E martë, 15 Maj 2018
15:18
Inter merr me paramera zero mbrojtësin e Juves

Pas De Vrij dhe Asamoah. Inter vë nën kontratë edhe një tjetër futbollist me parametra zero, kur ende nuk ka përfunduar sezoni 2017-2018.

15:17
E ëma shpëton të miturën, u rrëmbye nga tre të rinj, tentuan përdhunim

Manushaqe Lushka, nëna e 13-vjeçares që tentuan të përdhunonin, kërkon drejtësi për autorët e ngjarjes.

15:05
Talasemikët: Po vuajmë, mungon gjaku

Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.

14:54
Spanja dhe Kosova ulen bashkë në Sofje, vendet e BE bien dakord për deklaratën

Të martën përfaqësuesit e 28 shteteve të BE kanë rënë dakord me tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin e Sofjes të enjten.

14:51
Peruja, në Botëror pa kapitenin e dënuar për kokainë

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero përfundimisht nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë.

14:38
Veliaj: 62 palestra për të rinjtë që duan sportin

Hapja e 62 palestrave të shkollave në Tiranë si hapësira për fëmijët e të rinjtë për tu marrë me sport pasdite, po rezulton e suksesshme.

14:35
Pas stuhisë detare, mbetjet mbulojnë bregdetin e Durrësit

Pas stuhisë detare të natës së kaluar, mbetjet kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Durrësit.

14:34
Erdogan ‘trazon ujërat’ në kombëtaren gjermane

Te përfaqësuesja gjermane e futbollit kanë shpërthyer polemikat, shkak janë bërë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i kanë dhuruar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fanelat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër.

14:31
Detyrim paraqitje dhe për nënkryetarin e bashkisë së Lezhës

Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për vendosjen e masës detyrim paraqitje dhe kthimin në detyrë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i njëtji vendim u dha dhe për nënkryetarin, Enver Hafizi këtë të martë.

14:26
Vullkani në Hauai tani kërcënon edhe rrugët

Llava që rrjedh nga të çarat gjigande në anët e vullkanit në shpërthim Kilauea, në Hauai, po kërcënon tani edhe rrugët.

14:23
Një ditë pas përgjimeve, Balla dhe Braçe në zyrën e Xhafajt

Vetëm një ditë pas publikimit të përgjimeve audio, dhe qëndrimit të socialistëve të shprehur nga Taulant Balla, ky i fundit dhe Erion Braçe kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

14:20
Fondacioni Soros “ul qepenat” në Hungari

Fondacioni i filantropit Xhorxh Soros ka bërë të ditur se po mbyll zyrën e tij në Hungari, duke fajësuar për këtë ambientin gjithnjë e më represiv.

14:20
“Dua të puth vajza, të pi verë dhe… të puth vajza”, Rita kërkon ndjesë

Rita Ora ka kërkuar ndjesë pas kritikave mbi këngën e saj “Girls”, nga disa muzikantë LGBT.

14:17
20 mijë euro për vizë false, shkatërrohet grupi kriminal. Mes të arrestuarve, dy policë

Një grup i strukturuar kriminal me 41 shqiptarë e grekë në pranga është shkatërruar nga policia e Tiranës, në bashkëpunim me agjencitë e huaja dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilët falsifikonin viza.

14:15
Haradinaj: Transformimi i FSK në ushtri nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se transformimi i FSK-së në ushtri është i menduar të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kjo nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it. Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

14:15
Finalja e Perëndimit në NBA, Golden State fiton ndeshjen e parë ndaj Houston (Video)

Golden State fiton aktin e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit me Houston Rockets.

14:05
Itali, prezantohet Mancini. Debutimi më 28 maj, ndaj Arabisë Saudite

Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares italiane.

13:54
Lista paraprake e Gjermanisë: Është Neuer, mungon Mustafi dhe Gotze

Joachim Low ka publikuar listën paraprake të 27 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”.

13:49
Rama në Elysee, Macron vlerëson pozitivisht reformat e Shqipërisë

Presidenti francez Macron prit Kryeministrin Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjate 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.

13:26
Haxhia: Apeli do prishë masën arrest shtëpie për Tahirin

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.

