Plot 13 vite më parë do të shuhej Gjon Pali i II-të (Giovanni Paolo II), i pari Papë jo italian pas 455 vitesh që drejtonte Kishën Katolike Romane, e njëkohësisht i vetmi polak i historisë së kësaj kishe.

Papati i tij zgjati 26 vite, 5 muaj dhe 17 ditë, duke u futur në histori si i katërti më i gjatë i të gjitha kohërave.

“Vrapuesi i Zotit”, apo Papa i njerëzimit ishte një shembull për të gjithë.

“Do t’iu thonë se nuk jeni mjaftueshëm të zotë, por mos u mashtroni. Jeni shumë më të mirë sesa ç’duan të tjerët që ju të besoni se jeni. Merrni në duar frerët e jetës tuaj e bëni një kryevepër”, do të thoshte dikur ai përpara besimtarëve.

Papa Wojtyla ia dedikoi jetën e tij një misioni: të ndërtonte një urë marrëdhëniesh mes kombeve të besimeve të ndryshme.

“Ashtu si në kohën e heshtave e shpatave, edhe sot në epokën e raketave, ajo që vret përpara armëve është zemra e njeriut”, është një tjetër prej thënieve të shquara të tij.

Pikërisht për dashurinë që diti të dhuronte për të tjerët, Papa Gjon Pali i II-të do të hynte në zemrat e të gjithëve. Askush nuk do të mund ta harrojë.

“Mos kini frikë!”, ishte mesazhi i tij më i rëndësishëm kundrejt të gjithëve.

Top Channel