E premte, 06 Prill 2018
18:40
Pa Stephen Hawking, Elon Musk paralajmëron: Mund të shtypemi nga një robot diktator

Së bashku Bill Gates dhe të ndjerin Stephen Hawking është një nga zërat më të fortë që bën thirrje për kujdes me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njohur gjerësisht si robotët.

18:39
Vijon “lufta”, SHBA shënjestron oligarkët rusë

SHBA ka vendosur sanksione mbi shtatë oligarkë rusë dhe 17 zyrtarë të lartë qeveritarë, duke i akuzuar ata për aktivitete keqdashëse në të gjithë botën. 12 kompani në pronësitë e oligarkëve, një kompani armësh në pronësi të shtetit dhe një bankë, janë po ashtu objekt sanksionesh.

18:34
Brigitte Nilsen përfundon në karrige me rrota

Brigitte Nilsen ka qenë padyshim një nga ikonat e kinemasë në vitet ’80, por duket se nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, madje duket në gjendje të dëshpëruar.

18:15
Champions-i zgjedh egjiptianin Salah para Cristianos

Kur të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo të zgjidhej si lojtari më i mirë i javës në Champions League, pasi “pushtoi” faqet e para të gazetave me roveshatën e tij kundër Juventusit, turneu zgjodhi egjiptianin Mohammed Salah.

18:14
Rama pret në fshehtësi biznesmenët kuksianë: Reduktim i tarifës, jo heqje

Në heshtje të plotë mediatike dhe larg kamerave, Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një darkë pune me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë.

17:59
“Skripal”, Lavrov: Pretekst për të dëbuar rusët! Disa vendeve iu shtrëngua rripi

Rusia i quan provokime flagrante të Perëndimit çështjen Skripal dhe gjithë ato që ndodhen pas helmimit të agjentit të dyfishtë në Britaninë e Madhe.

17:50
PDIU kundër taksës së “Kombit”: Edhe Rruga e Arbrit të jetë pa pagesë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është rreshtuar kundër taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit”.

17:49
Marrëveshja, arbitra edhe nga Finlanda në Shqipëri

Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Finlandë në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.

17:41
Prekëse, kursimet e 5 vjeçarit për luftën kundër kancerit

Një 5-vjeçar ka vendosur që t’i jap mjekut që i kuroi mamanë nga tumori të gjithë pasurinë e tij. Paratë nuk ishin për mjekun, por për luftën kundër kancerin. Një gjest për t’u vlerësuar pavarësisht shumës që ai kishte mbledhur.

17:16
Rebelimi lindor që kërcënon BE më shumë se Brexit

Griff Witte dhe Michael Birnbaum – “Ndasitë e Luftës së Ftohtë janë zhdukur njëherë e përgjithmonë”. Kjo ishte deklarata e atëherë Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi teksa u uronte mirëseardhjen 10 anëtareve të reja të Bashkimit Europian, tetë prej të cilave nga ish-blloku komunist.

17:07
Allegri: E ardhmja ime varet nga motivimi

Massimiliano Allegri dështoi për të disatën herë ta çojë Juventusin në fitoren e trofeut më të rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League. Por duket se edhe pas këtij dëshitmi trajneri italian nuk është dorëzuar ende.

16:53
Basha akuzon Prokurorinë: Palë me Ramën! Po terrorizon qytetarët

Lulzim Basha takoi një grup të protestuesve kuksianë që më 31 mars protestuan në Rrugën e Kombit dhe në përfundim të këtij takimi akuzoi prokurorinë se është bërë palë me Edi Ramën.

16:40
Aston Martin prezanton ekzemplarin e mrekullueshëm unik (Foto)

Në Sallonin e Automobilëve në Londër, që do të mbahet nga 17-20 maj, Aston Martin do të prezantojë një ekzemplar unik të Vanquish S.

