E hënë, 14 Maj 2018
15:49
Turqi, shqiptari kapet me 10 kg kokainë në aeroport

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia turke pasi është kapur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit me 10 kilogramë kokainë.

15:25
Ushqimet, në tregun e ndotur të Pogradecit

Tregu i Pogradecit ka të paktën 300 tregtarë, mes të cilëve shitës ushqimesh, fruta -perimesh dhe veshjesh, por pavarësisht se për qytetarët është vendi ku mund të blihet më lirë, ai është jashtë çdo lloj standardi.

15:23
“Vrima e së vërtetës”, droga fshihej në murin e vilës

Një vrimë, që më pas mbyllej me një gur, në murin rrethues të vilës, shërbente për të fshehur drogën që shitej.

15:21
Elbasan, banorët duan rrugë, ndërtimi është bllokuar me tender

Kjo është rruga “Caush Asllani” në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Edhe pse një aks i rëndësishëm, i cili i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por lidh edhe shkollën “Naim Frashëri” dhe institucionet e gjykatës dhe prokurorisë, përsëri rruga prej disa vitesh ndodhet në këtë gjendje.

15:15
“Xhafaj”, PD ndryshon strategji: Të tjera fakte nëse nuk ka vendim deri të enjten

Pas publikimit të përgjimit audio të pretenduar nga PD për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, është mbledhur grupi parlamentar demokrat.

15:08
Ibrahim Kodra “udhëton” në Shkup

Ibrahim Kodra “udhëton” ne Shkup. Mbi 70 vepra të rralla, shumica e tyre të paekspozuara më parë, kanë zënë vend që nga e shtuna në ambientet e galerisë Kombëtare” Cifte Hammam” në Maqedoni.

15:08
Konflikti për ilaçet, dështon marshimi i farmacistëve para kryeministrisë

Për dy orë farmacitë me kontrate me Fondin, në të gjithë Shqipërinë kanë mbyllur dyert duke mos i shërbyer pacientëve në shenjë proteste për kontratat që duhej të lidhnin.

15:04
Më shumë vdekje se lindje, bie me shpejtësi numri i popullsisë

Treguesit demografik të Shqipërisë shënuan një rekord negativ historik, teksa për herë të parë numri i vdekjeve ka kaluar atë të lindjeve.

15:01
Atletico i ofron 20 mln euro në sezon, Griezmann me mendjen te Barça

Ndërsa Griezmann është duke bërë prova me fanelen e Barcelonës, Atletico Madrid shpreson ende dhe po luan gurin e fundit që të bindë francezin të qëndrojë.

14:58
Forca e shifrave të kampionëve bardhezinj

‘Forca qëndron te shifrat’; motoja e kampionëve të NBA, të Golden State ka gjetur vend edhe te Juventusi që vendosi një rekord të ri në futbollin italian.

14:57
Në Eurovision ishin 4 shqiptarë!

Eurovisioni i këtij viti, u përfol shumë edhe për faktin se në të, merrnin pjesë për të parën herë, tre shqiptarë.

14:50
Rastësitë e lidhura me Izraelin: Rusia fiton Botërorin

Izraeli ishte ai që triumfoi në Eurovision me këngën ‘Toy’ të interpretuar nga Netta. një triumf ky që ka disa rastësi me evenimente të rëndësishme futbollistike si Liga e Kampioneve dhe Kupa e Botës.

14:48
Banania që hahet me gjithë lëkurë

Procesin Crio e kemi dëgjuar të flitet si testime për njerëzit, por ja që së fundmi në Japoni po testohet dhe tek bananet, fruti tropikal më i konsumuar në botë.

14:41
Mercedes-AMG prezanton GT S Roadster – FOTO

Në gamën e modelit Mercedes-AMG GT është shfaqur edhe versioni i ri GT S Roadster, i cili është vendosur mes modelit GT Roadster dhe GT C.

14:29
Protestë dhe bojkot, farmacistët pjesërisht në grevë

Protesta e farmacistëve në gjithë vendin është shoqëruar me mbylljen e farmacive për disa minuta. Me gjithë shqetësimin e madh, jo të gjithë u bënë pjesë e protestës.

