E hënë, 09 Prill 2018
02:08
Trump: Edhe Putin përgjegjës për sulmin kimik në Siri

Presidenti Trump fajësoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe Iranin për “sulmin e palogjikshëm kimik” në Siri që la 40 të vrarë, duke u betuar se “do të paguhet çmim” për këtë akt.

00:58
Demi: Moggi, këshilltar. Loja e Dalipit më pëlqen

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi konfirmoi Moggin si këshilltar të tij për ‘Zona Gol’ në Supersport, ndërsa tregoi edhe prapaskenat e emërimit të Dalipit si trajner i parë i skuadrës.

00:36
Tjetër tragjedi në sport: zemra ‘tradhëton’ çiklistin belg

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin dhe kërë herë vjen nga çiklizmi: 23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës.

00:20
Armët bërthamore në “tryezë”, Kim i gatshëm t’i diskutojë

Koreja e Veriut është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara për të hequr dorë nga armët bërthamore. Të paktën kështu është shprehur së fundmi një zyrtar i lartë amerikan.

E diel, 08 Prill 2018
23:49
A është ndarë Fotinia dhe Danjeli? Flet ish-banorja e “Big Brother”…

U njohën brenda shtëpisë së Big Brother, u dashuruan aty, madje si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, edhe u martuan brenda shtëpisë.

23:46
Trashi: Tifozët e Partizanit të lodhur nga pritja, duan trofe

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për ecurinë pozitive të tij në kampionat, por edhe rizgjimin e të kuqve në këtë fazë mjaft deçizive të sezonit.

23:30
Zgjedhjet në Hungari, Orban pret mandatin e radhës

Shumica e qendrave të votimit janë mbyllur në Hungari dhe ka nisur numërimi i votave pas një pjesëmarrje rekord që mund të kërcënojë shumicën parlamentare të kryeministrit Viktor Orban.

23:00
Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër regjimit

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

22:45
Kaliniç i shpëton nderin Milanit

Milan kishte shansin të merrte 3 pikë përballë një rivali të kalueshëm, por barazoi 1-1 ndaj Sasuolos.

22:36
Kur gruaja të rrëshqet nga duart – VIDEO

Në Angli zhvillohen jo pak lojëra ku konkurrohet në çift, e një prej tyre është edhe se kush vrapon më shpejt me gruan në qafë.

22:15
Forcat turke godasin 12 objektiva terroriste në veri të Irakut

Avionët turq shkatërruan 12 objektiva të PKK-së në veri të Irakut. Sulmet ajrore u kryen në rajonet Hakurk, Sinat-Haftanin, Zap dhe Metin, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

21:49
Nicole Scherzinger nxjerr në shitjen vilën në Hawai

Nicole Scherzinger ka vendosur që të heqë dorë nga vila e saj luksoze në Hawai.

21:15
Klement Tinaj, kandidati shqiptar për Guvernator i Kalifornisë

Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat. Ai ka luajtur në disa filma të Hollywood dhe është pronar biznesesh të vogla.

20:56
Sulmi kimik në Siri, Franca thirrje për takim urgjent të KS në OKB

Dhjetëra njerëz raportohet se u vranë me armë kimike në qytetin rebel të Doumas të shtunën, teksa raportohet se janë përdorur armët kimike. Pas reagimeve kundër Presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad, raportohet se Franca ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë në OKB.

20:48
Drejtuesit e Facebook-ut nën presion për transparencë

Mark Zuckerberg ka kërkuar falje për atë që e quan “shkelje besimi” në lidhje me shfrytëzimin e të dhënave të 87 milionë përdoruesve nga kompania Cambridge Analytica. Në Uashington po qarkullojnë pyetje të shumta, ndërsa shefi ekzekutiv i Facebook-ut përgatitet të dëshmojë përpara Kongresit më 11 prill.

20:20
Të miturit, larg burgut. Ndërmjetësim për disa krime

Shumë të mitur shkojnë më thellë në rrugën e krimit, pasi kalojnë një pjese të jetës së tyre në burgje. Për t’i shpëtuar ata, në Kodin penal janë bërë ndryshime. Shumica e fëmijëve që kanë probleme me ligjin janë përsëritës pasi një pjesë të eksperiencës e marrin ne burg, aty ku në fakt duhet të rehabilitohen.

