merret më lehtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të rehabilitohet Qendra e Mirërritjes duke premtuar më shuëm vëmendje për fëmijët e prekur nga spektri autik, në Ditën Botërore të Autizimit.

14:27
Kurset profesionale, Rama: Të hapen edhe për ata që janë në moshë madhore

Gjatë fundjavës që kaloi në Vlorë, Kryeministri vizitoi edhe Shkollën Industriale të qytetit, ku u njoh me programet e ndryshme të arsimit profesional, nga ato kompjuterike dhe elektronike deri tek ato mekanike. Këtu gjeti edhe të tjerë që timonin e donin të gjithin për vete.

14:26
Zhvishet ish-banorja e “Big Brother”

Xhensila Pere, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother”, gjithmonë është përfolur për fotot e saj provokuese dhe pavarësisht kësaj ajo nuk ka hequr dorë duke vazhduar kështu të postojë të tjera.

14:25
Propozimi: 10 mijë paund për çdo 25-vjeçar britanik

Të gjithë qytetarëve të lindur në Britaninë e Madhe duhet t’u jepet një shumë prej 10 mijë paundësh, si trashëgimi minimale universale, në momentin kur ata mbushin 25 vjeç, me qëllim që të luftohet pabarazia.

14:20
Mësuesi robot, risi në shkollat finlandeze

Elias, mësuesi i ri i Anglishtes në një shkollë në Finlandën jugore, ka durim të pafund, asnjëherë nuk e bën një nxënës të ndjehet në siklet pas një pyetjeje dhe mund të kërcejë edhe sipas “Gangnam Style”.

14:14
Futboll, 19-vjeçaret miqësore me Kosovën

Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e diel grumbullimin e radhës në qytetin e Durrësit, në hotel “Tropikal” për të përgatitur ndeshjen e radhës miqësore, Shqipëria e femrave U-19 përballë Kosovës për femra U-19.

14:13
Si të biem në peshë pas lindjes së fëmijës së katërt?

Është nënë e katër fëmijëve e megjithatë asgjë nuk e pengon atë që të ruajë format fizike.

14:09
U helmua 14 vite më parë, ish-presidenti ukrainas: Europa, e “verbër”

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yushchenko shpreson se Europa do të hapë sytë përpara kërcënimit që buron nga Rusia pas helmimeve me gaz nervor në Salisbury të Anglisë.

14:09
Një pajisje Big Brother, e kërkon Amazon dhe Google

Amazon dhe Google duna vërtetë të dijnë çdo lëvizje tuajën.

14:05
Protesta për taksën, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë aktet vandale, të hapet dialogu

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas protestës së të shtunës për tarifën në Rrugën e Kombit, duke dënuar dhunën, ndërsa kërkojnë të hapet dialogu mes Qeverise dhe sipërmarrjes së interesuar për një mirinformim dhe për të parë skemat e lehtësimit të impaktit të tarifës për përdoruesit e shpeshtë.

14:01
Vjedh makinën, me fëmijën brenda – VIDEO

Vjedhjet e makinave mund të jenë të rralla, por akoma edhe më të rralla janë rastet kur ato janë vjedhur bashkë me fëmijët brenda.

13:58
Zhvishet Blanca Blanco në Malibu

Ajo “rrëmbeu” vëmendjen e të gjithve në ceremoninë e Golden Globe, kur u shfaq me fustanin e saj të kuq të mahnitshëm, pavarësisht se koleget e saj u shfaqën të veshura me të zëza në mbështetje të lëvizjes Time’s Up.

13:55
Edhe Kosova tarifë për rrugën, por do të jetë simbolike

Radio Evropa e Lirë shkruan se edhe Kosova do të vendosë një tarifë si ajo e rrugës së Kombit, për pjesën e autostradës së Kosovës.

13:41
“Mama, po vdes… jam gati të shkoj në parajsë”

Një mëngjes, qershorin e kaluar, Gloria Trevisan postoi një foto mahnitëse të horizontit në Londër në llogarinë e saj të “Instagramit”. “Spettacolo”, shkroi ajo bashkëngjitur fotos.

13:36
Çifti filmohet duke vjedhur në lokal – VIDEO

Çdo kujt mund t’i ketë ndodhur që të lërë paratë mbi tavolinë, pasi ka pirë një kafe në lokal. Por ajo çfarë ndodh në këtë video, i ka ndodhur shumë pak personave.

13:35
Jose Mourinho merr edhe të birin në pankinë

‘Bëmë baba të ngjaj!’. Shprehja e famshme është rikthyer në modë dhe as më pak e as më shumë, por për djalin e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho.