13:54
Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë

Mes pagës strasferike dhe sposorëve gjigandë, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona, kur në mes është dhe fjala ‘burg’. Portugezi, që kohët e fundit ka qrnë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit, ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara.

13:53
“Harbohen” modelet në Kanë! – FOTO

Yjet e “showbiz” janë dyndur në Festivalin e Filmit në Kanë.

13:40
Hysaj te Man. United, Mourinho gati të paguajë klauzolën

Napoli dështoi të fitojë titullin këtë sezon në Itali dhe trajneri Sarri duket se është drejt largimit, por së bashku me të Napolin mund të lërë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

13:30
Protesta kundër ambasadës, snajperët izraelitë vrasin palestinezët – FOTO

Skena dhune, viktima e mbi 500 të plagosur janë shënuar në Rripin e Gazës, teksa mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

13:30
Fenomeni Fiesta vjen me tre versione

Fenomeni Fiesta vazhdon të udhëheqë fatin e Ford në Europë. Prej dekadash tashmë makina e linjës B më e shitur në kontinent arrin të kënaqë shijet e drejtuesve të mjeteve, dhe varianti i fundit e forcon këtë.

13:27
Përgjimi audio i publikuar nga PD, Balla: Prokuroria të hetojë çështjen

Pas denoncimit të fundit dhe publikimit të audiove nga Partia Demokratike, të cilat pretendojnë se bëhet fjalë për një bisedë mes vëllait të ministrit Xhafaj dhe një tjetër personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste, me anë të Taulant Balla.

13:21
Lëkundet Vlora, tërmeti 4 ballë në afërsi të Himarës

Sipas EMSC, Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmologjisë, paraditen e të hënës janë shënuar lëkundje toke me magnitudë 4, në afërsi të Himarës.

13:13
Prokurorët Gina merren të pandehur, Arta Marku i pezullon nga detyra

Çifti i prokurorëve të marrë të pandehur nga prokuroria e Durrësit për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë u pezulluan nga detyra nga eprorja e re Arta Marku, me të cilën ata hynë në luftë menjëherë sapo ajo u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

12:52
Alessandra Balloni në “Qiellin e 7”!

Juve shënoi titullin e 7 radhazi kampion dhe për këtë të gjithë tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë një arsye më shumë për të festuar. Përveçse janë skuadra më e titulluar në Itali, kanë edhe rekordin e titujve rresht të fituar.

12:51
Përplasen avionët, kaos në aeroport…

Dy avionë janë përplasur në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ditën e diel.

12:47
Majko në Itali, mundësia për fluturime direkte Pescara-Tirana

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është takuar me presidentin e rajonit të Abruzzos në Itali dhe kryebashkiakun e Pescara-s.

12:28
Përgjimi i plotë audio i publikuar nga PD, për Agron Xhafaj

“Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Ky është një material audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt”, tha Ervin Salianji.

12:19
Fshati pa rrugë…

Izet Ajdini shkon për t’i bërë shërbime mekanike mjetit të tij që e përdor për transport udhëtarësh të paktën 2 herë në muaj. Ai përshkon përditë aksin Sarandë- Kalasë-Tatzat një prej rrugëve rurale më të rrënuara në të gjithë bashkinë e Delvinës.

12:17
Zbulohet ish-e dashura e Rita Orës, i dedikoi edhe këngë – FOTO

Të premten ajo pranoi publikisht se është biseksuale, e po atë natë lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

12:16
Ngjyrat e verës 2018!

Çdo verë ka trendin e saj por 2018-ta vjen krejt ndryshe, sport dhe relaks e mbi të gjitha e pushtuar nga ngjyrat. Kryesisht femrat, por edhe meshkujt, këtë verë mund të shijojnë ngjyrat e ndezura, lulet, printimet e rikthyera në trend, puplat e lehta apo dantellën e teminat.

12:11
Xhaxho kalon Vettingun, pozitiv vendimi për gjyqtaren e Tiranës

Gjyqtarja e Tiranës Manjola Xhaxho e kaloi testin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot të marrë një vendim pozitiv për gjyqtaren Xhaxho, duke e rikonfirmuar atë në detyre në Gjykatën e Tiranës.