13:24
10 futbollistët brazilianë më të shtrenjtë në histori (Foto)

Brazili historikisht i ka dhuruar futbollit lojtarë jashtëzakonisht të talentuar.

13:07
Konfirmohet miqësorja Shqipëri-Kosovë. FSHF zbulon vendin, datën dhe orën

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zhvillimin e miqësores Shqipëri-Kosovë, ndeshje që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.

12:58
Opozita protestë te Xhafaj, zbardhet takimi me aleatët

Opozita do të nisë sërish protestat. Pas deputetëve të PD dhe LSI në komisonet parlamentare, ku folën sërish për çështjen “Xhafaj”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët.

12:45
U dënua për abuzim me të miturit, britaniku David Brown kërkon lirim të parakohshëm

Britaniku David Brown, i cili u dënua në vitin 2008 me 20 vjet burg nga gjykata e Tiranës për abuzim me të miturit, kërkon lirim të parakohshëm.

12:45
Nis nesër Muaji i Ramazanit, kreu i Myftinisë së Tiranës: Politika të mos turbullojë shenjtërinë

Do të nisë nesër, muaji i Ramazanit, i shumëpritur për të gjithë besimtarët myslimanë.

12:16
Veliaj: Tiranë-Plepa do të rindërtohet

Aksi Tiranë-Plepa do të rindërtohet dhe lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në turin e dëgjesave për bashkëqeverisjen.

12:03
Rruga e aksidenteve në Kukës, s’ka sinjalistikë dhe masa sigurie

Aksi rrugor që lidhin qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.

11:49
Fuqia shkatërruese e Donald Trump

Çfarë mund ta shtyjë presidentin Donald Trump të festojë hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem në 70-vjetorin e përzënies së Palestinezëve nga shteti i ri Izraelit, të vitit 1948? Kompleksi i ri i ambasadës është ndërtuar rrugës për në Jeruzalemin Lindor, një zonë që Palestinezët do ta quanin kryeqytetin e tyre, në rast se krijohej një zgjidhje për lejimin e dy shteteve.

11:44
Itali, Salvini dhe Di Maio kërkojnë më shumë kohë për qeverinë

Lëvizja “Pesë Yjet” në Itali dhe Lega Nord e ekstremit të djathtë, kanë kërkuar më shumë kohë për të krijuar një qeveri, ndërsa po adresojnë dallimet politike mes tyre.

11:38
Basha: Ministri Xhafaj të largohet menjëherë, t’i nënshtrohet ligjit Antimafia

Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, duke thënë se të gjithë shqiptarët presin largimin e ministrit Xhafaj.

11:26
Thyhet xhami i kabinës së avionit… temperatura -40 gradë

Një aksident i pazakontë i ka ndodhur një avioni, i cili ka bërë ulje të detyruar në Kinë.

11:20
Tmerr në Elbasan, 63-vjeçari përdhunon dhe lë shtatzënë adoleshenten

Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

11:07
Gent Sejko në Turqi, merr pjesë në Klubin e Guvernatorëve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit të mbajtur në datat 13, 14 dhe 15 maj.

11:04
“Betejë gjinore” në Romë, Sharapova sfidon Nadalin (Video)

Kur në fushë zbresin kampionë të kalibrit të Rafael Nadal e Maria Sharapova, spektakli është i garantuar.

11:02
Tahiri shkon në Gjykatë, prokurorët paraqesin prova për njohje me Habilajt

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u soll nga policia në gjykatën e Krimeve të Rënda jo si një nga dashamirësit e uniformave blu, por si një person nën arrest shtëpiak.

10:56
Mastersi i Romës, kualifikohen Djokovic e Goffin (Video)

Turneu Masters i Romës nuk shënoi surpriza të mëdha në raundin e parë të tij.

10:51
Pensionet e emigrantëve, Majko: Me çdo shtet po negociohet

“Shqiptarët në Tollo janë aq të integruar, sa nëse një ditë do të vendosnin të mos punonin më, ekonomia do të goditej rëndë”.

