E enjte, 05 Prill 2018
20:55
“Amsterdam Arena” ndryshon emër në nder të legjendës

Stadiumi i Ajaksit, “Amsterdam Arena” do të marrë zyrtarisht emrin e legjendës holandeze të futbollit, Johan Cruijff.

20:40
Bashkia jep leje sipas VKM-së, IKMT-ja kërkon shembjen e godinave

Projektin, që qeveria shqiptare në vitin 2016 e cilësoi një model për investimet në bregdetin shqiptar, sot e cilëson të paligjshëm, duke kërkuar shembjen e lokaleve të ndërtuara me leje provizore sipas kontratave të formuluara me VKM.

20:33
Del në ankand Ferrari i legjendarit Gilles Villeneuve (Foto)

Ferrari 308 GTS i Gilles Villeneuve, që iu dhurua ish-pilotit të Formula 1 nga Enzo Ferrari pasi firmosi kontratën, do të dalë në ankand në 12 maj, në Montekarlo.

20:20
Dinastia e artistëve Koço. Nga Tefta Tashko, te stërmbesa Anna

Përveçse një divë në skenën shqiptare, Tefta Tashko Koço përfaqësonte edhe modelin e gruas të emancipuar.

20:15
Bojkot universitetit koreano-jugor, shkak “robotët vrasës”

Studiuesit e inteligjencës artificiale nga thuajse 30 vende kanë bojkotuar një universitet koreano-jugor, pasi druhen se bashkëpunimi i një prej laboratorëve të tij të rinj me një prodhues armësh do të krijojë robotët vrasës.

19:53
Televizioni iranian censuron logon e Romës… për gjinjtë e ujkonjës!!!

Televizioni shtetëror iranian ka censuruar gjinjtë e ujkonjës në logon e klubit të futbollit AS Roma, gjatë ndeshjes që skuadra italiane luajti ndaj Barcelonës, në Champions League.

19:43
Kukës, protestuesit bllokojnë për 10 minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit

Kuksianët vijuan edhe gjatë kësaj të enjteje protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.

19:36
Deklarata që ndezi debatet, nga buroi kërkesa për përjashtimin e Ramës

Sapo kishin nisur të paguanin për kalimin në Rrugën e Kombit dhe kundërshtitë po rriteshin. Sqarimet e para kryeministri i dha pak ditë më pas në seancën parlamentare të 29 marsit. I vendosur dhe me besimin se do të ishte shterues, Edi Rama nuk shihte protesta në horizont. Në fund një fjalor që nuk e kishte menduar se do t’i hapte punë.

19:32
“Ngrihet, s’ngrihet” thjesht metaforë! Mazhoranca rrëzon kërkesën për përjashtimin e Ramës

Kërkesa e LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit është rrëzuar.

19:28
Protestat rikthehen të martën, Basha: Shqiptarët u bashkuan! Rama pranoi fajin

Në orët e pasdites së të enjtes, Lulzim Basha bëri një bilanc të ditës së parë të mosbindjes civile, ku opozita bllokoi katër akse rrugore nacionale.

19:04
Indinjatë në rrjet, policia dëboi me dhunë emigranten shtatzënë

Një indinjatë të thellë kanë shkaktuar pamjet e përfunduara nëpër rrjetet sociale, të policisë franceze që nxirrte jashtë një treni një emigrante shtatzënë. Pamjet janë publikuar nga 3 studentë francezë e kanë bërë xhiron e botës.

19:04
A do të sfidojë SHBA “Ariun” dhe “Dragoin”?

A do të pranojnë Shtetet e Bashkuara realitetin, apo do të vazhdojnë të sfidojnë Ariun dhe Dragoin? Pyetja e ngritur në mediat ruse lind pas afrimit (edhe ushtarak) të Moskës me Pekinin.

19:01
35-vjetori i karrierës, Kastriot Tusha mbledh artistët më të mirë në koncert

Kastriot Tusha do të mbledhë artistët më të mirë shqiptarë në një koncert për 35-vjetorin e karrierës së tij.

