Dëmtohen kalldrëmet e Korçës, banorët kërkojnë rikonstruksion

09/05/2018 12:30

Lagjia 13 e qytetit të Korçës është një prej lagjeve karakteristike ku janë ruajtur rrugicat me kalldrëm. Vit pas viti ato janë amortizuar, ndërsa banorët tregojnë se ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve apo edhe për rikonstruksionin e rrugës është e domosdoshme.

“Rrugët dytësore janë në gjendje të mjerueshme. Punime janë bërë, por nuk përfundohen”, thonë banorët.

Bashkia e Korçës ka parashikuar një ndërhyrje në rrjetin rrugor të lagjes 13. Sipas të dhënave zyrtare, projekti për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rrugës pritet të nisë zbatimin në verë, por deri atëherë banorëve u duhet të vazhdojnë të kujdesen vetë për kalldrëmet që bëhen të rrezikshme, sidomos në mot me shi.

Top Channel