Mënyrat që kanë zgjedhur personazhet VIP, për të uruar festën e Pashkës janë të ndryshme.

Kështu, këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka zgjedhur ta urojë e “zhveshur”.

Në rrjetin social Instgram Rita ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme dhe me veshët e lepurushit. Por foto të tilla kanë hasur me kritika të shumta pasi sipas fansave të saj kjo lloj veshje nuk duket aspak e përshtatshme për këto lloj festash fetare.

Dua Lipa është një tjetër këngëtare shqiptare, urimi i së cilës nuk ka munguar në këtë festë. Por Dua, ndryshe nga Rita urimin e ka bërë e veshur.

Sigurisht që në këtë ditë nuk mund të mungonte urimi i divës së muzikës, Jennifer Lopez, e cila në videon e publikuar shfaqet me një këmishë nate, duke hapur pakon e pashkëve.

Ndërsa këngëtari Justin Bieber urimin e tij ka zgjedhur ta bëjë duke u maskuar si lepurush.

Por urimi më i “çmendur” ka qenë ai i Miley Cyrus, e cila e veshur si lepurushe shfaqet krah një personi tjetër të veshur si lepurush. Këngëtarja shfaqet e ulur krah tij duke uruar festën.

Ndërsa ndryshe nga koleget e saj, Kim Kardashian në këtë ditë është veshur dhe mbuluar. Urimin e saj Kim e ka bërë duke u shfaqur mjaft elegante përpara fansave të saj.

Elsa Pataky, Kaia Gerber, Pascal Craymer, etj, gjithashtu kanë zgjedhur të zhvishen në festën e Pashkës, pasi urimet e tyre i kanë bërë nga plazhet më të bukura në botë, ku janë duke kaluar edhe disa ditë pushimi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel