“Liberty Media” përballet me një sfidë të madhe, rritjen e spektaklit në Botërorin e Formulës 1, që do të thotë rritje e audiencës për këtë kampionat.

Për këtë arsye, kompanisë amerikane i duhet të marrë masa të tjera për ta arritur këtë objektiv.

Një opsion është zhvillimi i një “gare” ditëve të shtuna. Kjo garë, që do të paraprihet nga provat kualifikuese, do të jetë e shkurtër. Pilotët që do të përshkojnë 100 km dhe ajo do të përcaktojë linjën e nisjes së pilotëve për garën e plotë që zhvillohet të dielave. Ajo nuk do të ketë kufizime në karburant, as për gomat, dhe do të zhvillohet në orarin me audiencën maksimale.

Renditja përfundimtare e kësaj gare do të përcaktojë edhe nisjen e asaj që do të zhvillohet të dielave.

Për sa i përket ditës së premte, kur kryhen provat e lira, ideja është që admiruesit e Formulës 1 të kenë mundësi t’iu afrohen makinave, gjë që do të justifikojë disi çmimet e larta të një pjese të biletave që do të vihen në dispozicion të fansave për këtë ditë provash.

Por, ky plan bie në kontradiktë me atë që “Liberty Media” ka ndërmarrë për të reduktuar shpenzimet, si dhe kufizimet që kanë hyrë tashmë në fuqi, siç është përdorimi i vetëm 3 motorëve gjatë të gjithë sezonit. Kjo do ta bënte zhvillimin e një gare ditën e shtunë diçka që del jashtë kornizave.

Top Channel