Për sulmuesit duhet të flasin numrat dhe ata që i përkasin Ciro Immobiles janë vërtet të denjë për rekorde. Me dy rrjetat kundër Beneventos, bomberi i Lazios ka prekur kuotën e 36 golave sezonalë, duke kaluar edhe një legjendë të klubit lacial si Chinahlia, e duke vendosur primatin e ri në historinë e ekipit.

Në një sezon të vetëm, asnjë futbollist nuk kishte arritur të shënonte kaq shumë me fanelën e bardhekaltërve dhe nisur nga statistikat e sulmuesit, ambiciet e Lazios për në Ligën e Kampioneve do të varen pikërisht nga kjo. Immobile ka shëuar 26 gola në Serie A këtë sezon, 6 në Europa League, 2 në Superkupën e Italisë dhe dy në Kupë.

Ka një kontrast të pashpjegueshëm mes paraqitjes së Immobile në kombëtaren italiane dhe në atë me Lazion. Me përfaqësuesen, sulmuesi duket i ngathët dhe aspak efikas, ndërsa me klubin e tij numëron 36 rrjeta në 39 ndeshje, statistika të destinuara të përditësohen.

Immobile arriti të thyejë një rekord që duronte prej sezonit 1973-74. Asokohe sulmuesi i Lacios, Giorgio Chinaglia u bë me 34 gola, më i miri në historinë e klubit kryeqytetas. Për Këpucën e Artë, sulmuesi rivalizon me Icardi dhe Dzeko, si për ironi të fatit lojtarë që militojnë në skuadrat që kërcënojnë edhe vendin në Champions për Lazion.

Top Channel