E ardhmja e Donnarummas, Milan: I pashitshëm…, pa ofertën e duhur

14/05/2018 09:44

Pavarësisht moshës tepër të re, Gianluigi Donnarumma pushtoi shumë shpejt zemrat e tifozëve kuqezinj me performancën e tij në fushë.

Por që në sezonin e kaluar, e ardhmja e tij ka qenë në dilemë, nëse duhet të vijojë të qëndrojë tek Milani, që vitet e fundit ka pasur jo pak probleme në arritjet e sukseseve, apo kalimin në një skuadër tjetër të madhe.

E ndërsa vitin e kaluar kuqezinjtë e cilësuan si të pashitëshëm, e bën gjithçka për të bindur për të qëndruar, këtë vit duket se situata ka ndryshuar.

E ndërsa në merkaton e kaluar, tifozët e Milanit brohorisnin emrin e tij në stadium, tensionet mes tyre dhe portierit u vunë re një ditë më parë, në përfundim të ndeshjes kundër Atalantës.

Ashtu si shumë lojtarë të tjerë, gardiani kuqezi nxitoi të shkonte tek tifozët për t’i hedhur bluzën, por ka hasur në një refuzim total të tyre, e pas disa momentesh është detyruar që të rikthehet në dhomat e zhveshjes me bluzën në dorë.

E zërat për këtë ndryshim strategjie vijnë edhe nga drejtuesit e Milanit.

“Ne duhet ta udhëzojmë deri në fund. Por në fund do të vendosim si për gjithë të tjerët. Nëse do të na vijë një ofertë e duhur atëherë do të na duhet të privohemi nga portieri”, ka deklaruar drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli.

Top Channel