20:14
Lazio fiton dhe “zapton” zonën Champions

Lazio ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe ka parakaluar Interin, duke u bërë pjesë e 4-shes së Championsit në renditjen e Serisë A. Në transfertën e vështirë të Friulit, ndaj Udineses, bardhekaltrit triumfuan 1-2, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pjesën e parë.

19:47
Prodhimet hidhen në kanal, fermerët e Lushnjes: S’ka treg

Jo gjithçka shkon mirë për fermerët e Lushnjes. Me muaj të tërë ata mundohen të kultivojnë produkte të ndryshme me shpresën se do t’i shesin, por tregu iu shkatërron çdo plan per shkak të çmimeve të ulëta. Në lushnjë fermerët tregojnë se prodhimet e tyre po i hedhin sepse tokat ju duhen për mbjelljet e reja. 

19:39
Chelsea ndalet sërish, Arsenali i bën presion

Arsenali ka triumfuar ndaj Southampton në Premier League, në një ndeshje ku u shënuan 5 gola.Dy gola nga Welbeck dhe një nga Aubameyang i dhanë suksesin skuadrës së drejtuar nga francezi Wenger. Ndërkohë për Southampton shënuan Long dhe Austin.

19:32
Veliaj me aktorët e Portokallisë, shërbejnë drekën e Pashkës

Bashkia e Tiranës zgjodhi ta kalojë festën e Pashkës së besimtarëve ortodoksë duke i shërbyer njerëzve në nevojë. Mensat sociale të Bashkisë së Tiranës ofruan një drekë të veçantë për të gjithë të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, duke krijuar edhe për ta një mjedis festiv.

19:20
Raikkonen i thyen këmbën mekanikut në Pit Stop – VIDEO

Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, duke rrezikuar jetën e një prej mekanikëve të “kokëkuqes”.

18:48
Vettel lë pas Mercedes, i pari edhe në Bahrein

Ndalesa e dytë e botërorit të Formula 1 regjistroi suksesin e merituar të Sebastian Vettel që me pikë të plota dhe me një makinë që i përgjigjet si duhet, po kthehet në favorit për titullin kampion. Në garën numër 200 të pilotit gjerman në Formula 1, talenti i skuadrës italiane preu finishin i pari në pistën e Sakhir në Bahrein, duke lënë pas krahëve në shkretëtirë, dyshen e Mercedes, Bottas dhe Hamilton.

18:34
Arbitret më seksi, pavarësisht sportit – FOTO

Prej vitesh arbitrimi në sport, pavarësisht llojit, nuk është më ‘monopol’ i meshkujve, shumë femra kanë pushtuar fushat apo pistat për të vendosur “drejtësinë”.

18:27
Pashkët në Greqi, besimtarët festojnë Ringjalljen e Krishtit

Pas një jave hidhërimi për mundimet e Krishtit dhe kryqëzimin e tij, miliona grekë të krishterë ortodoksë kanë festuar ringjalljen e birit te Perëndisë dhe Pashkën e Shenjte , festën më të rëndësishme fetare të vitit.

18:18
Welbeck dhe Aubameyang shënojnë, Arsenali mposht Southampton

Arsenali ka triumfuar ndaj Southampton në Premier League, në një ndeshje ku u shënuan 5 gola.

18:13
Parandalohet sulmi “vrasës” në maratonën e Berlinit

Policia gjermane ndali një komplot për të sulmuar gjysmë maratonën e kësaj të diele në Berlin. Autoritetet lajmëruan se 6 persona u arrestuan pasi kishin planifikuar të kryen një krim të dhunshëm.

18:04
Derbi i Madridit nuk ka fitues, por Ronaldo nuk mungon

Derbi i Madridit në kampionatin spanjoll të futbollit u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të pandryshuar distancën prej 4 pikësh të Atleticos kundrejt Realit.