16:30
Nuk ka pendesë as 20 vjet më pas: Ishte faull i Ronaldos

Nuk ka dyshim që është një nga rastet më të diskutueshme të histotisë së futbollit: daton më 26 prill 1998, kur Marc Iuliano pengoi në zonë Ronaldon, por arbitri Piero Ceccarini lejoi vazhdimin e lojës.

16:11
I mituri përcillet për në banesën e fundit, policia heton vdekjen e 3-vjeçarit

Policia e Durrësit vazhdon hetimet për vdekjen në rrethana ende të paqarta të fëmijës 3-vjeccar në qytetin bregdetar, ndërsa e ka referuar rastin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

16:09
Conte i vendosur: Nuk dua të largohem!

Të gjithë flasin për largimin e Antonio Contes nga Chelsea, por vetëm trajneri italian mohon këtë fakt. Conte ka përgënjeshtruar edhe ish-sulmuesin e Chelsea, Gianluca Vialli, që pak ditë më parë pohoi se largimi është çështje javësh.

15:52
Durrës, sekuestro preventive hotelit për “ndërtim të paligjshëm”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka regjistruar një procedim penal ndaj një shtetasi, për ndërtimin e një shtese 3-katëshe në mënyrë të paligjshme.

15:35
Festë dhe Pashkë, fundjava në Korçë për ditën e shënuar

Korça pret këtë fundjavë me mijëra turistë dhe pelegrinë që duan të pushojnë apo festojnë Pashkët në këtë qytet. Atmosfera e festës është ndjerë prej ditësh me ritet e kësaj dite të rëndësishme, panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara.

15:34
Mavraj “hakmerret” ndaj Hamburgut, “shkarkon” trajnerin e 21-vjeçarëve

Pak ditë më parë, trajneri i Hamburgut, Christian Titz e dërgoi Mërgim Mavrajn të stërvitej me ekipin e të rinjve, si masë e formës jo të mirë të futbollistit kuqezi.

15:27
Mbijetesa e peshkatarëve/Moli në Vlorë, 25 vite, asnjë investim

Sa hyn në molin e Vlorës përballesh me disa peshkarexha të ndryshkura. Por edhe pse të amortizuara, këto mjete lundrimi mbajnë me bukë shumë familje në qytetin e peshkatarëve.

15:25
Ura 230 vjeçare, po rrënohet

Ura e Kaçarellos një prej monumenteve më të rrallë arkitekturor në zonën e Pogonit, në bashkinë e Dropullit ka nevojë urgjente për restaurim.

15:22
Hipoteka “i ha” 3 dynym, rrëmuja në dokumentat e pronësisë

Musa Tafani nga fshati Marinëz i Belshit është pronar i një parcele bujqësore të fituar me ligjin 7501, por pas azhornimeve që bëri Bashkia, Z. Tafani i del mangët një sipërfaqe prej më shumë se 3 dynym.

15:19
Pas teatrit e ligjit, artistët kërkojnë edhe moshën e pensionit

Të revoltuar ndaj çështjes së Teatrit Kombëtar, statusit të artistit dhe ligjit të ri për Artin dhe Kulturën, anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë i kanë bërë sërish thirrje Ministrisë së Kulturës të reflektojë mbi disa çështje që shqetësojnë komunitetin e artistëve.

15:18
Tregtarët i tremben TVSH-së, te Medreseja në Tiranë tregojnë gjobat që kanë marrë

Nga 1 prilli, bizneset që kanë qarkulluar mbi 20 milionë lekë të vjetra janë automatikisht pjesë e skemës së TVSH-së. Tregtarët e vegjël te Medreseja në Tiranë shprehen të trembur për atë që do ju ndodhë, ndërsa tregojnë se edhe pa TVSH janë të ngarkuar nga taksa dhe tarifa të tjera.

15:13
Arrest në mungesë për Suel Çelën, masa u dha një javë pasi iku nga Shqipëria

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg në mungese për Suel Çelën, si njërin nga protagonistët për ngjarjen e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

15:09
LDK, gati për mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend pas daljes së Listës Serbe në opozitë.