12:11
10 unazat e fejesës më të shtrenjta në botë – Foto

Mendohet se unaza e fejesës që dhurohet nga një bashkëshort ose i fejuar gjatë kërkesës për martesë, reflekton dashurinë e tij ndaj gruas që e pranon atë.

12:06
Protesta e Farmacistëve; Bllokojnë punën, kërkojnë plotësimin e kushteve

Farmacistët pezullojnë sot aktivitetit të tyre në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri më 13:00. Raportohet për farmaci të mbyllura në vijnë nga Fieri, Lushnja, Durrësi, Lezha.

11:58
Në kuzhinën e dasmës mbretërore (FOTO)

Pallati Kensington ka postuar foto brenda kuzhinën ku do të gatuhet dreka e dasmës së princit Harry me Meghan markle në kështjellën Windsor.

11:44
PD publikon përgjime: Agron Xhafaj, bisedoi për blerjen e hashashit

A drejton aktualisht Agron Xhafaj një organizatë kriminale? 24 orë pas kësaj pyetjeje ndaj Ministrit të Brendshëm, Partia Demokratike publikoi një material, i cili ajo tha se është përgjim ambiental, që sipas sipas tyre provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

11:43
Marksi, ku gaboi dhe çfarë parashikoi saktë

Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar shekuj të tërë debatesh të zjarrta.

11:33
Çfarë pret Ballkani Perëndimor nga samiti i Sofjes

Pas samitit të Selanikut në 2003, ai i Sofjes më 17 maj është më i rëndësishmi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

11:27
Sa shumë kritika, 22 gola dhe 11 asist nuk mjaftojnë…

Edhe pse mungon edhe një javë nga mbyllja e këtij sezoni në Ligue 1, është zbuluar formacioni më i mirë, i cili është dominuar nga kampionët e PSG.

11:24
Finalja e Lindjes në NBA; Boston shënon fitoren e parë me Cleveland

Finalja e konferencës së Lindjes në NBA fillon nën shenjën e Bostonit. Skuadra e Celtics fitoi sfidën e parë në serinë e përballjeve me Cleveland 108-83 duke marrë kryesimin 1-0.

11:24
“Tahiri”, Meta: Drejtësia të veprojë e pavarur

Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës. Ky ka qenë komenti i kreut të Shtetit Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për çështjen “Tahiri”.

11:18
Shkon të marrë vajzën në shkollë, policja vret grabitësin – VIDEO

Në Brazil grabitjet me armë në mes të ditës janë kthyer në një problem serioz prej vitesh, e për këtë arsye edhe shumë njerëz civilë lëvizin të armatosur.

11:06
Skema në Bujqësi, Peleshi: 90% e fermerëve aplikues, fitues paraprakë

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka vijuar turin e llogarindhënies me banorët e Dvoranit, në qarkun e Korçës, prej nga bëri të ditur se 90 % e fermerëve aplikues janë fitues paraprake.

10:56
Rita zbulon dashurinë e dytë dhe jep një lajm…

“Kam Lajme”, shkroi Rita Ora në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

10:48
Dobësohuni pa pasur uri

Gjithmonë është besuar që humbja e peshës do të thotë të kesh uri. Por e vërteta është se nëse hani pak ngadalësohet metabolizmi duke favorizuar rënien në peshë.

10:36
Arsyeja qesharake që Messi nuk u grumbullua me Barcelonën

Ishte java e parafundit e La Liga-s dhe Barcelona po shkonte drejt një rekordi, pasi deri mbrëmjen e së dielës nuk kishte pësuar asnjë humbje, por transferua e Levantes rezultoi disfata e parë për skuadrën e Ernesto Valverde.

10:35
Godet me thikë berberin, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes pasi ka goditur me thikë një 37-vjeçar.

10:25
Gjiknuri: Nisin para vjeshtës punimet për Kardhiq-Delvinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë zhvilluar turin e llogaridhënies në Sarandë, Delvinë, Konsipol dhe Finiq.

10:21
A po e shtyn Trumpi kancelaren Merkel në duart e Putinit?