10:49
De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar

Roberto Mancini është zgjedhur trajner i kombëtares italiane të futbollit dhe për ish-trajnerin e Shqipërisë është sfumuar mundësia për th ulur në stolin e lakmuar aq shumë prej tij.

10:32
Tropojë, fadromisti godet aksidentalisht punëtorin. Ndërron jetë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar humbi jetën në fshatin Çerem të Tropojës. Sipas njoftimi zyrtar të policisë, Flamur Alla, 45 vjeç nga Elbasani, fadromist i firmës së ndërtimit, ka qenë duke punuar në brendësi të tunelit të Çeremit.

10:17
Përgjimi i Agron Xhafajt në duart e Prokurorisë

Një oficer i policisë gjyqësore ka marrë përgjimin audio të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj në selinë e Partisë Demokratike.

10:12
Hyrja e Sarandës gati për sezonin turistik, Gjiknuri: Përfundon brenda një muaji

Punimet për hyrjen e Sarandës do të përfundojnë brenda një muaji, duke pasur mundësinë që për sezonin turistik qytetar bregdetar të mirëpres turistët.

10:09
Grup kriminal për falsifikimin e vizave, arrestohen dy policët e Tiranës

Dhjetë persona u arrestuan mbrëmjen e të hënës nga policia e Tiranës, mes të cilëve dy janë policë.

10:09
100 mijë persona në shesh, përshëndesin “yjet” e Guardiola-s

Manchester City fitoi titullin në Premier League, duke u bërë ekipi i parë që arrin 100 pikë në histori, ndërsa skuadra e Pep Guardiola ka arritur të thyejë 12 rekorde në rrugën e tyre drejt titullit.

10:06
Tre të rinj rrëmbejnë 13-vjeçaren, tentojnë ta përdhunojnë!

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilat kanë rrëmbyer dhe më pas kanë tentuar të përdhunojnë një të mitur.

10:05
Balla-socialistëve: Miratoni çdo akt në komisione, pavarësisht zhurmës së opozitës

Kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla u ka kërkuar socialistëve të miratojnë çdo akt të parashikuar në mbledhjen e komisioneve, pavarësisht zhurmës së opozitës.

10:05
Aston Martin prezanton versionin e tij më radikal (Foto)

Prej një viti, sigla AMR (Aston Martin Racing) u vihet të gjitha makinave më speciale që prodhon marka britanike.

09:42
Ushqimet që djegin kaloritë në mënyrë natyrale

Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që mund të shkaktojnë efekte sekondare me kalimin e kohës.

09:41
Kërkon të tërhiqet, por trajneri i pashpirt nuk e lejon. Përfundimi? Shumë gjak (Video)

“Nuk vazhdoj dot më. Dua që ta mbyllim këtu”, thonte Raquel Pennington ndërsa po kurohej nga plagët e marra nga ndeshja me Amanda Nunes, në UFC 224.

09:35
Ylli serb i “Instagram”-it me foto të “nxehta”

Stanija Dobrojevic është kthyer në një yll në “Instagram” me fotot e “nxheta” që publikon. Ai është një modele serbo-amerikane.

09:30
Trendi oversize, nga çantat tek kapelet

Java e modës në Australi sjell tendenca të reja, oversize. Modelet në paradën e brendeve Camilla dhe Marc kishin aksesorë të mrekullueshëm me përmasa të mëdha.

09:22
PD në komisione kërkon dorëheqjen e Xhafës, Basha mbledh aleatët

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të medias,ku teksa kreu i grupit Edmond Spaho, nisi të fliste për çështjen “Xhafaj” është penguar nga deputetët socialistë.

09:22
E marta nis me kthjellime, por shirat vijnë pasdite

Sipas Meteoalb, deri në mesditë vijojnë kthjellime të shkurtra dhe shira të dobët por pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke sjellë shira me intensitet mesatar deri të lartë në pjesën më të madhe të vendit.

09:22
Tensionet në Gaza, priten përleshje të reja

Protesta të reja kundër Izraelit priten në territoret palestineze, një ditë pasi trupat izraelite vranë 55 persona në gaza.