15:07
“Tahiri”, Paloka: SHISH na pengon, nuk na jep certifikata sigurie

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri” identifikon institucionit e parë që sipas tij po zvarrit punën. Ai është Shërbimi Informativ i Shtetit me drejtor të komanduar Helidon Bendon.

15:06
LGBTI më pranë PS e PD, Lu kritikon “homofobët”

Pas një debati të ashpër publik mbi takimet e komunitetit LGBTI në shkollat e Tiranës, hapet një dialog i gjerë mes politikanëve, komunitetit LGBTI dhe forumeve rinore. Nga ky takim, u prezantuan për herë të parë gjetjet e një studimi që flet për angazhimin e partive politike për të respektuar të drejtat e komunitetit LGBTI, si dhe konkluzionet e arritura nga anketa e realizuar brenda komunitetit LGBTI.

15:00
F1, Mercedesi ‘shuan’ kritikat: Nuk kemi buton magjik!

Skuadra kampione e botës në fuqi në garat e Formulës 1 iu përgjigj me ambiciet e saj për të rikonfirmuar titullin, atyre që e akuzonin për dispozitiv të veçantë të përdorur në provat zyrtare.

14:53
Ish-agjenti rus Sergei Skripal del nga “koma”

Një ditë pasi policia britanike publikoi një deklaratë në emër të vajzës së ish-spiunit rus, Yulia Skripal, me anë të së cilës zbulohej se ajo ishte përmendur rreth një javë më parë dhe tashmë po rikuperohej nga helmimi me agjent nervor, mjekët e spitalit të Salisburyt japin lajmin e mirë edhe për të atin, ish-spiunin rus Sergei Skripal.

14:46
Ricciardo dominon provat e lira në Bahrein

Fundjava e Bahreinit në Formula 1 ka nisur nën shenjën e Red Bull dhe australianit Daniel Ricciardo, që mbylli sesionin e parë të provave të lira në krye.

14:46
Shqiptarit i gjendet 1.3 ton hashash në shtëpi, policia italiane e arreston

Një sasi e konsiderueshme prej 1.3 ton hashash u sekuestruan nga autoritetet italiane në banesën e një 18 shqiptari në Romë.

14:46
Më thoni ç’tip jeni, t’iu tregoj ku duhet t’i kaloni pushimet!

Jeni duke planifikuar se ku do t’i kaloni pushimet e verës? Secili prej nesh dashuron gjëra të ndryshme, zbavitet apo rehatohet në mënyra nga më të papërngjashme, si dhe irritohet përballë pengesave të ndryshme.

14:28
Despacito, video më e klikuar e të gjitha kohërave në Youtube

Edhe pse ‘Despacito’ ka mërzitur shumë njerëz në mbarë botën, duke u bërë here pas here edhe vurale, ajo vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës. Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.

14:06
Një kërcim sensual nga Xhamajka…(FOTO)

Emily Ratajkowski nuk di të ndalet.

13:56
Këto ndërtesa do t’iu habisin me format e tyre – FOTO

Kur ndërtoni një shtëpi, në shumicën e rasteve përfundimi është stili tradicional që i ngjason shumë edhe ndërtesave të tjera.

13:55
Marko Gjuriç lejohet të vizitojë Kosovën për Pashkët ortodokse

Marko Gjuriç, njeriu që shkaktoi trazirat e kulmuara në Kosovë me largimin e Listës Serbe nga qeveria, ka marrë lejen për të vizituar vendin, këtë herë në mënyrë të rregullt.