A do të përmirësohen raportet mes Gjermanisë dhe Rusisë, për shkak të politikës së njëanshme të Trumpit? Kontaktet janë shpeshtuar ndërkohë që edhe vendet e tjera po veprojnë.

10:19
“Noto, pedalo, vrapo”, Veliaj fton të rinjtë të sfidojnë veten në 10 qershor

Liqeni i Farkës është tashmë jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por edhe vendi perfekt për gara sportive. Më 10 qershor, do të mirëpresë Triatlon, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

10:17
Tenis, Alexander Zverev triumfon në Madrid

Alexander Zverev është fituesi i turneut Masters të Madridit. Talenti gjerman mposhti në finale një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim në sipërfaqet me dhè, pikërisht Dominic Thiem me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-4

10:16
Vidhnin kabull elektrikë, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar në Lushnje dhe në Fier pasi villnin kabull elektrikë, duke lënë pa energji një serrë dhe një kompani telefonike.

10:11
Dybala dhe Higuain pranë largimit?! Marotta sqaron situatën

Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klube të tjera. E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.

10:10
Sa dini për limonin?

I verdhë si asgjë tjetër, me erë të mirë dhe flasim për limonin që nuk mungon asgjëkundi dhe është një aleat i pazëvendësueshëm i bukurisë sonë.

10:07
Klubi historik i Jeruzalemit ndryshon emrin, nderon Trump

Pasi Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit, Beitar Jerusalem, ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.

09:44
E ardhmja e Donnarummas, Milan: I pashitshëm…, pa ofertën e duhur

Pavarësisht moshës tepër të re, Gianluigi Donnarumma pushtoi shumë shpejt zemrat e tifozëve kuqezinj me performancën e tij në fushë.

09:35
Juve, Allegri: Qëndroj, po s’më larguan

Juventusi nën drejtimin e Massimiliano Allegri tejkaloi vetveten duke ngritur për të 7-tën herë radhazi trofeun e kampionit të Serie A.

09:16
Sherri me armë në bulevard, në kërkim dy autorët

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku në bulevardin “Bajram Curri”, pati të shtëna me armë zjarri.

09:15
Iku vapa e të dielës, pasditja e të hënës me shira

Parashikimi i motit bën të ditur se e hëna do të jetë me kthjellime e vranësira, por do të ketë shira pasdite.

09:15
Ndotet lumi në Lezhë; Pas shiut, Drini rrëmben plehrat e rrethinave

Lumi Drin që përshkon Lezhën është ndotur këtë mëngjes. Në të gjithë gjatësinë e tij janë parë mbetje.

09:11
Indonezi, vijojnë sulmet terroriste

Dy persona në një motoçikletë kanë kryer një sulm vetëvrasës në një stacion policie në Surabaya, një ditë pas një vale vdekjeprurëse shpërthimesh në qytetin indonezian.

09:09
Rama uron mirëmëngjesi me ndërtimin e shkollave të reja

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke prezantuar hartën e financimeve për ndërtimin e shkollave dhe terreneve sportive.

09:05
Demi, shenja e ditës

Hëna dhe Mërkuri në shenjën tuaj të bën të jetosh në harmoni me emocionet dhe mendimet e tua.

09:02
Zgjedhjet në Irak, kryesojnë rivalët e kryeministrit

Presidenti amerikan Donald Trump me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit. Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes presidentit rus Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa me 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin.

08:30
Ndani hallet e sekretet me… qenin

Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por me të mund ndash problemet dhe sekretet. Është besnik, i heshtur, nuk të ndërpret teksa i flet e mbi të gjitha nuk jep këshilla të lodhshme… në fakt nuk jep këshilla fare.

08:20
SHBA hap ambasadën e re në Jerusalem, palestinezët në protesta

Shkaktoi jo pak trazira kur u shpall dhe tani po bëhet realitet. SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jerusalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.

08:13
MI5 vë alarmin: ISIS planifikon sulme në Europë

Shefi i MI5 po paralajmëron se i ashtuquajturi shteti islamik aspiron të kryejë sulme shkatërrimtare dhe më shumë komplekse në evropë, pasi humbi territor në lindjen e mesme.

