Vjedhjet e makinave mund të jenë të rralla, por akoma edhe më të rralla janë rastet kur ato janë vjedhur bashkë me fëmijët brenda.

Në SHBA, kamerat e sigurisë së një pike karburanti tregojnë një person që del nga një makinë “Kia Rio” me një fëmijë në krahë dhe vrapon drejt punonjësit të karburantit duke bërtitur “Merrni fëmijën! Merrni fëmijën!”

Padyshim që autori i kësaj vjedhje nuk do e kishte menduar kurrë që do t’i hynte një telashi të tillë.

Fatmirësisht fëmija është bashkuar shumë shpejt me prindërit e alarmuar, ndërkohë që po punohet edhe për arrestimin e autorit të vjedhjes, i cili nga halli është filmuar nga kamerat.

Top Channel