13:48
Asociacioni, serbët janë të pakënaqur me veprimet e qeverisë kosovare

Marko Gjuriç, personi që shkaktoi trazirat në Kosovë, të cilat kulmuan me largimin e Listës Serbe nga qeveria, reagoi pas lajmit se Prishtina nisi përpjekjet e zbatimit të marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

13:36
Ronaldo është në superformë për të qëndruar pushim

Ronaldo është në një formë perfekte për të qëndruar pushim: ndaj Juves portugezi tregoi se është duke shfaqur më të mirën e tij. E thonë edhe numrat, golat dhe veprimet e tij teknike.

13:36
Kosova i njeh të drejtën e refugjatit “gylenistit”

Gati 5 muaj pasi kishte paraqitur kërkesën e tij për azil, të kërkuarit për t’u ekstraduar në Republikën e Turqisë, Ugur Toksoy, i është njohur e drejta e refugjatit në Kosovë. Lajmin e konfirmoi për mediet kosovare vet avokati i tij.

13:23
Reagojnë për Lu, Manjani: Po ndjek debatin për ju në SHBA. Shehu: Jam i shokuar!

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i është përgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke i thënë se po ndjek me vëmendje debatin në SHBA për përfshirjen e tij, sipas raportit të Judical Watch.

13:22
Alarmi i diplomatit: Shqiptarët, në krimin e organizuar në Britani

Kryediplomati britanik në Tiranë, Duncan Norman gjatë një takimi që u zhvillua në Shkodër me të rinjtë për parandalimin e krimit tha se shqiptarët janë të përfshirë në krimin e organizuar, referuar shifrave të vendit të tij.

13:21
Për të mos u humbur! Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

13:14
Një hotel në hapësirë, 12 ditë kushtojnë 6.7 milionë paund!

Duke nisur nga viti 2021 do të keni mundësi që pushimet tuaja t’i bëni edhe në hapësirë.

13:10
“Kukësi”, Meta: E drejtë e qytetarit të kërkojë llogari për taksat

Presidenti Ilir Meta e quan të drejtë të çdo qytetari të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes për çdo taksë që paguan.

13:10
Veliaj dhe Fleckenstein përurojnë qendrën sociale, përfitojnë 170 familje në nevojë

Tiranës i shtohet edhe një qendër e re komunitare, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në njësitë administrative 4 dhe 8, por njëkohësisht edhe si mjedis për zhvillimin e aktiviteteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.

12:52
Topless si Sahara Ray! (FOTO)

Një pjesë e mirë e fotove të Sahara Ray në rrjetet sociale janë topless.

12:31
Qendra shëndetësore pa drita e ujë

Në fshatin Zogjë të Bulqizës, qendra ambulante nuk furnizohet prej dy vjetësh me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

12:28
Kundërshtohet taksa e pronës. Pronarët e apartamenteve: Punojmë vetëm 40 ditë

Taksa e banesës së dytë, e cila do të tatohet nga fillimi i muajit prill, për banorët e Orikumit është një taksë e cila nuk mund të përballohet.

12:26
Në arrati prej dy vitesh, arrestohet bosi i “Ndranghetës”

Bosi deri dje në arrati, i konsideruar si kreu strategjik dhe anëtar i rangut të lartë i organizatës “Ndrangheta”, Giuseppe Pelle është arrestuar gjatë mesnatës nga policia, gjatë një blici të zhvilluar në Condofuri të provincës së Reggio Calabrias.

12:26
Vetëm një gjysmë hapi larg konfliktit

Si në Bosnje ashtu dhe në Kosovë, Serbia e Vuçiçit po shtyn një program të rrezikshëm dhe askush nuk duket se ka ndërmend ta ndalojë.

12:17
Meta: Jemi në kohë konfliktualiteti, duhet fuqizim i shoqërisë civile

Presidenti Ilir Meta kërkon një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”. Ai foli në aktivitetin e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senator”.

12:15
Mes borxheve dhe taksave, tregtarët e Beratit: S’ka fuqi blerëse

Mes tregtarëve të Beratit sundon frika dhe paqartësia. Ndërsa presin efektet e futjes së skemën e re te TVSH një pjese i tremben falimentimit pasi thonë se edhe pa këtë taksë janë në rrezik pasi qytetarët nuk kanë para të blejnë.