18:53
Rinis protesta në Kukës, kërkohet lirimi i 11 personave që u lanë në burg

Në Kukës ka rinisur protesta për lirimin e të arrestuarve, ndaj të cilëve një ditë më parë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit.

18:49
Gazetarja nuk e njihte, Kastriot Tusha kujton momentin e sikletshëm

Kastriot Tusha, i ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, kujtoi momentin kur një gazetare kulture që po e merrte në intervistë, e pyeti nëse ishte artist.

18:47
“Kupa e Amerikës”, një i ftuar special në edicionin e 2019-s

Ajo quhet “Kupa e Amerikës”, por futbolli spektakolar i kufizuar në vetëm dy kontinente, në vitet e fundit ka marrë një përkufizim më të gjerë.

18:33
Ndërron jetë 3-vjeçari në Durrës, hetohet kopështi. AKU merr mostra nga ushqimi

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa mjekët dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e tij.

18:24
E dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 43-vjeçarja në Tiranë

Një 43-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpolin me qëllim ekstradimin e saj në drejtim të Italisë.

18:21
Johansson dhe Downey Jr. bëhen gati për të shpëtuar Universin (Foto)

Scarlett Johansson dhe Robert Downey Jr. do të udhëheqin superheronjtë e botës në filmin e ri “Avengers: Infinity War”, që do të shfaqet për herë të parë në kinema në datën 4 maj.

18:17
Hetohet për tjetërsimin e pronave, Malota i bashkohet Vllaznisë

Mes personave që po hetohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota.

17:55
Opozita mblidhet pas bllokimit të rrugëve, shqyrtohet zgjerimi i protestës

Pas protestës duke bllokuar katër akse nacionale gjatë paradites, pasdite drejtuesit e opozitës janë mbledhur për në selinë e Partisë Demokratike.

17:47
Çfarë fshihet në Trekëndëshin e Bermudës? Studiuesit: Retë “sillen” çuditshëm

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gjurmë në këtë pjesë të planetit tonë.

17:44
Chelsea nuk redukton pagat, edhe nëse mbetet jashtë Championsit

Chelsea është në vendin e pestë në klasifikimin e Premier League, ndërsa çështja e kualifikimit për në Champions është shumë e komplikuar për “blutë” e Londrës, pasi diferenca me vendin e katërt që mbahet nga Tottenhami është 8 pikë.

17:37
Liverpool, Salah do të humbasë derbin me Evertonin

Liverpooli do ta kursejë futbollistin më në formë të momentit, në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin anglez, Premier League, edhe pse kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme në derbin e “Merseyside”.

17:26
Gattuso rinovon deri në 2021-shin me Milanin: Faleminderit për besimin!

Përpara të gjithë tifozëve kuqezinj, në një mënyrë “high tech” përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook, administratori i deleguar Marco Fassone dhe trajneri Gennaro Gattuso kanë firmosur kontratën e re të këtij të fundit.

17:25
Një mburojë në atmosferë kundër ngrohjes globale, projekti i shkencëtarëve gjen mbështetje

Ngjason më shumë me një skenar filmi fantastiko-shkencor hollivudian, por është i vërtetë.

17:24
Tentoi disa herë vetëvrasjen, “Mini Unë” shtrohet në spital

Aktori Verne Troyer, i cili u bë i famshëm me interpretimin e personazhit “Mini Unë” në filmin komedi “Austin Powers”, është shtruar në spital pas problemeve të rënda që ka me alkoolin dhe pasi ka tentuar disa herë vetëvrasjen.

17:06
I refuzojnë amendimin e ligjit që propozoi vetë, Majko largohet nga salla e Parlamentit

Pandeli Majko nuk e votoi ligjin e tij për Diasporën. Ministri i Shtetit u largua përpara votimit final të draftit, pasi grupi i tij parlamentar refuzoi një amendament të paraqitur përmes relatorit Adnor Shameti, mbi Këshillin Shtetëror për Diasporën.

