Kujtohet UEFA: Procedim disiplinor për irritimin e Buffon

11/05/2018 17:07

Ka kaluar plot një muaj nga eliminimi i Juves nga Liga e Kampioneve, në ndeshjen çerekfinale ndaj Real Madrid. Ishte pikërisht 11 prill, në ndeshjen e kthimit në Bernabeu, kur Juve përmbysi rezultatin 3-0 të ndeshejs së parë, përpara se Cristiano Ronaldo të shënonte me penallti në minutën e 97.

Një episod ky që hapi shumë polemika dhe ndër të tjera edhe protestat e kapitenit dhe portierit të Juves, Buffon, për të cilin UEFA ka hapur zyrtarisht 2 procedime disiplinore: i pari për kartonin e kuq dhe i dyti për sjellje antisportive.

Në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions, Buffon u largua nga fusha me karton të kuq për protesta në dëm të arbitrit Oliver, pasi ky i fundit akordoi 11-metërsh pas kontaktit që pati Benatia ndaj Vazquez, pak hapa nga vija e portës së Juves. Një zemërim i madh i kapitenit juventin, i shfaqur edhe pas ndeshjes me deklarata të forta kundër arbitrit.

Pasi ka parë me kujdes pamjet filmike dhe depozitimet nga arbitrat dhe vëzhguesit, UEFA ka vendosur të hapë 2 procedime disiplinore, vendimet e të cilit do të bëhen të ditura me 31 maj, kohë në të cilën Buffon edhe mund të ketë deklaruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli.

Top Channel