12:10
Vasili: Mbështesim kauzën e kuksianëve. Kush mendon protagonizëm politik, antikauzë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se opozita mbështet kauzën e kuksianëve, por nuk bëhet fjalë për protagonizëm politik.

12:07
Foto fantastike që shënjuan historinë

Këto foto na japin një këndvështrim interesant nga e kaluara.

11:58
LGBTI, Lu flet me emra: Këta politikanë të kenë kujdes me komentet

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka preferuar të flasë me emra të politikanëve që kanë bërë komente kundër komunitetit të LGBTI.

11:51
Arben Malaj tani konsull nderi. Hapet në Vlorë konsullata austriake

Qytetarët e Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës do kenë mundësi të përfitojnë shërbime të nevojshme sa i përket asistencës dhe kërkesave të ndryshme që do kenë në vijim lidhur me shtetin austriak në konsullatën e re të Nderit në Vlorë.

11:49
Nuk dekonspiroi përdoruesit, Rusia kërkon bllokimin e aplikacionit “Telegram”

Mbikëqyrësi shtetëror i Rusisë për Telekomunikacionin njoftoi këtë të premte se ka dorëzuar një aktpadi për kufizimin e përdorimit të aplikacionit të dërgimit të mesazheve “Telegram”, pasi kompania refuzoi t’u jepte shërbimeve shtetërore ruse të sigurisë mesazhet “sekrete” të përdoruesve të tij.

11:10
Një braziliane në Hauai

Pas festave tropikale në muajt e fundit, Alessandra Ambrosio i është rikthyer plazhit.

11:08
Nga Birmingham në Hollywood…(FOTO)

Demi Rose njihet për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale që e çuan nga Birmingham në Hollywood.

11:06
Pikturat fantastike në ujë

Të gjithë mund të pajtohemi që uji ka shumë veti të dobishme, por shpesh harrojmë të ndalemi dhe të admirojmë bukurinë e tij të qartë dhe unike, e cila ofron vendet më të bukura në botë të pasqyruara në të.

11:05
Pa rivalë në La Liga, Barça e Valverde shohin drejt rekordeve historike

Barcelona dhe trajneri i saj Ernesto Valverde do të kenë një rast të jashtëzakonshëm përballë një kundërshtari të zakonshëm në La Liga.

11:01
Meta: Sporti sjell dialogun që politika e ka të vështirë ta realizojë

Kreu i Shtetit Ilir Meta mori pjesë në “Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe”, ku tha se sporti mund të bëjë shërbime ndaj paqes e dialogut të njerëzimit, “që politika mund ta ketë të vështirë t’i realizojë.

10:53
MotoGP në Argjentinë, Dovizioso synon rinovimin me Ducatin

Në vigjiljen e një gare të rëndësishme për vijueshmërinë e Botërorit të MotoGP-së, Andrea Dovizioso la të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës me skuadrën e tij, Ducati.

10:52
Si ta kthesh pabarazinë gjinore për pagat në një padrejtësi të së shkuarës?

Të martën tjetër, më 10 Prill, do të lexojmë prapë për hendekun gjinor në lidhje me pagat, se si gratë paguhen 80.5 cent për të njëjtën punë në të cilën burrat paguhen 1 dollar, (sipas Institutit të Kërkimeve për Politika ndaj Grave).

10:43
Donnarumma-Suso, e ardhmja e paqartë. Kaliniç ka pretendime

Në ditën kur Mirabelli premtoi rinovimin me Gattuson si një dhuratë për Pashkët, gjë që ndoshta nuk u respektua me përpikmëri si afat kohor, ai foli edhe mbi dëshirën e klubit kuqezi për të vijuar bashkëpunimin me disa prej lojtarëve kyç të Milanit.

