Me një këmbë në Kupën UEFA, por edhe me finalen e Kupës së Italisë për të luajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure, Milani po mendon edhe për merkaton e kësaj vere.

Kuqezinjtë kanë pasur shumë probleme në sulm këtë sezon dhe synimi është për një lojtar goli.

Pas Madzukiç, që me shumë gjasa do të lërë Torinon në fundin e këtij sezoni, një alternativë e mirë për trajnerin Rino Gattuso duket se është sulmuesi kolumbian Radamel Falcao.

Sipas “Tuttosport”, “djalli kuqezi” po mendon një këmbim kokë më kokë mes kolumbianit të Monacos dhe sulmuesit aktual të kuqezinjve, Andre Silva. Agjenti Jorge Mendes, që kujdeset për interesat e të dy futbollistëve, po punon për një marrëveshje mes klubit nga Principata dhe Milanit.

Top Channel