Xhiroja e Flandrave, Terpstra fiton mes “aksidentesh”

02/04/2018 11:56

Çiklisti holandez Niki Terpstra arriti të fitonte Xhiron e Flandrave, një tur prestigjioz dhe më i madhi mes klasikeve të Veriut në këtë disiplinë. Në edicionin numër 102 të këtij aktiviteti sportisti nga Holanda i rezistoi deri në fund sulmeve të italianit Vinçenco Nibali që u dorëzua 27 kilometra nga finishi.

Niki Terpstra ishte fituesi i merituar i Xhiros së Flandrave dhe i dhuroi një triumf të bukur skuadrës së tij Kuik Step Flor. Supremacisë së holandezit iu dorëzua edhe kampioni i botës dhe favoriti kryesor që në nisje, Peter Sagan, që provoi të ndalte sprintin e Terpstra, por pa sukses.

Për t’u shënuar gjithashtu një aksident masiv që përfshiu dhjetëra çiklistë dhe që shkaktoi të lënduar. Disa prej protagonistëve u përplasën në një pjesë të cirkuitit duke shkaktuar dhe bllokimin e përkohshëm dhe një kaos që mbretëroi disa minuta.

Top Channel