Një furgon u përplas pasditen e së shtunës mbi një turmë njerëzish, që ishin ulur jashtë një lokali popullor në qytetin e Münsterit, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Andreas Bode, zëdhënës policie, tha për reporterët se drejtuesi i mjetit vrau veten pas përplasjes mbi turmën.
Nëse ai që ka rëndësi është rezultati, “Amazon” ia ka dalë mbanë. Ai ia ka rrëmbyer “Netflix”-it dhe “HBO”-së të drejtën për ta nxjerrë “Zotin e unazave” nga ekrani i madh, e për ta çuar në televizion, duke e shndërruar kështu trilogjinë kinematografike të J. R. R. Tolkien, në një seri për të cilën janë planifikuar momentalisht 5 sezone.
Shoqëria e miliarderit Richard Branson ka lajmëruar se është kryer pa probleme testi i mjetit të saj hapësinor, “SpaceShip Two”, “VSS Unity”.
Ambasada ruse në Londër ka kërkuar një takim me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, në lidhje me helmimin në Salisbury.
Kërkuesit kanë krijuar një mekanizëm që mund të lexojë mendjen e njeriut, kur ai përdor një zë të brendshëm, e kjo mund të lejojë kontrollimin e aparaturave pa folur fare.
Një për qind e më të pasurve të botës do të kontrollojnë deri në dy të tretat e pasurisë së globit, deri në vitin 2030. Ky është rezultati i një analize shokuese, që ka çuar në një apel të zëshëm për aksion.
Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlera këtë të shtunë, në atë që shënoi edhe nisjen e fazës së fundit të Kategorisë Superiore (java e 28), teksa mposhti 4-0 Lushnjen e vendit të fundit.
Një familje jeton e izoluar në një pyll, duke iu bindur urdhrit të vetëm, të vlefshëm për të gjithë anëtarët e saj: qetësi absolute. Në të kundërt, jeta e secilit anëtar të saj rrezikohet nga qenie të verbra, të çuditshme, që ndjekin tingullin.
Evertoni dhe Liverpool nuk kanë mundur të shkojnë më larg sesa barazimi pa gola në derbin e shumëpritur të qytetit, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit anglez.
Të dielën, Kukësi do të luajë një ndeshje të vështirë në transfertën e Kamzës, ku vendasit janë nën presionin e skuadrave që e ndjekin për “zonën e ftohtë”, si Vllaznia, apo edhe Teuta.
Raikkonen është sërish më i shpejti në Provat e Lira për Çmimin e Madh të Bahreinit. Finlandezi i Ferrarit la pas Verstappen dhe Ricciardo.
Paraditen e së shtunës, besimtarët ortodoksë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Teodorit, ku janë lutur e kanë ndezur qirinj.
Cal Crutchlow ngre alarmin: Në MotoGP ka që përdorin doping! Për këtë arsye, piloti britanik ka kërkuar hapur kryerjen e më shumë testeve antidoping.
Pranvera është stina më e bukur dhe më e përshtatshme për të shijuar natyrën. Janë me fat ato qytete që kanë pranë tyre peizazhin fantastik që ofrojnë luginat e lumenjve.
Festimet për Pashkët Ortodoske kanë shtuar lëvizjet hyrësë dhe dalëse me shtetet fqinjë gjatë 24 orëve të fundit.
Yjet thuhet se dinë diçka mbi shëndetin tuaj, ndaj është e rëndësishme të dini se ç’parashikojnë ato. Çdo shenjë zoodiakale është e lidhur me një pjesë të trupit, kështu që duke ditur se cila pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme, atëherë ndoshta mund t’iu ndihmojmë të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.
Shkova në qytetin turk që qeveria atje e sheh si “djep terrorizmi” dhe një mysliman më vuri tehun e mprehtë në fyt. “Mbështete kokën dhe rri i qetë”, më tha.
Ngjarjet sportive në SHBA janë mjaft zbavitëse dhe për publikun e pranishëm, jo vetëm për lojtarët.
Plot 26 vite pasi u shkatërrua në Luftën e Bosnjes, teleferiku i famshëm i Sarajevës është rikthyer në funksionim.
Manchester City dhe Bayern Munchen luajnë sot për të festuar përpara kohe titullin kampion në kampionatet e tyre respektive.
Japonia ka aktivizuar të shtunën njësinë e saj të parë të Marinës, që pas Luftës së Dytë Botërore, të trajnuar për të zmbrapsur ata që do të tentojnë të pushtojnë ishujt japonezë përgjatë brigjeve të detit të Kinës Lindore, që Tokio druan se janë vulnerabël ndaj sulmeve të Kinës.
Mbrojtësi i ekipit të kategorisë së dytë në Francë, Le Havre, Samba Diop ka ndërruar jetën në moshën 18-vjeçare.
Zinedine Zidane deklaroi para mediave se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “Klasikes” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me protestën e sotme të shoqërisë civile para selisë së kryeministrisë.
Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare doktori dhe profesori i njohur i neurologjisë, Nasi Bozheku. Lajmin për vdekjen e profesorit e njoftuan familjarët që konfirmojnë se një edemë polmonare është bërë shkak.
Vunoi do të shndërrohet në qendrën e kulturës dhe argëtimit këtë fundprill, në edicionin e dytë të “South Outdoor Festival”. Kjo nismë e qeverisë gjermane synon t’i paraprijë sezonit turistik veror.
Interi do të përballet me një finale të fortë sezoni. Sigurimi i Champions League do të jetë deciziv për planet e skuadrës në merkaton e verës.
Elham Elezi, oficer i RENEA-s, humbi jetën në moshën 29-vjeçare në vitin 1998, gjatë një operaconi pengmarrjeje.
Policia e Tiranës ka sekuestruar 70 doza kokaine në zonën e Freskut, duke vënë në pranga dhe poseduesin e tyre.
Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.
Shteti Amerikan i Teksasit po dislokon pjesëtarët e Rojës Kombëtare në kufirin me Meksikën, pas një apeli të presidentit Donald Trump. Një zëdhënës i Rojës Kombëtare tha se një personel prej 25 personash do të dërgohet të patrullojë në zonë brenda 72 orëve në vijim.
Gjithmonë e më shumë rrjetet sociale po kthehen në kanalin kryesor dhe të vetëm që paralajmërojnë protestat qytetare.
Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në oborin e shtëpisë së tij, teksa autori është vënë në pranga menjëherë.
Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë humbur jetën kur një kamion dhe një autobus, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit u përplasën mbrëmjen e të premtes.
Banorët në rrugën e kalasë në Lezhë vijojnë të kenë shqetësimin e rrëshqitjeve. Një muaj më parë, nënkryetari i bashkisë premtoi zgjidhje, por as 24 orë nga ajo deklaratë ai u arrestua për çështjen e bujshme të tjetërsimit të tokave në bregdet. Situata nuk ka ndryshuar dhe banorët apo drejtuesit e mjeteve çdo ditë jetojnë me rrezikun.
Ndërsa vijon takimet organizative për shtrijen protestave kundër taksave të reja, Lulzim Basha priti në zyrën e tij edhe komunitetin e artistëve që kundërshtojnë projektin e teatrit të ri kombëtar.
Në Hipotekën e Durrësit prej vitesh sorollaten banorët, të cilët nuk mund të regjistrojnë pronën e tokës së fituar nga ligji 7501. Gazetarja Vali Qyrfyçi tregon ecejaket e dy banorëve të qytetit bregdetar, të cilët duhet të rifillojnë procedurat sërish nga e para, edhe pse kanë kaluar vite të tëra në dyert e gjykatave.
Ndërsa duhen edhe pak ditë nga zyrtarizimi i divorcit me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, Brad Bitt duket se ka gjetur ngushëllim me profesorëshën Neri Oxman.
Ndërkohë që hungarezët pritet të votojnë këtë të diel, qeveria britanike po i “vardiset” Orbanit për një marrëveshje të mirë tregtare pas Brexit-it.
Ka humbur jetën aksidentalisht teksa tentonte të bëntë dru në mal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes në fshatin Lemnush të Gramshit.
Pas humbjes me Atletico Madrid, te Sportingu i Lisbonës situata ka degjeneruar. Pasi Presidenti i klubit, Bruno de Carvalho i kritikoi lojtarët në Facebook, ata nuk kanë pranuar të stërviten ditën tjetër pa u sqaruar më parë me të.
Janë këpucë të stilit mashkullor, por prej disa sezonesh këpucët me lidhëse, që ndryshe quhen dhe “frenchie”, janë moda e femrës së kësaj pranvere dhe vazhdojnë të propozohen dhe në koleksione të reja në shumë variante.
Policia e Tropojës ka arrestuar një 57-vjeçare të dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, për trafikim të personave.
Golfi njihet si sporti i të pasurve në të gjithë botën, por kohët e fundit ky sport po cilësohet edhe si femrave më seksi në botë.
Pas suksesit të pabesueshëm të PlayStation 2, një kompjuter lojrash që ka regjistruar shitje rekord, Sony vonoi pak për të nxjerrë në treg PlayStation 3.