10:40
Ana e errët e fotografisë së përsosur

Fotografia mund të jetë një gënjeshtër e madhe.

10:33
Turizmi, Rama: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det.

10:19
Vrau në ‘97, ekstradohet nga SHBA pas 21 vitesh

Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

10:12
Principata e Monakos, kundër “Liberty Media”-s për bukuroshet joshëse

Një ndër risitë e edicionit të ri të Formulës 1, tashmë nën drejtimin e “Liberty Media”, ishte përjashtimi i bukurosheve me taka të larta e çadra që shoqëronin pilotët në vijën e nisjes së garës zyrtare dhe zëvendësimi i tyre me fëmijë me perspektivë për t’u bërë pilotë.

10:02
Ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

Ndoshta është një moment në martesën e një femre që ajo ka më shumë gjasa të bjerë në krahët e një tjetri.

10:01
Telashet për Facebook nuk kanë të sosur, këtë herë…

Facebook ka qenë në bisedime me institucionet kryesore mjekësorë për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve dhe pacientëve për një projekt kërkimi. Kjo është pranuar nga vetë kompania pas një lajmi të raportuar nga CNBC.

09:51
Sulmoi rivalët në autobus e u vetëdorëzua, ngrihen dy akuza ndaj McGregorit

Ndaj sportistit të arteve të përziera marciale, Conor McGregor, i vetëdorëzuar në policinë e Brooklynit, në Nju Jork, pas përfshirjes në një incident, janë ngritur tashmë dy akuza të rënda: agresion dhe vandalizëm.

09:47
Rihanna bën për vete Milanon – FOTO

Jo vetëm një këngëtare tejet e suksesshme, por tashmë Rihanna po tregon se është e aftë edhe në biznes.

09:40
Kore e Jugut, ish-presidentja dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është dënuar me 24 vite burgim, pasi u shpall fajtore për “abuzim me pushtetin” dhe “detyrim me forcë”.

09:31
Sulmi në universitetin turk, agresori: I sulmova se ishin gylenistë

Personi që vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten i shihte ata si mbështes të klerikut mysliman Fetullah Gylen, thotë agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit.

09:03
Përplasi 10-vjeçaren me furgon, policia e vë në pranga

Policia ka arrestuar në Burrel një 57-vjeçar, drejtues i një furgoni, i cili ka aksidentuar një 10-vjeçare.

08:56
Manchester United kërkon të firmosë me brazilianin e Chelsea

Juan Mata po luan ndeshjet e fundit me fanelën e Manchester United, pasi në fundin e sezonit futbollisti 30-vjeçar do të largohet nga “Old Trafford”.

08:41
Futbollisti i Liverpool mbyll sezonin dhe humbet Botërorin

Emre Can do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi ka humbur dhe Kupën e Botës që starton pas 2 muajsh.

08:36
Dy në pranga për trafikim të narkotikëve, njëri 16 vjeç

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës për trafikim të narkotikëve.

08:27
Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump propozon tarifa të reja

Beteja tregtare mes SHBA dhe Kinës bëhet gjithnjë e më e ashpër.

08:13
Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Tetovë

Një person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të enjtes në Reçicë të Tetovës.

05:56
Merkel planifikon takim me Trump, tri çështje ‘të nxehta’ në tavolinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të presë më 27 prill kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim ku pritet të diskutojnë mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet tregtare dhe ato ndër-atlantike.

04:34
Fair Play Financiar ‘zbret në terren’, klubet gati të japin llogari

Muaji prill për futbollin nuk do të prodhojë lajme vetëm nga fusha e blertë, por edhe nga zyrat financiare të klubeve.

03:09
Gjykata-ish presidentit: Të premten pasdite, hajde në burg!

Gjykata braziliane dha vendimin për të dënuar me 12 vite heqje lirie, ish presidentin brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili akuzohej për korrupsion.

01:46
Marrëdhënia me pornostaren, Trump sqaron pozicionin e tij (Foto)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për herë të parë publikisht, në lidhje me historinë e publikuar në media mbi një skandal seksual me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

00:28
Formimi i qeverisë së re, mision i komplikuar në Itali

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella duket se po has më shumë vështirësi sesa pritej, në detyrën për të bindur partitë e dala nga zgjedhjet e marsit, të krijojnë qeverinë e re.

00:11
Mourinho ofron 40 milionë euro për mbrojtësin e Monacos

Me sezonin drejt përfundimit dhe daljen jashtë garës për trofe të rëndësishëm, Manchester United ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

E enjte, 05 Prill 2018
23:33
Rusia në OKB: Britanikët po luajnë me zjarrin

Rusia ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme” dhe është duke ‘luajtur me zjarri’, mbi helmimin e spiunit në Salisbury.

22:58
Europa League, Arsenali e Lazio dhurojnë gola e spektakël

Mbrëmja e parë e çerekfinaleve të Europa League ka dhuruar spektakël e shumë gola, veçanërisht në dy nga 4 takimet e programuara për t’u luajtur këtë të enjte.

22:41
Taksa e Kombit, Haradinaj: Po të ishim pyetur, mund të paguanim edhe ne nga buxheti ynë

Zërave të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së Kosovës që thonë se nuk janë konsultuar nga Qeveria shqiptare për taksën në Rrugën e Kombit iu bashkua edhe Ramush Haradinaj.

22:41
Strakosha, përballë “makthit” Berisha

Pas një sezoni të kaluar në formë huazimi te Salernitana, në Serie B, talenti i portës shqiptare Thomas Strakosha do të rikthehej në përfundim të sezonit 2015-2016 te Lazio, aty ku veç konkurrencës me një tjetër shqiptar, Etrit Berishën, që kishte luajtur 11 ndeshje si titullar atë sezon, do t’i duhej të bënte llogaritë edhe me portierin e parë të bardhekaltërve, veteranin Federico Marchetti.

22:19
Lazio, Tare: Nga Salzburgu do të veçoja Berishën dhe Dabbur

Salzburgu ishte thjesht kundërshtari i radhës që shorti i hedhur në Nion të Zvicrës iu vendosi përballë italianëve të Lazios, në çerekfinalet e Europa League.

21:40
Lu: Çështja ‘Tahiri’? Jemi pranë ndjekjes penale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku mbi të gjitha foli për reformën në drejtësi dhe arrestimin e atyre të ashtuquajtur ‘peshq të mëdhenj’.

21:33
Gjermania liron me kusht ish-presidentin katalanas

Një gjykatë në Gjermani nuk pranoi akuzën e rebelimit, si arsye për të ekstraduar ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont, ndaj dhe urdhëroi lirimin e tij me kusht.

21:31
Kush është “turistja e pacipë” që u gjobit në Filipine sepse ishte veshur me bikini? (Foto)

Turistja që u ndalua dhe u gjobit nga policia filipinase pasi po bënte xhiro mbi motoçikletë e veshur me bikini, është një modele amerikane me mbi 40 000 ndjekës në Instagram.

21:26
Kryemadhi: Rama të ikë vetë, nëse s’e bën, normale të largohet me luftë

Monika Kryemadhi ripërsërit se tashmë protestën në dorë e ka marrë populli dhe se opozita do të jetë në krah të tij.

21:15
Një hartë grafike gjuhësh që ju lë pa fjalë!

Në planet numërohen plot 7.102 gjuhë, 23 prej të cilave fliten nga mbi 50 milionë njerëz.

20:59
Braktis Bayernin, Ribery “emigron” drejt milionave të Arabisë

Mesfushori francez Franck Ribery do ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

20:58
NBA, Irving i jep lamtumirën sezonit

Kyrie Irving do të operohet sërish dhe do të mungojë në 4-5 muajt e ardhshëm në fushat e basketbollit për Boston Celtics.