09:11
Bricjapi, shenja e ditës

Hëna sot të bën të jetosh një ditë me entuziazëm, eufori dhe pasion. Nëse keni fëmijë, arrin ti bën të ndjehen të dashur dhe të mbrojtur.

08:57
Ai i propozon për martesë, por vëmendjen e fiton djali i saj – VIDEO

Fëmija 3-vjeçar mori vëmendjen në një ditë të rëndësishme për nënën e tij.

08:52
Dhunoi babain, policia vë në pranga 17-vjeçarin

Policia në Berat ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi babain e tij.

08:41
Treni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë, pasagjerët e një autobusi debatuan me fatorinon pasi ata pretendonin se autobusi ishte vonuar 1 orë dhe vendosën të mos e paguajnë biletën.

08:31
19-vjeçarja i bën rezistencë grabitësit, ai e qëllon me thikë në fytyrë

Një adoleshente u gjet e mbuluar nga gjaku, ndërsa kishte edhe një thikë të ngulur në fytyrën e saj.

08:08
Eksploziv në derën e banesës, plagosen bashkëshortët

Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi në derën e banesës së tyre.

07:26
Aksident i rëndë në Fier, një i vdekur, dy të plagosur

Alkooli duket se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë në orët e para të ditës së sotme në Fier, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

05:41
Ditë e përgjakshme në Gaza, OKB dënon ‘masakrën’

Dita e djeshme mund të konsiderohet pa mëdyshje si më vdekjeprurësja e dhunës në Gaza, që nga lufta e vitit 2014. Zyrtarët palestinezë thonë se trupat izraelite kanë vrarë plot 55 vetë dhe plagosur 2.700 të tjerë, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

04:15
Buffon në konferencë shtypi; Do të njoftojë tërheqjen?

Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e ‘Allianz Stadium’.

01:18
Çështja ‘De Vrij, Ausilio i përgjigjet Tares: Ju kemi njoftuar në mars

Drejtori Sportiv i Interit ka replikuar me Igli Taren në lidhje me transferimin e mbrojtësit holandez De Vrij, te skuadra zikaltër.

00:47
E bija martohet me princin, babai refuzon të shkojë në dasmë

Princi Harry dhe Meghan Markle do të ngjiten në altar këtë të shtunë, në atë që cilësohet edhe si dasma e vitit.

00:01
Abazaj tregon përshtypjet e para për Anderlechtin, në ‘Procesi Sportiv’

Kristal Abazaj, një nga futbollistët më të mirë në Kategorinë Superiore ishte i ftuar mbrëmjen e të hënës në emisionin ‘Procesi Sportiv’, në Top Channel.

E hënë, 14 Maj 2018
23:28
Alessandra feston titullin e Juves me foto ‘të nxehta’

Modelja e njohur italiane, Alessandra Balloni është mjaft e njohur si tifoze e zjarrtë e Juventusit në Serinë A.

22:48
Përgjimi, Agron Xhafaj kallëzon penalisht tre zyrtarët e PD-së

Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

22:47
Melania Trump operohet për një problem në veshka

Melania Trump i është nënshtruar një procedure të specializuar shëndetësore mëngjesin e së martës, për të trajtuar atë që raportohet si një tumor beninj në veshka, e me shumë gjasë do të qëndrojë e shtruar në spital për pjesën e mbetur të javës, njofton Shtëpia e Bardhë.

22:38
Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i mungojnë aktorët

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vazhduar edhe këtë të hënë takimin e përjavshëm.

22:34
Emily Ratajkowski e ekzagjeron me videoklipin sensual

Një video në rrjetin social “Instagram” mjafton për të ndezur së tepërmi atmosferën.

22:22
Ndarja e vazove, Champions i edicionit 2018-19 nis të marrë formë

“Mbretëresha” e Europës për sezonin 2017-2018 nuk është përcaktuar ende, e do të dalë pikërisht nga supersfida e 26 majit në Kiev, aty ku Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përplasin “brirët” për trofeun “me veshë të mëdhenj”.

21:58
Botërori/ Brazili publikon listën e 23 lojtarëve të grumbulluar

Trajneri i Brazilit ka publikuar listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”, ku mungesa e vetme e madhe për Titen është mbrojtësi Dani Alves, pas një dëmtimi të rëndë.