17:44
Aksidenti tragjik në Kanada/ “Ky është makthi më i keq i çdo prindi”

Të paktën 15 persona u raportuan të vdekur pas masakrës kur një kamion dhe një autobus, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit të të rinjve, u përplasën mbrëmjen e të premtes në Kanada.

17:19
Kënga e re e Granit Dergutit debuton në vendin e 73-të

Granit Derguti, këngëtari dhe producenti i njohur, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Superman”.

17:18
Lideri antieuropian, Orban drejt fitores në Hungari

Duke trembur hungarezët me apokalipsin që gjoja sjellin emigrantët, siç prindërit trembin fëmijët me gogolin, kryeministri Viktor Orban shkon drejt mandatit të tij të tretë.

17:04
Napoli përmbys Chievon në fund, ruan hapin e Juventusit

Napoli i Sarrit për pak mund të kishte bërë ndalesën e radhës në kampionat, teksa deri në minutën e 89 ishte në disavantazh ndaj Chievos.

16:50
Sulmi kimik në Siri, Trump: Asad është një kafshë, do ta paguajnë shtrenjtë

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër presidentin sirian Bashar al Asad dhe aleatët e tij rusë e iranianë për sulmin e dyshuar me armë kimike, duke thënë se përgjegjësit do të paguajnë një çmim të shtrenjtë.

16:39
Veliaj uron besimtarët ortodoksë dhe ka një premtim…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës. Ai mori pjesë në pritjen e Kishës Ortodokse ku i përcolli urimet Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos, dhe përmes medias gjithë besimtarëve të tjerë që festojnë sot. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se kjo ditë duhet t’u shërbejë çdo kujt për të ringjallur shpresën por edhe për të qenë më pranë të pamundurve.

16:18
Nga trekëndëshi i dashurisë në Dubai…(FOTO)

Amber Turner u përfshi në një trekëndësh dashurie në episodet e fundit të “TOWIE”.

16:09
Të pathënat e taksës që ndau Kombin

Ndue Zefi jeton në fshatin Shtungaj të Mirditës. Shtëpia e tij gjendet vetëm pak metra larg rrugës, e cila po kthehet në një kufi financiar të pakalueshëm.

15:54
Partizani triumfon bindshëm në Laç, Kukësi zhyt Kamzën

Pjesa e dytë ka qenë një makth i vërtetë për Laçin në ndeshjen e kësaj jave kundër Partizanit, ku miqtë shënuan 3 gola në 45 minutat e dyta, duke marrë një fitore të pastër në këtë transfertë të vështirë.

15:31
Shishe me benzinë te shkallët e klinikës, mjeku zbulon arsyen

Një 27-vjeçar nga Gjormi i Vlorës u arrestua si autor i tentativës për të djegur me një shishe me benzinë klinikën e një mjeku gjinekolog.

15:20
Romët, protestë para Kryeministrisë: Gjuha jonë në shkolla

8 prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive të viteve të fundit, përfaqësues të këtij minoriteti dolën mesditën e të dielës përpara kryeministrisë të pakënaqur për ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nga i cili ndihen të pambrojtur.

15:02
Pse u sulmua Ismet Drishti? Pronari i “Zjarr TV”: Autori u identifikua, nuk po kapet

Gazetari Ismet Drishti, u sulmua pak ditë më parë nga 15 persona me kapuça dhe sende të forta pasi doli nga ambientet e “Zjarr TV”, në pronësi të tij. Por megjithëse autori është identifikuar, policia ende nuk e ka kapur.

14:51
Pashkët në familjet me dy fe, festat fetare bëhen të përbashkëta

Besimtarët ortodoksë në Tiranë e kanë nisur të dielën në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

14:36
Turizmi me sytë nga Kina, hiqen vizat për të hyrë në Shqipëri

Përmes një vendimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.

14:33
Sirigu bëhet digë, Torino mposht Interin

Interi nuk ia ka dalë të shfrytëzojë hapin fals të Romës, teksa është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Torino.

14:20
Basha injoron procedimin: Rama-Marku nuk na arrestojnë dot të gjithëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj procedimit për të, por edhe për deputetë të tjerë pas protestave të fundit me bllokimin e 4 akseve kryesore.