E diel, 13 Maj 2018
23:58
Bie Barcelona, nuk arrin rekordin e pathyeshmërisë

Me titullin kampion të siguruar 2 javë më parë, ndeshjet e mbetura të sezonit për Barcelonën kanë patur synim për të vendosur rekordin e pathyeshmërisë.

22:52
Pas sherrit “kërcet” pistoleta! Të shtëna në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Bulevardin “Bajram Curri” në orët e mbrëmjes së kësaj të diele.

22:43
Juventusi tejkalon vetveten! Mrekullia e shtatë mbërrin edhe matematikisht

Ajo që pritej që pas hapit fals të Napolit ndaj Torinos, ndodhi. Juventusi u shpall kampion i Serisë A edhe matematikisht.

22:24
SHBA ofron garanci sigurie ndaj Penianit në këmbim të denuklearizimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.

21:59
Aksident i rëndë në Korçë, 4 persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit janë plagosur 4 persona.

21:53
“Arena Kombëtare”, Rama: Hapja e dyerve, mbyll gojët e liga

Kryeministri Edi Rama thotë se është guxuar me projektin për stadiumin e Kombëtares Shqiptare.

21:39
Sherr për pronat, bën për spital të vëllanë dhe nipin; arrestohet

Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

21:20
FestFolk në Elbasan, në garë 380 fëmijë nga i gjithë Qarku

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan ka gjetur një mënyrë origjinale për të ngjizur gjurmët e traditës që në moshë të vogël.

20:49
Video/Qytetari me aftësi të ndryshe kërkon ndihmë, ja çbën efektivi i Policisë Bashkiake

Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë qendrës së kryeqytetit.

20:43
Atalanta-Milan, (thuajse) në Europë! Bergamaskët marrin me forcë një pikë

Atalanta i shkëputi me forcë një pikë Milanit, në një ndeshje të rivalizuar e luftuar deri në minutat e fundit dhe në kufijtë e një ndeshjeje normale.

20:27
Zjarr në rafinerinë që ndot mjedisin

Një zjarr i fuqishëm përfshiu rafinerinë e naftës që ndodhet në fshatin Balldren të Elbasanit.

20:04
Festa e midhjes në Ksamil. Saranda përgatitet për sezonin turistik

Festa e midhjes në Sarandë hyri këtë vit në edicionin e saj të pestë. Si vitin e kaluar, edhe sivjet, festimet janë zhvendosur më pranë liqenit në Ksamil, vendi ku ajo prodhohet.

19:59
Vlora hap sezonin me “Aulona Folk”

Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar edhe aktivitete të shumta, por dhe me një festival ndërkombëtar, Aulona Folk.

19:55
Portretet e veçanta të Thaçit në Galerinë “Kalo”

Portrete njerëzish e në të njëjtën kohë kafshësh. Autoportete të një lloji të veçantë… Figura njerëzore të deformuara, jo për të treguar së jashtmi një njeri dhe defektet e tij, por për të shpërfaqur botën e tij të brendshme.

19:50
Arsimi, buxheti nuk u rrit! Studimi: Në 2017, Qeveria uli investimet

Qeveria ka deklaruar se do ta rrisë buxhetin për arsimin me 5%, por ky mbeti një premtim elektoral, pasi edhe në këtë mandat të dytë të të majtëve, kjo nuk ka ndodhur.

19:42
Sa më pak aksidente, aq më pak paguani për sigurimin

Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit.

19:13
Vllaznia drejt rënies, Ernest Gjoka jep dorëheqjen

Vllaznia duket e dorëzuar tashmë në luftën për mbijetesë, ndonëse matematika e mban ende në lojë, por situata bëhet edhe më dramatike, pasi trajneri Gjoka ka vendosur të ‘braktisë anijen në prag të mbytjes’.

19:06
Partizani “zhyt” Vllazninë! Shkodranëve u duhet mrekullia për mbijetesën

Partizani “zhyti” Vllazninë në zonën e ftohtë dhe mbetet në një vend që e çon në Kupat e Europës, dy javë nga fundi i Kategorisë Superiore.