21:57
Zyrtare, Mancini firmos për dy vite me Italinë

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë. Pas zgjidhjes konsensuale të kontratës me Zenitin e Shën Pjetërburgut, pas ndeshjes së fundit të kampionatit rus, trajneri nga Jesi ka zbarkuar në Romë mëngjesin e kësaj të hëne dhe në mbrëmje ka firmosur kontratën e re që e lidh me “axurrët” deri në vitin 2020.

21:56
Maskat i hyjnë në shtëpi, largohen me 20 milionë lekë

Disa persona, që dyshohet si të maskuar, kanë hyrë në banesën e një 53-vjeçari dhe janë larguar andej me një sasi të konsiderueshme parashë e sendesh të tjera me vlerë.

21:49
Erdogan: Izraeli shtet terrorist! Kjo nuk do të jetë dita kur humbëm Jeruzalemin

Ngjarjet e fundit në Rripin e Gazas, ku mbi 50 palestinezë raportohen të vdekur nga përleshjet me ushtrinë izraelite e gjetën Presidentin turk, Recep Taip Erdogan në Londër, ku ndodhet për një vizitë zyrtare treditore.

21:16
Vllaznia gjen pasuesin e Gjokës; mision “mrekullia”

E njoftoi pas humbjes me Partizanin dhe e kreu 24 orë më vonë. Ernest Gjoka ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen dhe nuk është më trajner i shkodranëve.

21:07
Autogol i pashpjegueshëm në Suedi (Video)

Një autogol i çuditshëm është parë në kampionatin suedez të futbollit.

20:59
Shqiptarja monstër! Arrestohet 19-vjeçarja që mbyti foshnjen e saj

Organet greke të rendit kanë zbardhur vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Ato kanë arrestuar një 19-vjeçare dhe nënën e saj 54-vjeçare, të dyja me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

20:47
Gjermani, kapet një ton kokainë në banane. Shumica e 12 të arrestuarve, shqiptarë

Policia gjermane në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke sekuestruar afro një ton kokainë.

20:21
HEC-et rrezikojnë Kanionet e Setës

Pas kalvarit të gjatë të ndërtimeve në Valbonë, një tjetër zonë në vend është e rrezikuar nga ndërtimi i HEC-eve. Kësaj radhe shqetësimi prek zonën e Dibrës, ku mbi lumin Seta do të ndërtohet një tjetër HEC.

20:13
Njeriu i maskave të Kubrik vjen në Tiranë

Guerrino Lovato ka prodhuar për vite me radhë maskat e famshme veneciane, mes tyre edhe ato që u përdorën në filmin “Eyes Wide Shut”.

20:04
Debat politik për teatrin. Aktorët përplasen në Kuvend me deputetët

Është shoqëruar me debate të ashpra Komisioni i Medias këtë të hënë. Të ftuar për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, artistët u përballën me akuzat e deputetit socialist, Fidel Ylli.

20:00
Disa janë fotozhenikë në çdo lloj rrethane (FOTO)

Dihet që disa njerëz janë më fotozhenikë se të tjerët, dhe dalin bukur sa herë shkrepet ndonjë foto.

19:57
Shkodra, “në zi” për Vllazninë. Kuqeblutë mund ta festojnë 100-vjetorin në Kategorinë e Parë

Në përvjetorin e 100-të të një prej skuadrave më të vjetra të historisë së futbollit shqiptar, Vllaznisë, shkodranët e përjetojnë si dramën më të madhe të qytetit të tyre mundësinë e rënies së kësaj skuadre nga Kategoria Superiore.

19:45
Precedenti “Tahiri”, grupi i Met Kananit kërkon “arrest shtëpie”

13 prej të dyshuarve si grupi i trafikantit Met Kanani dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

19:45
Të humbësh familjen në baste! Rriten divorcet në Kukës

Numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Një pjesë e madhe e tyre, sipas avokates, Aurora Guska kanë si shkak kryesor humbjen e parave në lojërat e fatit, përdorimin e alkoolit e dhunën në familje.