14:12
Ndjekje penale për protestat, paditen 34 deputetë dhe 60 protestues

Në kohën kur opozita ka deklaruar vijimin e protestave dhe mos bindjen civile, komisariatet e policisë Lushnje, Vore, Elbasan dhe Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë mbi 60 persona.

14:04
Meta shmang procedimin e protestuesve, bën thirrje për më shumë dashuri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët ortodoksë në ditën e shënuar të pashkëve.

13:54
20 mln paund në sezon, një kontratë e re e pret Guardiolan

Pep Guardiola do të rinovojë kontratën me Manchester City. Ai që flet me siguri për këtë është tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit, trajneri katalanas do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2020 me një pagë prej 20 milionë paund në sezon për t’u bërë trajneri më i paguar në botë.

13:49
Zjarri në kullën “Trump”, viktima mik me artistin e famshëm

Një shit-blerës veprash të artit humbi jetën nga zjarri që përfshiu katin e 50-të të kullës “Trump” në Nju Jork, prej të cilit mbetën të lënduar edhe 4 zjarrfikës.

13:44
Duro: Kampionati me ‘muzikë’ tjetër, presioni mbi ne

Flamurtari do të presë nesër pasdite Skënderbeun, në takimin e dytë brenda pak ditësh, pas atij të Kupës së Shqipërisë në Korçë. Kuqezinjtë e Duros triumfuan në sfidën e parë gjysmëfinale, pro nesër në stadiumin ‘Flamurtari’ luhet një ndeshje kampionati dhe sipas trajnerit të vlonjatëve, ‘muzika’ ndryshon.

13:41
“Do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë në Kosovë”

“Do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë në Kosovë”; mesazhi që Marko Gjuriç dërgoi pas hyrjes në vend për festën e Pashkëve, nuk mund të konsiderohet saktësisht paqësor dhe në frymën e kremtimeve që i solli lejen e qëndrimit në Kosovë.

13:37
Rafinha dhe Cancelo, Ausilio qetëson tifozët e Interit

Joao Cancelo dhe Rafinha janë dy prej futbollistëve më në formë te Interi në javët e fundit, por ajo që i mundon më shumë zikaltrit, është nëse do të arrijë klubi të paguajë kartonin e tyre apo jo.

13:34
“Shpejtësi dhe çmenduri” me “Porsche”, në pranga dy të rinj në Lezhë

Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Lezhë pasi kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht punonjësin e policisë.

13:11
Çdo ditë i njëjti ushqim, edhe Rita me një dietë të tillë!

Mund të duket e pazakonte, por nuk janë të pakte emrat e famshëm që nuk lodhen duke ngrenë çdo ditë të njëjtën ushqim.

12:39
Kur Ibra duket shumë ‘i vogël’ (Foto)

Zlatan Ibrahimoviç duket se po e shijon në maksimum aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u transferua para pak javësh për të vijuar karrierën me Los Angeles Galaxy.

12:36
Fleckenstein: Të hapim negociatat me Shqipërinë

Anëtari i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ka shprehur publikisht opinionin e tij për hapjen në mënyrë të menjëhershme të negociatave me Shqipërinë.

12:24
Tirana histori suksesi, sipas Institutit Amerikan të Arkitekturës

Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe shembull se si një qytet mund të transformohet edhe me pak buxhet.

12:15
Kosovarët drejt bregdetit, fluks në doganën e Morinës

Qytetaret kosovarët i janë drejtuar sërish kufirit shqiptar për të kaluar këtu fundjavën, kjo edhe për shkak të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit.

12:11
Tenton të djegë klinikën private, arrestohet 27-vjeçari

Klinika private e mjekut gjinekolog obstetër, Bejkush Shehu në Vlorë është tentuar të digjet nga një 27-vjeçar nga fshati Gjorm.

12:06
FBI identifikon mumjen 4000-veçare

FBI-ja nuk merret vetëm me rastet e ditës, por zotësinë e saj e tregoi edhe me zgjidhjen e misterit që rrethonte identitetin e një mumjeje 4000-vjeçare.