17:04
Riaktivizimi i ekipit të Asociacionit mirëpritet nga BE

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, Maja Koçijançiç tha se ka mirëpritur njoftimin se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë mandatin ekipit menaxherial për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

16:58
U largua nga Barcelona, u largua nga Champions-i (Foto)

Që kur u largua nga stoli i Barcelonës pas përfundimit të sezonit 2011-2012, me 2 Champions League të fituara si trajner, Pep Guardiola nuk ka mundur dot më t’i afrohet trofeut më të rëndësishëm për klube në Evropë.

16:56
Samiti BE-Ballkan rrezikon të shndërrohet në dështim

Samiti i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje, sipas “Radios Europa e Lirë” rrezikon të shndërrohet në një dështim të madh për bllokun, derisa shtetet anëtare diskutojnë rreth faktit nëse takimi duhet të rezultojë me një deklaratë të përbashkët, apo diçka më të vogël.

16:49
F1, Alonso: Mclaren, pretendent për podiumin

Fernando Alonso ka besim se makina McLaren mund të luftojë për 3 vendet e para në Çmimin e Madh të Bahreinit, garë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

16:48
U var 140 vite më parë, fiton pafajësinë

Myles Joyce përfundoi në litar së bashku me dy persona të tjerë si bashkëautorë të një masakre ku mbetën të vrarë pesë anëtarë të së njëjtës familje.

16:47
Helmimi i ish-spiunit, vajza e ndërgjegjësuar: Po përmirësohem dita-ditës

Policia britanike ka lëshuar një deklaratë në emër të vajzës së ish-spiunit rus, Sergei Skripal, e para kjo që prej ngjarjes së 4 marsit kur ajo dhe i ati i saj u helmuan përmes një agjenti nervor në Salisbury.

16:38
Fleckenstein: Nuk ka arsye që Shqipërisë t’i vihen kushte për hapjen e negociatave

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar në një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se “nuk ka më asnjë arsye që Shqipërisë t’i vihen kushte për hapjen e negociatave”.

15:51
Theodhor Masllavica, në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Theodhor Masllavica zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në përfundim të procesit zgjedhor të kësaj të enjteje në këtë federatë rezultoi se Masllavica fitoi 19 vota kundrejt 2 të rivalit të tij, Ilir Topuzi.

15:46
Dinosaurët nuk u zhdukën nga asteroidi, u “helmuan”

Dinosaurët janë zhdukur shumë kohë përpara se asteroidi që mendohet se solli shfarosjen e tyre të godiste tokën, pretendojnë dy ekspertë nga Universiteti i Albany në New York.

15:32
PD: Videokonferenca e Ramës me njerëzit e vet dhe jo kuksianët

Për Partinë Demokratike videokonferenca e kryeministrit Edi Rama nuk ishte me qytetarë të thjeshtë të Kukësit, por me njerëz që kanë poste kyçe në administratë në Kukës.

15:29
Sauditët hapin kinematë, të parat që prej vitit 1970

Kinematë në Arabinë Saudite do të hapen në 18 prill për të parën herë që prej viteve 1970 dhe filmi që do të mbushë ekranet e tyre është “Pantera e Zezë”.

15:24
100 orë “vuajtje” për Justin Bieber

Justin Bieber padyshim që është shumë krenar për koleksionin e tij të zgjeruar të tatuazheve në trup.

15:23
Gjykata, vendime kontradiktore, paqartësi për vijimin e punës me dosjet

Çdo dosje që është hetuar dhe gjykuar tek Krimet e Rënda para datës 1 gusht 2017 do të ngelet tek Krimet e Rënda.

15:15
Zuckerberg nuk lëshon Facebook-un

Edhe pse pozicioni i tij nën shenjen e pikëpyetjes pas skandalit të të dhënave, Mark Zuckerberg këmbëngul se mbetet personi i duhur për të drejtuar rrjetin më të madh social të botës.