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin “Shkolla qendër komunitare”, ku kushdo mund të aplikojë për të shfrytëzuar pasdite ambientet sportive.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një takim me strukturat e partisë në Elbasan ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës, ku tha se vetë Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
Provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Argjentinës në MotoGP u mbyllën nën shenjën e Marc Marquez.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar festën e Pashkës duke u lutur për më shumë paqe e dashuri.
Një 36-vjeçar, banues në Baldushk të Tiranës, është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me pistoletë vëllanë e tij 48-vjeçar.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka urdhëruar administratën tatimore të mos gjobisë bizneset e vogla që hyjnë për herë të parë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.
Një model i ri bikinish po “pushton” Instagramin kohët e fundit dhe pritet që të jetë trendi i verës.
Ka mjaftuar një raportim në portalin e komisariatit dixhital që policia e Shkodrës të vihej në lëvizje për të të arrestuar dy të rinj që shpërndanin drogë në një lokal.
Biseda mes Oliver Z, 24 vjeç dhe babait të tij M.Z, 67 vjeç është tensionuar dhe ka degjeneruar në përdorim dhune, ku 67-vjeçari përfundoi me fraktura të rënda në spital.
E ndyrë, e shkretuar, me karrige të thjeshta plastike, divanë të dalë boje dhe korridore plot me kokainë. Po flasim për banesën ku fshihej El Chapo, bosi meksikan i drogës, i cili tashmë po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.
Më 6 prill të dy viteve më parë një aksident ajror i mori jetën dy pilotëve të shpallur “Dëshmor të Atdheut”, kapiteni Florian Delia dhe togeri Donald Hoxha.
Oqeani është një kufi shkencor, teknologjik, ekonomik dhe gjeopolitik. Nga 2015 deri në 2030 ekonomia detare botërore do të rritet nga 1.5 në 3 trilionë dollarë, sipas OECD, falë mundësive në rritje të burimeve të ripërtëritshme në det, bioteknologjisë detare, akuakulturës, naftës thellë në det shtratit detar.
Nis keq fundjava e Bahreinit për kampionin e Botës, Lewis Hamilton.
Kate Hudson bëri të ditur të premten në Instagram se ëshë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me të dashurin Danny Fujikawa, dhe është në pritjen e ëmbël të një vajze.
Ronaldo shpërtheu si futbollist te Barcelona, gjatë sezonit 1996-1997, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje.
Ish presidenti brazilian Lula da Silva mund të arrestoheth pas meshës që do të mbahet këtë mëngjes (me orën shqiptare 14.30) në nder të të shoqes që ndërroi jetë shkurtin e vitit të kaluar dhe që sot do të mbushte 67 vjeçe.
Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë së Tiranës ka ende makina lukzose që rrugët i përdorin si “pistë makinash”.
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin gjatë orëve të mbrëmjes në akset rrugore të Tiranës, ku nga Drageri janë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Temperaturat e prillit parashikohen të jetën mesatarisht 3 gradë Celcius mbi mesataren mujore.
Fundjava do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat lindore.
Facebook ka bërë të ditur se shumë shpejt do të merren masa që parashikojnë verifikime të mëtejshme tëatyre që kanë qëllim të publikojnë postime me natyrë politike në rrjetin social.
Një minoren italian me origjinë algjeriane ishte pas dy çateve të mbyllura në kanale të ndryshme të Telegram, ku shpërndaheshin mesazhe propagande të ISIS të përkthyera në italisht.
Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një autobus ku ndodhej skuadra kanadeze e Hockey për të rinj, u përplasën të premten në mbrëmje.
Mënyra e deportimit të gjashtë shtetasve turq, të cilët nuk kanë shkelur ligjet e vendit, tregon në mënyrë të qartë pozitën e pambrojtur gjeopolitike të Kosovës në mes të Turqisë, në njërën anë, dhe të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në anën tjetër, thotë Edward Joseph, ekspert i çështjeve të Ballkanit në Universitetin Johns Hopkins.
Me Hënën në shenjën tuaj sot nndjeheni e veçantë dhe nuk ke dyshime app pendime mbi zgjedhjet e tya te fundit në fushën e ndjenjave.
Yann Karamoh ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku ka folur për eksperiencën e tij si zikaltër. Sulmuesi anësor ka treguar se nuk është menduar dy herë për t’iu përgjigjur pozitivisht Interit, ndërsa thotë se zikaltrit besojnë shumë te ai.
Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviç, ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, duke theksuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, teksa bëhet gati për të garuar për mandatin e tretë qeverisës, ka përshëndetur linjën euro-skeptike të Polonisë fqinje.
Në konferencën për shtyp në prag të derbit, Pep Guardiola zbuloi se agjenti Mino Raiola i kishte ofruar Cityt blerjen e Pogbasë dhe Mkhitaryanit.
Janë përmbyllur tre Netët e para Live, ku 3 skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre dhe nga 18 konkurrentë janë përzgjedhur 12 gjysmëfinalistët, nga 4 për çdo skuadër.
Nuk janë të paktë ata këngëtarë që rrugën e tyre drejt suksesit e kanë nisur pikërisht nga skena e “The Voice” dhe Ylli Limani është njëri prej tyre.
Ana dhe Denisi i janë bashkuar grupit të 8 gjysmëfinalistëve të përzgjedhur dy javët e kaluara.
Paris Saint Germain do të duhet të presë javën e ardhshme për të festuar titullin kampion në Francë.
Adolfi me performancën e tij në Audicionet e Fshehura, me këngën ‘That’s what I like’ pati shumë sukses. Ai arriti jo vetëm të kthente karriget e trajnerëve por dhe të ishte dëshmitar i një ‘lufte’ të vërtetë për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre. Shumë i emocionuar ai zgjodhi Miriamin.
Policia e Elbasanit ka arrestuar personin që plagosi me thikë 4 persona në qendër të qytetit.
Ana, një nga talentet më të spikatura në këtë edicion të The Voice Kids u bë e dashur për publikun pas performancës së saj në Audicionet e Fshehura ku këndoi ‘Evil Like me’. Një performancë nga më të klikuarat në yotube.
Denisi, një artist i kompletuar, balerin dhe këngëtar erdhi në The Voice Kids enkas nga Italia për të bërë të njohur talentin e tij në vendin e origjinës.
Arseldi, ‘bilbili’ i vogël nga Shkodra u bë pjesë e skuadrës së Miriam Canit pas interpretimit të tij të suksesshëm, në Audicionet e Fshehura të këngës ‘Treasure’.
Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë me dije se për herë të parë, forcat ushtarake të saj kanë ndërhyrë për të penguar fluturimin mbi ishujt grekë të Egjeut të një avioni turk pa pilot, të ashtëquajtur dron spiun.
Stina, flautistja e vogël nga Kosova mahniti publikun dhe trajnerët me performancën e saj në Audicionet e Fshehura. Ajo këndoi ‘Mamma Knows best’ duke bërë kështu të tre trajnerët të kthehen për të. Ajo zgjodhi si trajnere Miriam Canin.
Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga plumbat izraelitë në kufirin me Gazën, një javë pasi 18 palestinezë të tjerë u vranë gjatë protestave të ngjashme.
“Makthi” i moderatorit Ledion Liço, është bërë realitetit para fillimit të spektaklit të kësaj të premte, teksa 4 “çamarrokët” kanë uzurpuar për herë të dytë karriget e trajnerëve të “The Voice Kids”.
Fshati Gjeroven në Bashkinë Berat është mbi 50 vjet i ndarë nga qyteti i Beratit, prej mungesës së një ure. 800 banorët e këtij fshati të vetmen mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjeter të qytetërimit, kanë rimorkiot e traktorëve.
Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në malin e fshatit Luzhë të Tropojës.
Të jesh nga 20 deri në 45 vjeç, të kesh shëndet të mirë, të bësh analiza periodike për të garantuar mungesën e infeksioneve e të tjera si këto, janë mes kushteve të shumta për të qenë një dhurues sperme.
Një person ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar Policisë së Elbasanit.
Kastriot Tusha i ka lënë pas 35 vite karrierë. Në romancë, në kanconetë italiane apo shqiptare, ashtu edhe në këngët popullore, qytetare apo serenatën korçare, zëri i tij i pastër ka lënë gjurmë.
Ish-Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva nuk do t’i dorëzohet Policisë Federale në selinë jugore të këtij institucioni, pavarësisht se kështu urdhëroi një gjykatës.
Vettingu në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor.
Clarence Seedorf nuk është kurrë banal në deklaratat e tij. Trajneri aktual i Deportivo la Coruna është shprehur se Jose Mourinho u bë trajner i madh falë Milanit.
Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dhënë një muaj kohë klubit të Tiranës që të shlyejë të gjitha detyrimet që ka ndaj ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka.
Në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike erdhën prindërit e protestuesve të Kukësit që gjykata vendosi t’i mbante në qeli. Pas takimit Basha rezervoi një mesazh me ta në krah
Ferrari merr komandën në Çmimin e Madh të Bahreinit, duke dominuar tërësisht sesionin e dytë të provave të lira. Raikkonen udhëhoqi sesionin, ndërsa Vettel i mbrojti krahët.