12:03
Pashkët ortodokse, besimtarët i bashkohen shërbesave fetare

Përgjatë ceremonive tradicionale të mbajtura në katedralen e re në Gjirokastër, qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së Pashkëve që zgjati deri pas mesnate.

11:58
Nga Jeruzalemi në Rusi, kremtohen Pashkët Ortodokse

Me mijëra besimtarë të krishterë u mblodhën në Jeruzalem për ceremoninë e përvitshme të zjarrit të shenjtë, të zhvilluar në vigjiljen e pashkëve ortodokse.

11:47
Sulmi me mikrobus në Munster, nuk ishte terrorist

Tragjedia e Münsterit, ku 3 persona u vranë nga një sulm me mikrobus, në fund rezultoi se nuk ka sfond terrorist, por autori i krimit, sipas gazetës “Süddeutsche Zeitung”, ishte një 48-vjeçar vendas me probleme psikike.

11:08
Parlamentaret në Hungari, nacionalisti Orban drejt mandatit të tretë

Që prej orës 06:00 të ditës së sotme, në Hungari po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbyllen në orën 19:00 dhe 2-3 orë më vonë priten edhe rezultatet e para.

10:46
Protesta pa lejë e opozitës, procedohen disa shtetas në rrethin e Kurbinit

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me bllokimin e aksit Milot-Mamurras, gjatë protestës së opozitës të enjten, e cila u shtyri në disa qytete dhe akse kombëtare rrugore.

10:35
Diletta Leotta prezanton të fejuarin e ri (Foto)

Prezantuesja e njohur sportive në Itali, Diletta Leotta ka dalë edhe publikisht me të fejuarin e saj të ri.

10:11
NBA/ Durant nuk mjafton për Warriors, Houston ul ritmin

Pasi e kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë në Konferencën ne Perëndimit, Houston Rockets dhe Golden State Warriors ulin ritmin në ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA.

10:10
Ekspertja e shëndetit: “Si ta lësh sheqerin për 31 ditë, për detoksikim dhe dobi në peshë e lëkurë”

Nëse keni lexuar modën e fundit të mbajtjes së trupit në formë, ndoshta keni menduar të mbani një dietë detoksikimi.

10:02
Plagosja në Selitë, arrestohet autori tjetër

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Redi Palushi, 22 vjeç, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt.

09:49
Superiore vijon me dy sfida interesante për Europën

Kategoria Superiore do të vijojë sot me dy takime të tjera të javës së 28, teksa sfidat do të jenë shumë të rëndësishme sa i përket luftës për një vend në zonën europiane.

09:04
Modelja britanike ‘provokon’ Icardin (Foto)

Pasioni për Interin i modeles britanike April Summers është tashmë i njohur publikisht dhe në mbarë botën.

08:42
Përfshihet nga flakët kulla Trump në New York (Foto)

Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.

08:23
Tjetër sulm kimik në Siri, DASH: Rusia të mbajë përgjegjësi

Të paktën 70 vetë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutën Lindore, në Siri.

05:21
Ronaldo e bën rrugë: tjetër rroveshatë, si ajo kundër Juves

Kundër Juventusit Ronaldo realizoi një veprim teknik të nivelit të lartë, në golin e dytë. Të njetën gjë e përsëriti edhe në stërvitjen e fundit që Real Madrid zhvilloi përpara takimit me Atletico Madrid.

04:00
Dorëzohet në polici ish-presidenti i Brazilit: Komplot i konservatorëve

I dënuar për korrupsion dhe riciklim parash të pista, lideri i partisë së punëtorëve dhe ish-president i Brazilit, e quan një komplot të konservatorëve dënimin e tij: “Nuk do t’ja mbath, por do të luftoj për të treguar pafajsinë time”, tha ish-presidenti.

03:21
Veseli: Dëshiroj të qëndroj në Serie A

Është futbollist i vetëm kombëtares që ka fituar Kupën e Botës(me të rinjtë e Zvicrës), por edhe një nga ata që ka provuar të luajë në një skuadër Sheikësh(Manchestr City). Frederik Veseli, mbrojtësi i ekipit kombëtar po kalon një periudhë të vështirë dëmtimi, që e mban jashtë prej 4 javësh.