15:06
Turqi, “gylenisti” vret 4 arsimtarë në Eskisehir

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje 4 arsimtarë në Universitetin e Eskisehirit, në veriperëndim të Turqisë.

15:05
Kundërshtohet TVSH-ja; Tregtarët e vegjël në Korçë, në protestë

Aplikimi i taksës së TVSH për biznesin e vogël në Korçë është shoqëruar me një protestë nga tregtarët të cilët kanë pezulluar aktivitetin për dy orë.

15:05
Futbollisti 9-vjeçar siguron një kontratë të majme sponsorizimi

Të kesh futbollistët më të mirë në botë nuk të mjaftojnë vetëm paratë, por duhet më parë që dikush ti zbulojë ata. Në Amerikën Latine një gjë e tillë nis që në mosha të vogla, me adoleshentë, madje edhe me fëmijë që janë ende në fazën e zhvillimit.

14:58
Tregtarët mbyllin dyqanet, kundërshtojnë taksimin me TVSH

Biznesi i vogël të tregu i qytetit të Nxënësve në Tirane uli qepenat në shenjë proteste për përfshirjen në skemën e TVSH.

14:54
Mediat italiane: 19-vjeçari i Partizanit në objektivin e Shtutgart

I saposhpalluri në Shqipëri si futbollisti i muajit mars, shkruan “Tuttomerkatoweb”, Esat Mala është vëzhguar nga afër në ndeshjen Kamza – Partizani nga menaxherë të klubit gjerman që është në kërkim të një mesfushori me cilësi të larta teknike.

14:40
Protesta e opozitës, Xhafaj: E paligjshme. Vlerësim strukturave të policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” për protestën e ditës së sotme të opozitë, e cila bllokoi 4 akse kryesore në vend.

14:38
Naftëtarët e Ballshit anulojnë protestën e të premtes, afat deri të hënën për kërkesat

Naftëtarët e Ballshit megjithëse kanë arritur një marrëveshje me këshilltarin e ministrisë së Energjisë, Ilir Bejtja, nuk kanë besim në premtime, duke iu referuar dhe videokonferencës me kryeministrin Edi Rama në janar.

14:33
LSI kërkon dënimin e Ramës: Rrugaç në Kuvend, shkeli rregulloren

Grupi parlamentar iu LSI kërkon dënimin e kryeministrit Edi Rama për shkelje të rregullores së Kuvendit.

14:21
Durrës, fëmija 3 vjeç mbërrin pa jetë nga kopshti në spital

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në urgjencën e spitalit të Durrësit. Te dhënat e para bëjnë të ditur se ai është dërguar me urgjencë nga një kopësht privat në spitalin rajonal të Durrësit.

14:17
Centimetra larg vdekjes – VIDEO

Në këtë video dallohet momenti kur dy persona po “luajnë” me njëri-tjetrin dhe rrëzohen mbi shina, teksa treni ndodhej vetëm disa metra larg.

14:12
Kur metroja kthehet në një galeri arti – FOTO

A janë këto stacionet më të bukura nëntokësore që keni parë ndonjëherë?

14:07
Recetë/ Quesadilla

Fjala Quesadilla vjen nga fjala spanjolle Queso, që do të thotë djathë, pra fjalë për fjalë, Kesadijas janë pite tortija të mbushura me djathë. Mund ti mbushni me çfarë të dëshironi, por e rëndësishme është që të paktën 50% e mbushjes të jetë djathë.

14:06
Milan humb Champions League, por blindon Gattuson

Milani duke se ka humbur trenin që të çon në Champions League, por nuk ka ndërmend që të humbasë trajnerin Gattuso që duket se e ka ringjallur skuadrën kuqezi.

14:05
Marrëveshja për komunat serbe, qeveria e Haradinajt hedh hapin e parë

Prishtina zyrtare nisi të hedhë hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe.

13:54
Juve ndërron “look”! Blerje të reja në mbrojtje e sulm

Fundi i sezonit pritet të jetë shumë i ngarkuar për drejtuesit e Juventusit që kërkon të vijojë dominimin e tij në Itali si dhe të jetë ende protagonist në Ligën e Kampioneve.

