25 dëmtime në një vit, Roma në emergjencë ndaj Barçës

02/04/2018 11:32

Në vigjiljen e një përballjeve të rëndësishme kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve, Roma duhet të llogarisë veç vështirësisë së madhe të kundërshtarit, edhe lojtarët që janë në infermieri.

Skuadra e futbollit italian numëron shumë të dëmtuar këtë vit dhe i fundit që shqetëson trajnerin Di Francesko është belgu Radja Nainggolan. Të mërkurën në Kamp Nou do të duhet një mrekulli për të ndalur Barcelonën, por në kampin roman situata vështirësohet nga dëmtimet.

Nainggolan sipas mjekëve do të mungojë, por për zyrtarizimin do të pritet dita e ndeshjes. Pellegrini do të tentojë rikuperimin “in ekstremis” ndërsa me mungesën e Under, nga minuta e parë do të jetë vetëm Dzeko, kërcënimi për prapavijën katalanase.

Mbrojtja e Romës do të jetë ajo e të gjithë titullarëve, duke përjashtuar surprizat e hidhura të minutave të fundit. Në fundin e sezonit gjithsesi drejtuesit kanë premtuar një analizë dhe bilanc për 25 dëmtimet e lojtarëve, thuajse të gjithë të natyrës muskulare. Këto probleme do të sjellin me të gjitha gjasat, largimin e përgatisëve atletikë amerikanë, Norman dhe Lippi.

Top Channel