02:10
Ndahet në barazim pa gola derbi Genoa-Samp

Derbi Ligurn është mbyllur pa gola dhe me Genoan e Sampdorian që ndanë nga një pikë, por që u rri ngushtë për objektivat sezonalë.

00:24
Messi nuk përmbahet, i bën 3 edhe Leganes

Barcelonës i ka mjaftuar Messi për të kaluar pengesën Leganes dhe për të afruar gjithnjë edhe më shumë titullin kampion në Spanjë.

00:14
Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Qindra qytetarë në mesnatë ishin në Katedralen Ortodokse ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë. Mesha u kremtua nga Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos.

E shtunë, 07 Prill 2018
23:23
“Mami faleminderit që më riktheve shikimin”, e bija surprizon të ëmën me motrat Libohova

Një histori kurajoje dhe besimi mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Historia e Jorildës na përcolli mesazhin se pavarësisht sfidave apo vështirësive që hasim në jetë asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi.

22:49
Pashkë festive në Korçë, qyteti “mësyhet” nga vizitorët

Në “qytetin e serenatave” mbrëmja e Pashkëve është një festë e vërtetë, e mbushur me aktivitete dhe qyteti që ka jetë me shumë se kurrë.

22:30
“Unë e doja shumë Shkëlqimin, por gjërat u thyen”, biseda telefonike me Ornelën zbardh ngjarjen

Nga biseda telefonike që u zhvillua midis Ornelës dhe Arbana Osmanit në programin “Dua të të bëj të lumtur” u kuptua që Ornela nuk dëshironte të bënte një zgjedhje midis nënës së saj dhe Shkëlqimit. Dëshira e saj ishte që Shkëlqimi dhe zonja Kajsie të përmirësonin marrëdhënien midis tyre.

22:04
I kërkon falje vjehrrës, ajo nuk e pranon si dhëndër

Shkëlqim Duraku ishte personazhi i historisë së dytë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Para dy vitesh ai ishte njohur me Ornelën. Me kalimin e muajve kishin rënë në dashuri dhe ishin lidhur me njëri-tjetrin.

21:47
Pas krimit në Londër, deputeti britanik fajëson: Rusët e shqiptarët

Për herë të parë Londra ka tejkaluar Nju Jorkun sa i takon numrit të vrasjeve dhe për të kuptuar këtë “boom” të krimit një ligjvënës britanik e ka gjetur fajtorin.

21:40
“Bëhu më i fortë dhe mos u dorëzo kurrë”, mesazhi i skuadrës së “Partizanit” për Mirjanin

Të ftuar specialë për Mirjanin, djali i cili nuk mund të luante futboll për shkak të një aksidenti, ishte ekipi i “Partizanit”.

21:31
“Do të qëndroj pranë deri në fund të jetës”, premtimi i një nëne për të birin që u rrit pa baba

Dashuria dhe sakrificat e një nëne ishte tema kryesore e historisë së parë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Një nënë të cilën jeta e kishte detyruar të rriste e vetme djalin e saj, Mirjanin.

21:26
“Autori i sulmit në Gjermani, me probleme mendore”

Mediat gjermane përjashtojnë mundësinë që pas sulmit me furgon mbi një turmë njerëzish në qytetin Mynster qëndrojnë motivet terroriste.

20:57
“Gjurmë Shqiptare”: Masakrat që shtynë pavarësinë

Cili ishte projekti pak i njohur i krerëve shqiptarë në vitin 1828? A ka patur një tentativë për shkëputjen e mëhershme të Shqipërisë? Çfarë shkruante gjyshi i Ismail Qemalit? Si u organizua në Manastir pabesia, ku u masakruan qindra e qindra prijës shqiptarë të kohës?

20:25
“Qesh mirë kush qesh i fundit”, i refuzuari i prish festën Guardiolës

Pep Guardiola hyri në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë i buzëqeshur dhe me qetësinë e avantazhit të dy golave, por doli nga stadiumi më i zymtë se kurrë.