13:43
Rama: Në vjeshtë aeroporti i Kukësit vihet në funksion

Në interpelancën virtuale me qytetarët e Kukësit, përveç taksës së rrugës dhe personave të arrestuar, Kryeministri Edi Rama foli edhe për aeroportin, por edhe për stadium e këtij qyteti.

13:41
Kryebashkiaku i Kukësit, Shehu: Rama të bëjë punën e tij. Të lirohen 11 kuksianët

Banorët e Kukësit i janë bashkuar protestës së opozitës në Milot, prej nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kërkoi sërish lirimin e të arrestuarve të protestës së të shtunës.

13:40
IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini.

13:37
E gjitha vëmendja te Demi! (FOTO)

Format e saj mahnitëse e çuan Demi Rose nga Birmingham në Hollywood.

13:32
Rama: Kryetari i bashkisë nuk është distancuar nga dhuna. Protestuesit nuk i liroj unë

Kryeministri Edi Rama në një komunikim virtual me banorët e Kukësit thotë se nuk e ka takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pasi nuk është distancuar nga dhuna. Ai tha se nuk është ai që liron protestuesit e arrestuar, siç dhe iu kërkua edhe nga të pranishmit, por është punë e organeve të drejtësisë.

13:18
Fleckenstein: Presim hapjen e negociatave, protestat s’do ndikojnë

Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein në një takim me gazetarët në Tiranë theksoi se pret nga BE një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

13:08
Spanjë-Itali 12-1, krahasim “për të ardhur keq” në Champions

Spanja tregoi edhe njëherë superioritein që ka në futboll kundrejt klubeve italiane. Në Ligën e Kampioneve krahasimi mes klubeve të këtyre vendeve është vërtet për t’u ardhur keq për futbollin në vendin e apenineve.

12:50
Financimi partiak në Shqipëri – xhungla gati e padepërtueshme

Transparenca e financimit të partive politike mbetet sipas DW një problematike e vjetër në Shqipëri, ku prej vitesh partitë politike japin shuma luksoze për të lobuar jashtë apo për të organizuar fushata e mitingje, çka është në kontrast të ndjeshëm me varfërinë e vendit.

12:49
Mazhoranca miraton me 75 vota kodin e sjelljes së deputetëve

Pavarësisht mungesës së opozitës, e cila ishte në protestë ditën e sotme, Kuvendi ka zhvilluar seancën e radhës vetëm me deputetët e mazhorancës.

12:47
Ekstremizmi, Borchardt: Policët e burgjeve, trajnim për të identifikuar personat në rrezik

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt thotë se punonjësit e burgjeve dhe shërbimit të provës duhet të trajnohen për të identifikuar ekstremistët dhe personat në rrezik.

12:37
Arrestohen në momentin e shitjes së drogës, sekuestrohen 2 kg kanabis

Dy persona u arrestuan në flagrancë teksa po i shisnin njëri-tjetrit kanabis. Sipas policisë në pranga janë Blendi Stankaj, 46 vjeç dhe Reid Kisha, 22 vjeç.

12:36
NBA, Toronto s’zhgënjen

Toronto nuk zhgënjen në parketin e saj në ndeshjen e radhës në NBA. Në Air Canada Center skuadra e Raptors mposhti rivalët e Bostonit me rezultatin 96-78 duke e blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes kur për të dyja këto skuadra kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga sezoni i rregullt me Toronton që ka 3 fitore më shumë së Celtics.

12:28
Titulli në horizont, por Sarri “provokohet” nga Monaco

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri gjithmonë është munduar t’u shmanget pyetjeve rreth të ardhmes së tij, duke u shprehur se është i përqendruar vetëm te gara për titullin kampion në Serie A, por nga Franca vjen një ofertë joshëse.

12:26
Vajza e Eno Koço, Teuta rikthehet këtë herë për babain

Teuta Koço rikthehet herë pas herë në Tiranë për të dhënë koncerte por këtë rradhë ajo vjen për një arsye të veçantë. Në Universitetin e Arteve do të organizohet një mbrëmje muzikore me rastin e 75-vjetorit të babait të saj, dirigjentit Eno Koço.

12:25
Bjondja seksi e preferuar e amerikanëve (FOTO)

Kate Upton u shfaq për herë të parë në kopertinën e “Sports Illustrated” në vitin 2012, dhe që atëherë është cilësuar si bjondja seksi e preferuar e Amerikës.

12:22
Guardiola: Ka edhe një ndeshje, të bindemi që ia dalim

Fitorja 3-0 e Liverpool ndaj Manchester City i ka dhënë drejtim kualifikimit të gjysmëfinaleve të Champions nga ana e të kuqve.

12:18
Konflikti për pronën, plagosen dy vëllezër në Fushë Krujë

Dy vëllezër janë plagosur pas një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 tek tregu i Fushë Krujës.

12:17
7 zgjidhjet natyrore më efektive për shëndetin – FOTO

Ne të gjithë kemi në shtëpinë tonë një kuti të ndihmës së shpejtë, e cila është e mbushur plot me zgjidhje për dhimbje të ndryshme.

12:16
Gjermanët shpresojnë, Neuer kthehet në stërvitje pas 6 muajsh

Shpresë për Manuel Neuer për të qenë pjesë e Gjermanisë në “Rusi 2018”. Klubi bavarez ka njoftuar sot se për herë të parë pas gjashtë muajsh 32-vjeçari ka nisur të stërvitet me topin, çka bën të mendosh se nuk do ta humbasë Botërorin.

12:15
Mbyllet protesta e opozitës, bllokoi 4 akse kombëtare

Protesta e opozitës, e cila bllokoi 4 nga akset kryesore kombëtare në vend, është mbyllur pak pas orës 12 të mesditës.

12:12
TopAwards/ Argjentina Ramosaj rikthehet fuqishëm në “The Top List”

Argjentina Ramosaj kishte shumë kohë që i mungonte klasifikimit të “The Top List” por këngëtarja është rikthyer fuqishëm, jo vetëm me një por me dy projekte muzikore.

12:03
Vrasja e 17-vjeçares, “The Sun” 50 mijë paund shpërblim për kapjen e autorit

Vrasja brutale e një 17-vjeçareje që çoi në 49 numrin e vrasjeve vetëm për këtë vit në Londër, ka nxitur dhe një prej mediave më prestigjoze britanike që t’i bashkohet nismës për t’i dhënë fund akteve brutale në kryeqytetin anglez.

11:49
“Rikthimi” seksi i Vanessa Hudgens (FOTO)

Vanesa Hudgens u rikthye në vëmendjen e publikut në mars pas shfaqjes së në muzikalin “The Heights” .

11:43
Opozita nuk tërhiqet, Vasili: Asnjë kompromis me qeverinë

Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend për shtyrje të pagesës së tarifës, opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj. Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i përgjigjet në Facebook me katër kërkesat:

11:41
“Për një qeveri të re”/ Parodia nga Çerma e Lushnjes (VIDEO)

Protestuesit në Çermë të Lushnjes kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë proteste, duke ia marrë këngës.

11:32
Kundër TVSH-së, “mbyllen” 100 biznese të vogla në Fier

Rreth 100 subjekte tregtare në pedonalen e re në Fier kanë ulur qepenat në shenjë protestë për përfshirjen në skemën e re të TVSH-së.

11:30
Kryemadhi: Rama është frikacak. Të lirojë kuksianët!

Pas deklaratës së Ramës në Kuvend se nuk do të rifillojë pagesa për Rrugën e Kombit pa gjetur një zgjidhje, ka reaguar nga Elbasani ku është në protestë edhe kryetarja e LSI.

