Ka vendosur të lërë pas ngjarjet e jetës së saj dhe të festojë Pashkët.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren, Selena Gomez, e cila këtë të dielë u fotografua teksa zbriste nga makina e saj e veshur mjaft elegante.

Me një fustan të gjatë pranveror, atlete të bardha dhe një triko ngjyrë kafe të hedhur krahëve, Selena dukej mjaft mirë teksa i drejtohej kishës në Los Anxhelos.

Këngëtarja pak javë më parë i dha fund marrëdhënies së saj me Justin Bieber, dhe duket se rikthimi i tyre është shumë larg, duke qenë se këngëtari ditët e fundit është fotografuar nën shoqërinë e disa femrave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel