Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Një turist britanik është sulmuar në mënyrë brutale nga disa kalimtarë dhe shoferë në Ibiza, pasi u shtir sikur po flinte gjumë në mes të rrugës.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në resortin e famshëm “Cala de Bou”.
Një video nga sulmi, e publikuar në rrjete sociale, tregon se si turisti britanik rrihet me grushta e goditet me shkelma nga të paktën gjashtë persona, ndërkohë që u raportua se dy nga agresorët përdorën brisk dhe shkop për ta sulmuar.
Turisti, rrengu i të cilit nuk shkoi siç duhet, refuzoi të shkonte në spital megjithëse mori ndihmën e shpejtë nga mjekët e emergjencës dhe nuk pranoi t’i denonconte personat që e rrahën.
Policia është në kërkim të dy burrave të cilët po udhëtonin me një automjet tip BMV pasi besohet se ata tentuan të godisnin britanikun me thikë.
Top Channel