11:30
Rama shtyn pagesën e tarifës, Basha: Po përpiqet të fitojë kohë

Menjëherë pasi Rama tha se nuk do të rifillojë pagesa pa u gjetur një zgjidhje, Basha ka reaguar nga protesta në Vorë, ku tha se kreu i qeverisë thjesht po përpiqet të fitojë kohë.

11:22
Basha, video “live” nga protesta: Kundër qeverisë që burgos qytetarët dhe liron kriminelët

Gjatë protestës në Vorë, ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve, Luzim Basha realizoi edhe një video live në profilin e tij në “Facebook”.

11:21
Tregu ushqimor ul qepenat, tregtarët: Soldiaritet me protestat

Dyqanet e tregut ushqimor pranë zonës së Pallatit me Shigjeta në Tiranë kanë mbyllur qepenat, për tu solidarizuar me protestën e opozitës.

11:17
Filipinet vendim ekstrem, mbyll plazhin e famshëm

Filipinet vendosen mbylljen e destinacionit tejet popullor turistik Boracay për 6 muaj në mesin e shqetësimeve se plazhet e famshme të tij dhe ujërat e kristalta janë shndërruar në një “gropë të madhe septike” prej dëmeve të vazhdueshme mjedisore. Masa nis nga data 26 prill.

11:16
Protestuesit bllokojnë rrugën në Elbasan, por jo ambulancën (VIDEO)

Pavarësisht se katër akse kryesore kombëtare në vend janë bllokuar nga protestat e opozitës, mosbindja civile kursen mjetet e ndihmës së shpejtë.

11:12
Basha mbi bordura, ndihmohet nga qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike iu bashkua qytetarëve ditën e sotme në protestën në Vorë, ku u bllokua rruga Tiranë-Durrës.

11:06
Viza turistike për në SHBA, ambasada: Mos humbni kohë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim ditën e sotme duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë një vizë turiste për në Shtetet e Bashkuara që të mos humbin kohë.

10:58
Kim Kardashian, sërish Photoshop?

Kim Kardashian është akuzuar sërish se ka përdorur Photoshop.

10:57
Europa League, sot çerekfinalet. Atletico synon kualifikimin që në ndeshjen e parë

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e para çerekfinale të Europa League. Në “Wanda Metropolitano” do të luhet derbi iberik mes Atletico Madrid dhe Sporting të Lisbonës.

10:56
Kryemadhi: Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në protestën që po organizohet në Elbasan ku u shpreh se nuk ka demokraci me stabilitet të krimit.

10:54
Luan Rama: Kundër të keqes që ka instaluar kjo qeverisje

Nga Vora, ku opozita ka bllokuar aksin Tiranë-Durrës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama theksoi se kjo revoltë nuk është kundër një individi, por kundër të keqes që ka instaluar qeverisja.

10:49
Foto fantastike nga një tufë drerësh notues

Këto imazhe mahnitëse tregojnë një tufë prej rreth 100 drerësh tek notojnë në një lumë në Chatsworth, Britani.

10:36
Tarifa e rrugës së Kombit, Rama: Nuk rifillon pagesa pa gjetur një zgjidhje

Nga një Parlament gjysmë bosh, ku e dëgjonin vetëm deputetët e tij, Edi Rama u dha kuksianeve lajmin që kërkonin të dëgjonin.

10:33
Mosbindja civile, Basha: Në krah të qytetarëve, kundër regjimit privat kriminal

Lulzim Basha foli nga Vora ku i është bashkuar qytetarëve në protestë duke bllokuar 4 akset kombëtare.

10:30
Lushnje, protestuesit ndalojnë lëvizjen për në jug

Deputetë të LSI-së i janë bashkuar protestës së opozitës në Çermë të Lushnjes.

10:22
Enkeleda Millonai në krye të Prokurorisë së Elbasanit

5 ditë pasi prokurori i Elbasanit, Ardjan Nezha, i paraqiti Kryeprokurores dorëheqjen për arsye shëndetësore, Arta Marku ka caktuar edhe zëvendësuesen e përkohshme të tij.