13:26
Amber Rose “çmend” Instagramin

Disa ditë më parë, modelja Amber Rose fshiu të gjitha postimet e saj nga rrjeti social Instgram, por jo vetëm.

13:18
Daçiç: Nuk e njohim Kosovën. Nuk lejojmë as anëtarësimin në OKB

Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç deklaroi sot se as që bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë atë të ketë një vend në Kombet e Bashkuara.

13:14
Selena harron Justin, feston Pashkët vetëm

Ka vendosur të lërë pas ngjarjet e jetës së saj dhe të festojë Pashkët.

13:14
E thotë shkenca, universi do të shkatërrohet

Një grimë thelbësore që i jep masë të gjitha materieve në univers mund të jetë jetë një ditë shkatërrimi i tij, thonë fizikanët.

12:51
Objektet toksike që i kemi në shtëpi

Sigurisht nuk mund të themi që i kemi eleminuar të gjitha materialet e rrezikshme nga shtëpia jonë, por mund t’i përdorim sa më pak të jetë e mundur.

12:40
Ish e dashura e Leonardo Dicaprios topless në Miami

Festën e Pashkëve modelja Toni Garrn ka vendosur ta kalojë në Miami.

12:31
Një mama 43-vjeçare sfidon Kim Kardashian

Shoqja e ngushtë e Kourtney Kardashian, po sfidon hapur Kimin me format e saj perfekte fizike.

12:25
Dita Botërore e Autizmit, Meta: Na kujton detyrimet tona për këta fëmijë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka përkujtuar me një postim në Facebook Ditën Botërore të Autizmit, duke u shprehur për përmbushjen e “detyrimeve tona institucionale dhe shoqërore” për këta fëmijë dhe familjet e tyre.

12:22
Të famshme që të vogla, si duken tani?

Artistët të cilët sot gëzojnë një famë ndërkombëtare, dikur kanë qenë të panjohur.

12:21
VMRO i jep fund bojkotit

VMRO-DPMNE-ja ka vendosur t’i japë fund bojkotimit të parlamentit, të cilit opozita maqedonase i qëndroi larg për disa muaj, që prej arrestimit të pesë ligjvënësve të saj të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017.

12:19
Vetëm 500 njerëz në botë e kanë këtë pasaportë të rrallë

Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Disa prej tyra ama, kanë pak më shumë liri.

12:14
Pogba ‘duron’ pankinën: Nuk e mendoj largimin

Sezoni i dytë me Manchester United për Paul Pogba ka krijuar më shumë probleme se momente të gëzueshme, por pavarësisht kësaj situate, vetë futbollisti francez mendon se është shpejt të flitet për largimin e tij.

12:04
Protestuesit në Tiranë: Rama të lirojë të arrestuarit sa nuk është vonë

Që në orët e para të mëngjesit, familjarë dhe aktivistë po protestojnë sërish para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhen të arrestuarit pas ngjarjeve në Rrugën e Kombit.

11:56
Xhiroja e Flandrave, Terpstra fiton mes “aksidentesh”

Çiklisti holandez Niki Terpstra arriti të fitonte Xhiron e Flandrave, një tur prestigjioz dhe më i madhi mes klasikeve të Veriut në këtë disiplinë. Në edicionin numër 102 të këtij aktiviteti sportisti nga Holanda i rezistoi deri në fund sulmeve të italianit Vinçenco Nibali që u dorëzua 27 kilometra nga finishi.

11:50
Bebe Rexha në bashkëpunim me këngëtarët e famshëm

“Push Back” është projekti më i ri i këngëtares shqiptare, i cili vjen në bashkëpunim me dy reperë të famshëm, Ne-Yo dhe Stefflon Don.

11:47
Karvanet e emigrantëve; Marshimi i aktivistëve si mesazh për politikat e trump

Është pjesërisht marshim aktivistesh e pjesërisht mision humanitar. Turma emigrantësh nga Amerika qendrore i janë drejtuar Meksikës gjatë javës së shenjtë për të ndjekur prej andej rrugën drejt kufirit me SHBA në veri.

11:46
Boks, Joshua 250 mijë tifozë në 3 sfida

Anthony Joshua e ka çuar boksin në një tjetër nivel me ndeshjet e tij në stadiumet e futbollit. Pjesëmarrje masive e denjë për finalen e një kupe bote dhe përfshirja e të gjitha shtresave.

11:45
Basha: Ajo që nisi me Kukësin nuk do të ndalet. Zotohem për ndëshkim ndaj të korruptuarve

Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë.

