Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Në Brazil grabitjet me armë në mes të ditës janë kthyer në një problem serioz prej vitesh, e për këtë arsye edhe shumë njerëz civilë lëvizin të armatosur.
Kamerat e sigurisë para një shkollë private në San Paulo kanë filmuar momentin që një djali i ri i armatosur me pistoletë e i pamaskuar ka shkuar të grabisë mamatë që ndodheshin aty për të pritur fëmijët e tyre.
Por mes tyre ndodhje edhe një efektive policie, e cila po ashtu si gratë e tjera kishte shkuar për të marrë vajzën e saj.
E teksa autori Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, është përqendrua vetëm tek një grua, efektivja Katia da Silva Sastre, 42 vjeçe, ka nxjerrë armën dhe qëlloi ndaj tij.
Raportohet se 21-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa oficerja e policisë u dekorua si heroinë nga guvernatori i Sao Paolos, Márcio França këtë të diel.
Top Channel