Kapet ushtria e Kananit/ Shkëmbenin hashashin me heroinë, 38 të arrestuar për 8 ton drogë

12/05/2018 11:56

38 të arrestuar dhe 8 ton drogë e kapur. Ky është bilanci final i operacionit ‘Precizioni’, që çoi në kapjen e pjesës më të madhe të rrjetit të trafikut të drogës, që drejtohej nga Met Kanani. Trafikanti shqiptar është me pashaportë amerikane dhe kundër tij është aktivizuar edhe DEA, si dhe disa agjensi europiane.

“Këta persona vepronin si një grup i strukturuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë e tyre e kreynin në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian”, tha zëdhënësi i Policisë.

Prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj nuk dha shumë detaje nga hetimi.

“Është një hetim i zhvilluar prej disa kohësh, në bashkëpunim mjaft të mirë me organet e Policisë së Shtetit, shërbimet e inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së rezultateve të mira, ashtu siç po i prezantojmë sot këtu. Gjithashtu po hetohen edhe asetet kriminale, që kanë të bëjnë me ligjin Antimafia”, deklaroi prokurorja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Elisabeta Ymeraj.

Met Kanani, emrin e të cilit e përmendi edhe Donald Lu pak ditë më parë, u kap në Turqi me një sasi të madhe hashashi, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij. Një prej tyre, i quajtur Ruvin Spahiu, njihej në Turqi me pseudonimin ‘Ujku i Detit’, për aftësitë e tij si skafist. Ai e transportonte hashashin shqiptar nga Greqia drejt Turqisë.

Droga aty këmbehej me heroinë, e cila sigurohej nga mafia turke dhe që kishte si vend origjine prodhuesit në Afganistan. Më pas ushtria e trafikantëve që drejtohet nga Met Xhevair Kanani, e shpërndante heroinën në vendet e Bashkimit Europian. Një rrjet tjetër i kësaj bande, ishte edhe kokaina nga Amerika Latine drejt vendeve te Europës.

Lista e personave të arrestuar:
1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.-Ermal Berxhi, 32 vjeç

FOTO GALERI
1/2

Top Channel