Festa e Pashkëve e ka gjetur familjen Beckham në Miami.

Të gjithë së bashku, Victoria, David dhe katër fëmijët e tyre kanë marrë pjesë në festimet e zhvilluara të dielën në mbrëmje në Florida, në kuadër të festës së Pashkëve.

Por ndërkohë që po shikonte finalet e tenisit të Miami Open Men me vëllain e saj të madh Brooklyn dhe babain, David, vajza e vogël e familjes ka qenë ajo që ka tërhequr të gjithë vëmendjen.

Në fotot e publikuara, e gjithë familja e ulur në stadium dukej mjaft entuziaste, përveç Harper, e cila dukej mjaft e përgjumur.

Pavarësisht kësaj, vogëlushja ka vijuar të ndjekë ndeshjen, deri në përfundimin e saj, e më pas është fotografuar teksa largohej me familjen e saj.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel