Izraeli ishte ai që triumfoi në Eurovision me këngën ‘Toy’ të interpretuar nga Netta. një triumf ky që ka disa rastësi me evenimente të rëndësishme futbollistike si Liga e Kampioneve dhe Kupa e Botës.

Izraeli ka triumfuar në festivalin prestiogjioz të këngës në Evropë në vitet 1978, 1998 dhe 2018. Përsa i përket Ligës së Kampioneve në vitin 1978, fitorja e Izraelit përkoi me suksesin e Liverpulit që në finalen e atij viti mundi skuadrën e Club Brugge me golin e Dalglish.

Ndërsa në 1998, suksesi i këngës izraelite në Eurosong, u shoqërua me atë të Realit të Madridit që në finale mposhti Juventusin 1-0 me golin e Mijatovic. Në 2018 finalja do të jetë pikërisht mes Realit e Liverpoolit e sido që të shkojë, profecia do të përmbushet.

Përsa i përket Kupës së Botës, në 1978 dhe 1998 trofeun më të rëndësishëm e ngritën vendet organizatore; Argjentina e Franca që mundën respektivisht Holandën e Brazilin.

Sipas kësaj teorie këtë vit suksesi i izraelit në Eurovision duhet të shoqërohet me fitoren e Rusisë në Botëror, diçka që duket një mision i pamundur për t’u arritur nga organizatorët e evenimentit.

Top Channel