Kurset profesionale, Rama: Të hapen edhe për ata që janë në moshë madhore

02/04/2018 14:27

Gjatë fundjavës që kaloi në Vlorë, Kryeministri vizitoi edhe Shkollën Industriale të qytetit, ku u njoh me programet e ndryshme të arsimit profesional, nga ato kompjuterike dhe elektronike deri tek ato mekanike. Këtu gjeti edhe të tjerë që timonin e donin të gjithin për vete.

“Ti s’ja lëshoke timonin njeriut”, i thotë Rama një nxënësi.

Rama përgëzoi bashkëpunimin e shkollës me sipërmarrjet, që përveç praktikës mundëson punësimin e nxënësve.

“Sistemi i bashkëpunimit me ndërmarrjet, lidhja e nxënësve me vendin e mundshëm të punës në ndërmarrje është çelësi i suksesit’, tha Kryeministri.

Kryeministri kërkoi që kurset të hapeshin edhe për ata në moshë madhore që kërkojnë të trajnohen për të gjetur një punë.

“Kemi mundësi të rrisim kapacitetet për trajnimin e atyre që janë në mosha jashtë shkollore që kërkojnë punë dhe kanë vështirësi të gjejnë, ndaj duan të trajnohen”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sipas Ramës, hendeku shumë vjeçar pa arsim profesional kërkon kohë të kapërcehet por edhe prindërit, theksoi ai, kanë filluar të kuptojnë se kjo është rruga drejt punësimit real.

Top Channel