20:06
Eshtrat e të vrarëve në komunizëm; ende 4500 të pagjetur pas tri dekadash demokraci

600 persona u pushkatuan pa gjyqe, gjatë regjimit komunist vetëm në Shkodër. Familjarë të 450 prej tyre sot vizitojnë vendin e dënimit, madje dijnë dhe vendin ku u pushkatuan afërsisht, por nuk dinë se ku janë hedhur eshtrat e tyre.

19:51
Fundjava në parkun e Liqenit, edhe me një grup muzikor

Temperaturat e larta dhe moti me diell kanë nxitur edhe më tepër qytetarët e Tiranës t’u drejtohen kodrave të Liqenit për të kaluar një fundjavë me familjen.

19:44
Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës

Sonte në mesnatë besimtarët ortodoksë do të festojnë ngjalljen e Krishtit. Kësaj feste fetare i është paraprirë me një javë të rëndësishme nga besimtarët.

19:36
Pashkët erdhën, por Tsipras jo! E gjithë paketa e negociatave, në diskutim?

Pashkët ortodokse u pritën të vinin bashkë me Alexis Tsipras në Shqipëri, por kjo nuk ndodhi. Një vizitë e kryeministri grek në Shqipëri u paralajmërua për në muajin prill, që në takimin e janarit në Korçë mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias.

18:54
Balla akuzoi Bashën se nuk paguan ujin, PD: Balla, një lolo që përdoret nga Rama për të shpifur

Taulant Balla ironizoi thirrjet e opozitës për protestë dhe mosbindje civile, duke shënjestruar në reagimin e radhës të tij, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

18:48
Mbretëresha Elisabet pasardhëse e Muhamedit?

43 breza ndajnë një mbretëreshë nga Profeti Muhamed, të paktën sipas një studimi të publikuar në një gazetë marokene.

18:35
Kur të ftuarit i “ikën truri” për prezantuesen!

Ai është shumë i famshëm në Itali. Në fakt, nëse i përmendim emrin real Eugenio Ghiozzi, ndoshta pak vetëve do t’iu shkojë mendja se për cilin bëhet fjalë, por nëse përmendim emrin “skenik” Gene Gnocchi, shumëkush do të kujtohet për ish-futbollistin, komedianin dhe prezantuesin televiziv në vendin fqinj të përtej Adriatikut.

18:15
Ferrari “skuq” Bahreinin, Vettel-Raikkonen nisen nga vija e parë

Do të jetë tërësisht e kuqe vija e parë e nisjes në Çmimin e Madh të Bahreinit, gara e dytë e Botërorit të këtij viti në Formulën 1. Gjermani 4 herë kampion i botës, Sebastian Vettel regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë, 27 sekonda dhe 958 të mijëtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës me kohën 1’ 28’’ dhe 101 të mijëtat.

18:13
Veshgjatët e papunë

Dikur ishte një kafshë fisnike, e respektuar nga njeriu, që e shfrytëzonte atë në transport, bujqësi dhe në shumë aktivitete të tjera të përditshmërisë së vet.

17:55
Tirana me hap Superioreje, bardheblutë mposhtin edhe Bylisin

Tirana i afrohet gjithnjë e më shumë Kategorisë Superiore. Skuadra bardheblu e drejtuar nga Ze Maria mposhti Bylisin në stadiumin Adush Muça, duke marrë suksesin e parë sezonal ndaj kësaj skuadre.

17:29
Bayern Munchen, kampion për herë të 6 radhazi i Bundesligës

Gjiganti bavarez Bayern Munchen është shpallur kampion i Gjermanië për herë të gjashtë rresht, pasi mposhti rivalët e Augsburgut në një “miniderbi” të Mynihut.

17:11
Mogli i rritur nga ujqërit: Njerëzimi më zhgënjeu! Bëra gabim që u riktheva (FOTO)

U braktis në moshën 7-vjeçare, por u birësua nga një kope ujqërish me të cilët jetoi për rreth 12 vite.

17:05
“Trebala”, dy penallti dhe një perlë e Douglas Costas

Juventusi iu deshën dy penallti dhe një supergol i Douglas Costas që të dilte me pikë të plota nga transferta e lehtë në letër e Beneventos.