18:51
Premier League e rekordeve ul siparin!

Chelsea mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, por e ka ende një shpresë të fundit! Manchester City vendosi një rekord 100 pikësh, Liverpuli zuri vendin e katërt e Salah vulosi një rekord dhe Totenhemi siguroi vendin që e çon direkt në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

18:22
Chelsea nuk shkëlqen, Sophie po – FOTO

Chelsea i saj nuk shkëlqeu në këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

18:01
“Luftë nervash” me Brukselin, Erdogan nis vizitën treditore në Londër

Në kohën e marrëdhënieve në nivelin më të ulët historik me Bashkimin Europian, që nga koha kur ka ardhur në pushtet, Recep Taip Erdogan duket se po kërkon aleancë të re në Londër.

17:50
Papa shet “Lambon” në ankand; paratë për bamirësi

Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini e bardhë që i ishte dhuruar Papa Françeskut dhe që vetë ai e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë.

17:42
Jeta luksoze dhe e shfrenuar e Lewis Hamilton (FOTO)

Lewis Hamilton është i ri, beqar, dhe i preferuari i Çmimit të Madh të Spanjës për momentin, kështu që nuk është çudi që ylli i “Formula 1” bën një jetë të shfrenuar e plot luks.

17:39
Drejt riprodhimit të trurit të neandërtalit

Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit.

17:09
Një barazim që rikthen buzëqeshjen e Interit! Champions vendoset në përballjen direkt

Lacio ka bërë pikërisht atë që besonte edhe tifozi më optimisit i Interit. Skuadra e Simone Inzaghit ka lënë për në javë të fundit përcaktimin nëse do të jetë ajo në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, apo zikaltërit.

16:56
Mercedes i rikthehet dominimit, Ferrari telasheve

Ferrari duket se është rikthyer tek telashet dhe Mercedes tek dominimi. “Kokëkuqja” ishte larg nisjes së këtij sezoni të Formula 1 edhe në garën për Çmimin e Madhe të Spanjës.

16:37
“Tahiri”, reagon BE: Mirëpresim hetimet, por kujdes me prezumimin e pafajësisë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, që la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm dhe tashmë ish-deputetin, Saimir Tahiri.

15:12
Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës e kemi “vulosur” vetë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë.

15:05
Vetting edhe psikologëve. Vendimet abuzive, në sitë ata që janë pjesë e Drejtësisë

Reforma në Drejtësi do të prekë edhe psikologët. Me hyrjen në fuqi të Kodit të Procedurës Penale për të mitur, në janar të këtij viti do të rishikohet roli dhe profili i psikologëve që trajtojnë çështjet e drejtësisë, pasi rezulton se vendimet e tyre në gjithë këto vite kanë qenë abuzive.

14:54
Mancini “ndahet” nga Zeniti, e pret Italia

Tashmë është zyrtare, Roberto Mancini, nga dita e hënë nuk do të jetë më trajner i Zenitit të Shën Pjetërburgut.

14:23
Orët e arrestit shtëpiak. Tahiri dhe prokuroria do të apelojnë vendimin e gjykatës

E diela e gjeti ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 6 muaj nga nisja e hetimeve për të, gjyakata vendosi që ai të mos dalë nga banesa.

14:18
Kohë lamtumirash te PSG. Tërhiqet Motta, ikën edhe Emery

Te Paris Saint Germain ka ardhur momenti i lamtumirave. Klubi parizien dhe tifozët e tij përshëndetën për herë të fundit Thiago Mottën, i cili vendosi që të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas 510 ndeshjeve të zhvilluara në karrierë, me 40 gola të shënuara.

14:13
Një fitore në boks, në vendlindjen e tij. Vrenozi mposht rivalin amerikano-latin

Xhulio Vrenozi është fituesi i sfidës së boksit me amerikano-latinin, Luca Capuano, një ndeshje që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Fier, qytetin e tij të lindjes.

14:02
Turi i agrarëve për zgjedhjet. Duka në Lushnjë: Të mbrojmë kauzën e fermerit

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takime me simpatizantët e saj në Lushnjë, në kuadër të turit për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale.