Duken si fusha gjigante me lule, por në fakt nuk janë kështu. Janë varreza gjigante me biçikleta, një nga problemet më serioze të autoriteteve lokale në Kinë, që nuk po dinë si të përballen me “shpërthimin” e mjetit me dy rrota.

Vitet e fundit, në Kinë pati shumë sukses skema e biçikletave me qira për të kufizuar ndotjen nga mjetet motorike.

Mjafton një aplikacion në telefon dhe mund të marrësh një biçikletë për sa kohë të duash, e më pas ta lësh ku të duash.

Pikërisht kjo e fundit shkaktoi edhe problemin më të madh, pasi tashmë në qytetet kineze mund të gjesh biçikleta të hedhura kudo dhe ngado.

Problemi është bërë kaq i theksuar, saqë autoritetet lokale kanë nisur sekuestrimin e biçikletave të lëna vend e pavend, duke formuar varreza kolosale.

Një ide është ndëshkimi i njerëzve që i braktisin biçikletat pa kujdes, por gjurmimi i çdo biçiklete përmes teknologjisë dhe gjetja e fajtorit është një kokëçarje kolosale më vete.

Ndërkohë, asgjë nuk po bëhet dhe malet me biçikleta vazhdojnë të rriten.

Top Channel