19:41
Plehrat jashtë kontrollit! Në Manzë hidhen edhe ato spitalore

Jo vetëm landfilli i qytetit të Durrësit, por dhe ai i Manzës, pjesë e së njëjtës bashki, është jashtë çdo kontrolli. Mbetjet urbane hidhen nga makinat e grumbullimit rrëzë shpatit të kodrinës dhe buzë rrugës që të çon në ish-minierën e Manzës.

19:35
11-metërshi “fantazmë” që ende nuk dihet pse u akordua (Video)

Nejsmesniji siguroi vendin e tretë në kampionatin serb të futbollit dhe klasifikimin për në Europa League me një fitore me polemika.

19:31
Betohet udhëheqësi i ri katalanas: Vazhdoj betejën për pavarësi!

Parlamenti katalanas ka zgjedhur udhëheqësin e ri separatist, i cili është betuar nën zotimin se do të vazhdojë betejën e rajonit të pasur verilindor për pavarësi nga Spanja.

19:18
Neni i ekstradimeve, PS ua faturon ekspertëve: E vendosën ata!

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, për të cilat demokratët akuzojnë Fatmir Xhafën se ka falsifikuar dokumentet shtetërore për të shmangur ekstradimin e të vëllait në Itali, socialistët ia faturuan ekspertëve të nivelit të lartë që asistonin Komisionin e Ligjeve për Reformën në Drejtësi.

19:13
Çudia koreane! Jong-un, Jong-il dhe Il-sung janë “ringjallur” në Korenë e Jugut

Për shumicën e njerëzve anembanë botës, nëse përmend emrat Kim Jong-un, Kim Jong-il dhe Kim Il-sung, mendja e tyre do të shkonte menjëherë vetëm te 3 persona!

18:43
Argjentina zgjedh listën paraprake, janë edhe Icardi e Dybala

Botërori i futbollit po afron dhe për një pjesë e trajnerëve kanë filluar dhimbjet e kokës, për futbollistët që duhet të përzgjedhin. Në fak janë vetëm 23 emra dhe shumë prej futbollistëve mund të mbeten në shtëpi.

18:42
E mbuluar, por “shpërthyese” (FOTO)

Ajo është tepër e sigurt se format e saj mahnitëse rivalizojnë Kardashianet.

18:32
Superjahti me kazino, pistë kërcimi dhe vend për helikopter (Foto)

Studio rumune e dizajnimit Expleo Design ka prezantuar jahtin luksoz Elyon, që është për të gjithë ata që i duan shumë festat e çmendura.

18:32
Mbërrin Tuchel, PSG nisë të flasë gjermanisht

PSG nga sot ka nisur një erë të re nën drejtimin e trajnerit gjermn Thomas Tuchel, i cili është prezantuar zyrtarisht nga klubi parizien, me një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

18:30
Misteri më i madh i kohëve moderne në aviacion, ndoshta “vrasje masive”

Një hetim i kryer nga një program televiziv i “Australian TV” sugjeron se piloti i fluturimit “370” të “Malaysia Airlines”, avion me 239 persona në bord që u zhduk mbi 4 vite më parë, mund të jetë rrëzuar qëllimisht në oqeanin Indian.

18:28
Atentat ndaj pronarëve të pikës së bastit, prokuroria: 24 vite burg 32-vjeçarit

Prokuroria kërkon 24 vite burg për Blendo Alikaj, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

18:18
Tabaku: Qeveria si kartel droge! Po na shkatërron ëndrrën europiane

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se audio-regjistrimi i publikuar nga opozita këtë të hënë është simboli që tregon se qeveria “Rama” nuk përfaqëson shqiptarët, por krimin.

18:12
Apple vs Samsung, beteja pambarim…

Betejat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit mes Apple dhe Samsung nuk kanë fund. Dy kompanitë më të mëdha në fushën e telefonave inteligjentë, përballen në serinë e tretë për një set prej pesë patentash.

18:02
Afron finalja e Europa League, Marsejë-Atletico në Lion

Për kupën më të vogël të futbollit kontinental, që do të dorëzohet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin e Lionit, ka nisur numërimi mbrapsht.