Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Ka një çelës që tentohet të përdoret sa herë kërkohet t’i ulet vlera një proteste: është ngjyrimi politik i saj. Një përpjekje e tillë vazhdon edhe për protestën e së shtunës në rrugën e Kombit, kjo edhe pse kuksianët në qytetin e tyre dhe në Tiranë po shfrytëzojnë çdo rast për të treguar se protesta ka vetëm ngjyrën e tyre dhe ky bashkim është ai që u dha zemër për refuzimin e tarifës së kalimit në këtë rrugë.
“Partitëpolitike duhet të bëjnë dorëheqje të gjithë, si Edi Rama, si Lulzim Basha”, thotë një prej tyre.
Reagimi i unifikuar nisi me deklaratën e shoqatës “biznesi për biznesin” në Kukës dhe u pasua dhe nga një qëndrim i të dy krahëve në Këshillin bashkiak atje për të mbështetur protestat qytetare. E pranuar si protestë e tillë u duatrokit masivisht në rrjetet sociale edhe pse kulmoi me përleshje me policinë, djegien e kabinave dhe daljen jasht funksioni të sistemit të vjeljes së tarifës së kalimit në rrugën e kombit.
Qeveria reagoi ashpër pas shkatërrimin të asaj që e quajti pronë të përbashkët. Shqetësim reflektoi dhe opozita, teksa kërkonte të gjente vendin e saj për t’i bërë jehonë protestës.
Ajo që nxori përfundimisht në skenë politikën ishte vala e arrestimeve. Edi Rama etiketoi kundërshtarin e tij si zjarrnxitësin e Tiranës, ndërsa Lulzim Basha akuzoi kryeministrin për arrestime politike.
Demokratët në Kukës e Tiranë mbështetën protestën për lirimin e të arrestuarve, ndërsa socialistët e Kukësit pas solidaritetit në këshillin bashkiak, nuk njihen më të tillë nga kryetari i tyre.
E ndërsa këto reagime vazhdojnë dhe të ndaluarit janë ende pa masë sigurie, spikat sforcoja e kuksianëve për të treguar se po protestojnë për veten dhe se nuk është rasti të shohin parti prapa krahëve.
Top Channel