Dy vite nga grushti i shtetit, Turqia arreston 150 ushtarë të tjerë

11/05/2018 10:43

Thuajse dy vite nga grushti i dështuar i shtetit, vala e arrestimev në radhët e ushtarakëve në Turqi vazhdon.

Policia turke njoftoi se ka arrestuar 150 ushtarë, si të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, që Recep Taip Erdogan e fajëson se qëndron pas organizimit të grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.

Urdhri për ndalimin e ushtarakëve është lëshuarnga Prokuroria e Stambollit.

Ndërkohë, të enjten u arrestuan 80 pjesëtarë të forcave ajrore, po me të njëjtat akuza.

Në total, janë arrestuar, shoqëruar e më pas dënuar mbi 160 mijë persona në total, si pjesëmarrës ose ndihmës në grushtin e shtetit. Përafërsisht po kaq është edhe numri i atyre që janë spastruar nga administrata shtetërore për lidhjet me organizatën FETO të Fetullah Gylen, që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste.

Perëndimi e ka qortuar Ankaranë për arrestimet masive dhe thotë se po shkelen të drejtat e njeriut.

Kritikët brenda dhe jashtë Turqisë, e akuzojnë Erdogan nga ana tjetër se grushtin e shtetit të korrikut të vitit 2016 po e përdor ende si justifikim për të heshtur zërat opozitarë.

Vetë Ankaraja zyrtare kundërpërgjigjet duke thënë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Top Channel