11:41
Çmendet Blac Chyna, përleshet në park

Një video sherri midis këngëtares së famshme Blac Chyna me një tjetër femër, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale këtë të dielë.

11:39
Immobile thyen rekordin e legjendës Chinaglia

Për sulmuesit duhet të flasin numrat dhe ata që i përkasin Ciro Immobiles janë vërtet të denjë për rekorde. Me dy rrjetat kundër Beneventos, bomberi i Lazios ka prekur kuotën e 36 golave sezonalë, duke kaluar edhe një legjendë të klubit lacial si Chinahlia, e duke vendosur primatin e ri në historinë e ekipit.

11:38
Përplasjet me Turqinë, ushtria greke në alarm “portokalli”

Megjithëse në qendër të politikës së saj ndaj Ankarasë, Athina ka vendosur moton “vetëpërmbajtje deri në maksimum”- ka disa javë që forcat e ushtrisë greke janë në alarm ‘portokalli”.

11:32
25 dëmtime në një vit, Roma në emergjencë ndaj Barçës

Në vigjiljen e një përballjeve të rëndësishme kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve, Roma duhet të llogarisë veç vështirësisë së madhe të kundërshtarit, edhe lojtarët që janë në infermieri.

11:29
10 qytetet më me stil në botë, 4 janë vetëm në Itali

Stili është i ndryshëm në të gjithë botën, edhe pse disa qytete njihen për modën e veçantë.

11:27
100 vjet në ajër! – FOTO

Forca Ajrore Mbretërore britanike ka festuar një ditë më parë 100 vjetorin e krijimit. Ishte pikërisht 1 prilli i vitit 1918 kur lindi RAF.

11:24
Kylie Jenner dhe Travis Scott dhuratë madhështore për Stormin

Familja Kardashian-Jenner ka vendosur që festën e Pashkëve ta festojnë të gjithë bashkë, në një festë mjaft luksoze.

11:24
“Loja e të mbijetuarit”, Veliaj: U shtuan terrenet sportive, ra numri i kafeneve

“Survivor Games” është kampionati më i ri që i shtohet kryeqytetit, një sport në natyrë që promovon jetesën aktive në natyrë me pjesëmarrjen e 16 skuadrave.

11:23
Kundër Polonisë dhe Bjellorusisë, publikohet lista e kombëtares së femrave

Skuadra përfaqësuese A e femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për të përgatitur ndeshjen zyrtare eliminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte në datë 6 prill në Poloni.

11:16
Një tjetër korsi për biçikleta në Tiranë drejt fundit

Një tjetër korsi për biçikleta po përfundon në Tiranë dhe bëhet fjalë për atë tek Liqeni, i cili do të jetë gati shumë shpejt.

11:10
Bahrein, zbulohet fusha më e madhe me naftë në 90 vite

Bahreini ka zbuluar fushën më të madhe të naftës në gati 90 vjet. Pasuritë natyrore që fshihen aty i bëjnë të duken të vogla rezervat aktuale të mbretërisë së gjirit, thuhet në njoftimin zyrtar të saj ku shpjegohet se fusha e re gjendet në pellgun e Khaleej al-Bahrain-it, pranë brigjeve perëndimore të vendit.

11:07
Kur Elsa Pataky “çmend” Spanjën

Ajo është 41-vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve, por pavarësisht kësaj gëzon linja perfekte fizike.

11:00
Tjetër protestë në Kavajë, kundër prishjes së ndërtimeve në Spille

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit, një tjetër protestë është ndezur në Kavajë.

10:57
Kur Harper Beckham i “vjedh” vëmendjen prindërve të saj

Festa e Pashkëve e ka gjetur familjen Beckham në Miami.

10:54
Srebrenica, e vërteta e sikletshme dhe instrumentalizimi nga Erdogan

Presidenti turk iu rikthye gjenocidit të 21 viteve më parë për të denigruar Holandën, por ky është një rast që të flasim për anët e errëta të asaj masakre.

10:54
E “tradhtoi” ndërsa ishte shtatzënë, shpenzon 100 mijë paund për 32-vjetorin e saj!

U bë pjesë e një skandali vitin e kaluar, pasi u kap me një tjetër femër, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

10:53
Paguan picat me euro false, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në prang anjë 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë me akuzën e falsifikimit të monedhave.

10:52
Umtiti “kërcënon” Barcelonën

Në një intervistë për Canal+, Samuel Umtiti ka hedhur sinjale kërcënuese ndaj drejtuesve të Barcelonës.